Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 23

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    23:1 Vitin e shtatė Jehojada mori kurajo, mori komandantėt e qindėshėve, domethėnė Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohanamit, Azariahun, birin e Obedit, Maasejahun, birin e Adajahut dhe

    23:2 Pastaj ata pėrshkuan Judėn, mblodhėn Levitėt nga tė gjitha qytetet e Judės dhe tė parėt e shtėpive atėrore tė Izraelit dhe erdhėn nė Jeruzalem.

    23:3 Kėshtu tėrė asambleja lidhi njė aleancė me mbretin nė shtėpinė e Perėndisė. Pastaj Jehojada u tha atyre: "Ja, biri i mbretit do tė mbretėrojė, si ka thėnė Zoti pėr bijtė e Davidit.

    23:4 Ja ēfarė do tė bėni ju: njė e treta nga ju, priftėrinj dhe Levitė, qė marrin shėrbimin ditėn e shtunė, do tė caktohen nė portat e tempullit;

    23:5 njė e treta tjetėr do tė rrijė nė pallatin e mbretit, dhe e treta tjetėr nė portėn e themelimit, ndėrsa tėrė populli do tė rrijė nė oborrin e shtėpisė tė Zotit.

    23:6 Por askush nuk do tė hyjė nė shtėpinė e Zotit, pėrveē priftėrinjve dhe Levitėve tė shėrbimit; kėta mund tė hyjnė sepse janė tė shenjtėruar; por tėrė populli do t`i pėrmbahet urdhrit tė Zotit.

    23:7 Levitėt do ta rrethojnė mbretin nga ēdo anė, secili me armėn e tij nė dorė; kushdo qė hyn nė tempull do tė vritet; ju pėrkundrazi do tė qėndroni me mbretin, kur tė hyjė dhe tė dalė".

    23:8 Levitėt dhe tėrė Juda bėnė pikėrisht ashtu si kishte urdhėruar prifti Jehojada; secili mori njerėzit e tij, ata e merrnin shėrbimin tė shtunėn dhe ata qė e linin shėrbimin tė shtunėn, sepse prifti Jehojada nuk kishte liruar nga puna klasat qė dilnin.

    23:9 Prifti Jehojada u dha komandantėve tė qindėshėve ushtat dhe mburojat e vogla e tė mėdha qė qenė tė mbretit David dhe qė ndodheshin nė shtėpinė e Perėndisė.

    23:10 Pastaj vendosi tėrė popullin, secili me armėn e tij nė dorė, nga krahu i djathtė deri nė krahun e majtė tė tempullit; gjatė altarit dhe pranė tempullit, rrotull mbretit.

    23:11 Atėherė nxorėn birin e mbretit, i vunė mbi kokė kurorėn, i dorėzuan ligjin dhe e shpallėn mbret; pastaj Jehojada dhe bijtė e tij e vajosėn dhe thirrėn: "Rroftė mbreti!".

    23:12 Kur Athaliah dėgjoi zhurmėn e popullit qė vinte duke brohoritur pėr mbretin, ajo shkoi drejt popullit, nė drejtim tė shtėpisė tė Zotit.

    23:13 Shikoi, dhe ja, mbreti qėndronte mė kėmbė nė podiumin e tij nė hyrje, kapitenėt dhe borizanėt ishin pranė mbretit, tėrė populli i vendit ishte i gėzuar dhe u binte borive dhe kėngėtarėt me veglat e tyre musikore udhėhiqnin lavdėrimin. Atėherė Athaliah grisi rrobat e saj dhe bėrtiti: "Tradhėti, tradhėti!".

    23:14 Por prifti Jehojada nxori komandantėt e qindėshėve qė komandonin ushtrinė dhe u tha: "Nxirreni nga rreshtat dhe kushdo qė i shkon pas tė vritet me shpatė!". Prifti nė tė vėrtetė kishte thėnė: "Mos lejoni qė tė vritet nė shtėpinė e Zotit".

    23:15 Kėshtu e mbėrthyen dhe, sa arriti nė shtėpinė e mbretit nėpėr rrugėn e portės sė kuajve, aty e vranė.

    23:16 Pastaj Jehojada bėri njė besėlidhje ndėrmjet vetes, tėrė popullit dhe mbretit, me qėllim qė Izraeli tė ishte populli i Zotit.

    23:17 Atėherė tėrė populli shkoi nė tempullin e Baalit dhe e shkatėrroi: copėtoi plotėsisht altarėt e tij dhe shėmbėlltyrat dhe vrau pėrpara altarėve Matanin, priftin e Baalit.

    23:18 Pastaj Jehojada ua besoi mbikqyrjen e shtėpisė tė Zotit priftėrinjve levitė, qė Davidi kishte vendosur nė shtėpinė e Zotit pėr t`i ofruar olokauste Zotit siē ėshtė shkruar nė ligjin e Moisiut, me gėzim dhe kėngė, ashtu si kishte urdhėruar Davidi.

    23:19 Vendosi gjithashtu derėtarė nė portat e shtėpisė tė Zotit, me qėllim qė tė mos hynte askush qė tė ishte nė njė farė mėnyre i papastėr.

    23:20 Mori pastaj komandantėt e qindėsheve, parinė, ata qė kishin autoritet mbi popullin dhe tėrė popullin e vendit dhe bėri qė mbreti tė zbresė nga shtėpia e Zotit; duke kaluar pastaj nga porta e sipėrme, arritėn nė pallatin mbretėror dhe e ulėn mbretin mbi fronin mbretėror.

    23:21 Kėshtu tėrė populli i vendit ishte nė festė dhe qyteti mbeti i qetė, kur Athaliah u vra me shpatė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine