Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Pastaj bėri njė altar prej bronzi tė gjatė njėzet kubitė, tė gjerė njėzet kubitė dhe tė lartė dhjetė kubitė.

    4:2 Bėri gjithashtu njė det prej metali tė shkrirė, nė formė rrethi, qė nga njė cep nė cepin tjetėr ishte dhjetė kubitė; lartėsia e tij ishte pesė kubitė dhe rrethi i tij tridhjetė kubitė.

    4:3 Poshtė buzės kishte figura tė ngjashme me qetė, dhjetė pėr ēdo kubit, qė rrethonin detin nga ēdo anė. Qetė, tė vendosur nė dy radhė, ishin derdhur bashkė me detin.

    4:4 Ky mbėshtetej mbi dymbėdhjetė qe, nga tė cilėt tre shikonin nga veriu, tre nga perėndimi, tre nga jugu dhe tre nga lindja. Deti ishte vendosur mbi ta dhe pjesėt e tyre tė pasme ishin kthyer nga ana e brendshme.

    4:5 Ai kishte trashėsinė e njė pėllėmbe; buza e tij ishte bėrė si buza e njė kupe, si lulja e njė zambaku; deti mund tė pėrmbante deri tre mijė bate.

    4:6 Bėri edhe dhjetė enė pėr pastrim dhe i vendosi pesė nė tė djathtė dhe pesė nė tė majtė; nė to laheshin gjėrat qė i pėrkisnin olokaustit; nė det laheshin pėrkundrazi priftėrinjtė.

    4:7 Bėri dhjetė shandane prej ari, sipas normave tė caktuara, dhe i vendosi nė tempull, pesė nė tė djathtė dhe pesė nė tė majtė.

    4:8 Bėri dhjetė tryeza dhe i vendosi nė tempull pesė nė tė djathtė dhe pesė nė tė majtė. Bėri gjithashtu njėqind kupa prej ari.

    4:9 Pastaj bėri oborrin e priftėrinjve dhe oborrin e madh me portat e tij tė veshura me bronz.

    4:10 Pas kėsaj e vendosi detin nga krahu i djathtė, nė drejtim tė juglindjes.

    4:11 Hirami bėri gjithashtu enėt, lopatėzat dhe legenėt e vegjėl. Kėshtu Hirami pėrfundoi punėn qė duhet tė bėnte pėr mbretin Salomon nė shtėpinė e Perėndisė;

    4:12 dy shtyllat, dy kapitelet me vazo nė majė tė shtyllave, dy rrjetėzat pėr tė mbuluar dy kapitelet me vazo nė majė tė shtyllave,

    4:13 katėrqind shegė pėr dy rrjetėzat (dy radhė shegėsh pėr ēdo rrjetėz me qėllim qė tė mbulohen dy kapitelet me vazo nė majė tė shtyllave).

    4:14 Bėri edhe qerrėzat dhe enėt e mėdha mbi qerrėzat,

    4:15 detin, njė tė vetėm, dhe dymbėdhjetė qetė nėn detin,

    4:16 si edhe enėt, lopatėzat, pirunėt dhe tė gjitha sendet e tyre, qė mjeshtri Hiram i bėri prej bronzi tė shndritshėm pėr mbretin Salomon, pėr shtėpinė e Zotit.

    4:17 Mbreti i shkriu nė fushėn e Jordanit, nė njė tokė argjilore, midis Sukothit dhe Tseredahut.

    4:18 Salomoni i bėri kėto vegla nė njė sasi kaq tė madhe, sa qė pesha e bronzit nuk u pėrcaktua dot.

    4:19 Kėshtu Salomoni pėrgatiti tė gjitha orenditė pėr shtėpinė e Perėndisė; altarin prej ari dhe tryezat mbi tė cilat vendoseshin bukėt e paraqitjes,

    4:20 shandanėt me llambat e tyre prej ari tė kulluar qė duhet tė ndizeshin sipas normės sė caktuar para shenjtėrores;

    4:21 lulet, llambat dhe veglat nė formė gėrshėre prej ari; ishin prej ari shumė tė kulluar;

    4:22 thikat, legenėt, kupat dhe mangallėt prej ari tė kulluar. Sa pėr hyrjen e tempullit, portat e brendshme qė tė ēonin nė vendin shumė tė shenjtė dhe portat qė tė futnin nė anijatėn e tempullit ishin prej ari.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine