Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1KINGS 3

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    3:1 Pastaj Salomoni bėri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me tė bijėn e Faraonit dhe e ēoi nė qytetin e Davidit, deri sa tė mbaronte sė ndėrtuari shtėpinė e tij, shtėpinė e Zotit dhe muret rrethuese tė Jeruzalemit.

    3:2 Populli ofronte flijime nė vendet e larta, sepse deri nė atė ditė nuk ishte ndėrtuar akoma njė tempull nė emėr tė Zotit.

    3:3 Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit tė tij; megjithatė ofronte flijime dhe digjte temjan nė vendet e larta.

    3:4 Mbreti shkoi nė Gabaon pėr tė ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartė mė i rėndėsishėm; dhe mbi kėtė altar Salomoni ofroi njė mijė olokauste.

    3:5 Nė Gabaon, Zoti i doli nė ėndėrr natėn Salamonit. Perėndia i tha: "Kėrko ē`tė duash dhe unė do ta jap".

    3:6 Salamoni u pėrgjigj: "Ti ke treguar njė dashamirėsi tė madhe ndaj shėrbėtorit tėnd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikėri, me drejtėsi dhe me zemėr tė pastėr ndaj teje; ti ke vazhduar tė shfaqėsh ndaj tij kėtė dashamirėsi tė madhe dhe i ke dhėnė njė bir qė tė ulet mbi fronin e tij, siē po ndodh sot.

    3:7 Tani, o Zot, Perėndia im, ti ke bėrė tė mbretėrojė shėrbėtori yt nė vend tė Davidit, atit tim, por unė jam veēse njė fėmijė dhe nuk di si tė sillem.

    3:8 Pėrveē kėsaj shėrbėtori yt ėshtė nė mes tė popullit qė ti ke zgjedhur, njė popull i madh, tepėr i shumtė pėr t`u numėruar dhe llogaritur.

    3:9 Jepi, pra, shėrbėtorit tėnd njė zemėr tė zgjuar, nė mėnyrė qė tė administrojė drejtėsinė pėr popullin tėnd dhe tė dallojė tė mirėn nga e keqja. Kush nė fakt mund tė administrojė drejtėsinė pėr popullin tėnd kaq tė madh?".

    3:10 I pėlqeu Perėndisė qė Salomoni bėri kėtė kėrkesė.

    3:11 Atėherė Perėndia i tha: "Me qenė se kėrkove kėtė dhe nuk kėrkove pėr vete as jetė tė gjatė, as pasuri, as vdekjen e armiqve tė tu, por ke kėrkuar zgjuarsi pėr tė kuptuar atė qė ėshtė e drejtė,

    3:12 ja, unė po bėj atė qė ti ke kėrkuar: po tė jap njė zemėr tė urtė dhe tė zgjuar, sa nuk ka pasur asnjėri para teje dhe nuk ka pėr tė dalė askush si ti mbas teje.

    3:13 Po tė jap edhe atė qė nuk ke kėrkuar: pasuri dhe lavdi, kėshtu qė midis mbretėrve nuk do tė ketė asnjė si ti, pėr tė gjitha ditėt e jetės sate.

    3:14 Nė rast se ti ecėn nė rrugėt e mia duke iu bindur statutet dhe urdhėrimet e mia, ashtu si bėri Davidi, ati yt, unė kam pėr t`i zgjatur ditėt e tua".

    3:15 Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte nė ėndėrr. Atėherė ai u kthye nė Jeruzalem, u paraqit para arkės sė besėlidhjes tė Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falėnderimi, dhe shtroi njė banket pėr tė tėrė shėrbėtorėt e tij.

    3:16 Pastaj erdhėn te mbreti dy prostituta dhe u paraqitėn para tij.

    3:17 Njė nga tė dy gratė tha: "O imzot, kjo grua dhe unė banojmė nė tė njėjtėn shtėpi; unė linda kur ajo ishte akoma nė shtėpi.

    3:18 Tri ditė pasi linda unė, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetėr nė shtėpi pėrveē ne tė dyjave.

    3:19 Djali i kėsaj gruaje vdiq natėn, sepse ajo kishte rėnė nė shtrat sipėr tij.

    3:20 Atėherė ajo u ngrit nė mes tė natės, mori djalin tim nga krahu im, ndėrsa shėrbėtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj tė vdekur.

    3:21 Kur nė mėngjes u ngrita pėr t`i dhėnė gji djalit tim, pashė qė kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes nė mėngjes, pashė qė nuk ishte djali qė kisha lindur".

    3:22 Atėherė gruaja tjetėr tha: "Nuk ėshtė e vėrtetė; djali im ėshtė ai qė jeton, dhe yti ėshtė ai i vdekur". Por e para nguli kėmbė: "Nuk ėshtė e vėrtetė; yt bir ėshtė ai vdekur dhe imi ėshtė ai i gjallė". Kėshtu grindeshin pėrpara mbretit.

    3:23 Atėherė mbreti tha: "Njėra thotė: "Ai i gjallė ėshtė djali im dhe ai i vdekur ėshtė yti". Dhe tjetra thotė: "Nuk ėshtė e vėrtetė; ai i vdekur ėshtė djali yt dhe ai i gjallė ėshtė imi"".

    3:24 Atėherė mbreti urdhėroi: "Mė sillni njė shpatė!". Kėshtu sollėn njė shpatė para mbretit.

    3:25 Pastaj mbreti urdhėroi: "Ndajeni fėmijėn e gjallė nė dy pjesė dhe jepini gjysmėn njėrės dhe gjysmėn tjetrės".

    3:26 Atėherė gruaja e fėmijės sė gjallė, qė e donte shumė fėmijėn e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fėmijėn e gjallė, por mos e vrisni". Tjetra pėrkundrazi thoshte: "Tė mos jetė as imi, as yti; por ndaheni!".

    3:27 Atėherė mbreti u pėrgjigj duke thėnė: "Jepini sė parės fėmijėn e gjallė dhe mos e vrisni, sepse ajo ėshtė nėna e fėmijės".

    3:28 Tėrė Izraeli e mėsoi vendimin qė u dha nga mbreti dhe patėn frikė nga mbreti sepse shihnin qė dituria e Perėndisė ishte tek ai pėr tė ushtruar drejtėsinė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine