Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 8

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    8:1 Eliseu i tha gruas, djalin e sė cilės e kishte ringjallur: "Ēohu dhe shko jashtė, ti me gjithė familjen tėnde, pėr tė banuar ku tė mundesh, sepse Zoti ka vendosur tė pllakosė zia, qė do tė zgjasė shtatė vjet nė vend".

    8:2 Kėshtu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalės sė njeriut tė Perėndisė; iku me familjen e saj dhe banoi nė vendin e Filistejve shtatė vjet.

    8:3 Si kaluan shtatė vjet, gruaja u kthye nga vendi i Filistejve dhe shkoi te mbreti pėr t`i kėrkuar shtėpinė dhe tokat e veta.

    8:4 Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shėrbėtorin e njeriut tė Perėndisė, dhe i thoshte: "Tregomė, tė lutem, tėrė veprat e mėdha qė ka bėrė Eliseu".

    8:5 Pikėrisht, ndėrsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur tė vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, sė cilės ai i kishte ringjallur tė birin, pėr t`i kėrkuar mbretit shtėpinė dhe tokat e veta. Atėherė Gehazi tha: "O mbret, o imzot, kjo ėshtė gruaja dhe ky ėshtė biri qė Eliseu ka ringjallur".

    8:6 Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atėherė mbreti ngarkoi njė funksionar, tė cilit i tha: "Ktheja tėrė atė qė i pėrkasin dhe tė gjitha tė ardhurat e tokave, nga dita e largimit tė saj nga vendi ynė deri mė tani".

    8:7 Pastaj Eliseu shkoi nė Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisė, ishte i sėmurė dhe e njoftuan: "Njeriu i Perėndisė ka ardhur deri kėtu".

    8:8 Atėherė mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete njė dhuratė dhe shko tė takosh njeriun e Perėndisė, dhe kėshillohu nėpėrmjet tij me Zotin, duke thėnė: "A do tė shėrohem nga kjo sėmundje?"".

    8:9 Kėshtu Hazaeli shkoi tė takohet me Eliseun duke sjellė si dhuratė gjėrat mė tė mira tė Damaskut: njė ngarkesė prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret i Sirisė, mė ka dėrguar te ti pėr tė pyetur: "A do tė shėrohem nga kjo sėmundje?"".

    8:10 Eliseu iu pėrgjigj: "Shko t`i thuash: "Do tė shėrohesh me siguri". Por Zoti mė bėn tė shoh se ai ka pėr tė vdekur me siguri".

    8:11 Pastaj ai e ngurtėsoi fytyrėn me njė shikim tė ngulėt deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perėndisė filloi tė qajė.

    8:12 Atėherė Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u pėrgjigj: "Sepse e di tė keqen qė do t`u bėsh bijve tė Izraelit: do t`u vėsh flakėn fortesave tė tyre, do tė vrasėsh me shpatė tė rinjtė e tyre, do t`i bėsh copė-copė fėmijėt e tyre dhe do t`i ēash barkun grave me barrė".

    8:13 Hazaeli tha: "Por ē`ėshtė, vallė shėrbėtori yt, njė qen, qė tė bėj kėtė hata?". Eliseu u pėrgjigj: "Zoti mė bėn tė shoh qė ti do tė bėhesh mbret i Sirisė".

    8:14 Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, qė e pyeti: "Ēfarė tė tha Eliseu?". Ai u pėrgjigj: "Mė tha qė do tė shėrohesh me siguri".

    8:15 Tė nesėrmen Hazaeli mori njė batanije e zhyti nė ujė dhe e shtriu mbi fytyrėn e mbretit qė vdiq. Kėshtu Hazaeli mbretėroi nė vend tė tij.

    8:16 Vitin e pestė tė Joramit, birit tė Ashabit, mbret i Izraelit, Jehorami, bir i Jozafatit, mbret i Judės, filloi tė mbretėrojė mbi Judėn.

    8:17 Ai ishte tridhjetė e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tetė vjet nė Jeruzalem.

    8:18 Ndoqi rrugėn e mbretėrve tė Izraelit, ashtu si kishte bėrė shtėpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte njė bijė e Ashabit, dhe bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit.

    8:19 Megjithatė Zoti nuk deshi ta shkatėrronte Judėn, pėr hir tė dashurisė qė kishte pėr Davidin, shėrbėtorin e tij, sepse i kishte premtuar t`u jepte njė llambė pėr gjithnjė atij dhe bijve tė tij.

    8:20 Gjatė ditėve tė mbretėrimit tė tij, Edomi ngriti krye kundėr pushtetit tė Judės dhe zgjodhi edhe njė mbret.

    8:21 Atėherė Jorami shkoi nė Tsair me gjithė qerret e tij; pastaj natėn u ngrit dhe mundi Edomitėt qė e kishin rrethuar dhe kapitenėt e qerreve, ndėrsa njerėzit mundėn tė ikin nė ēadrat e tyre.

    8:22 Kėshtu Edomi ka qenė i panėnshtruar ndaj pushtetit tė Judės deri mė ditėn e sotme. Nė atė kohė edhe Libnahu ngriti krye.

    8:23 Pjesa tjetėr e bėmave tė Joramit dhe tė gjitha ato qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?

    8:24 Kėshtu Joramin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe u varros bashkė me ta nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ashaziahu.

    8:25 Nė vitin e dymbėdhjetė tė Joramit, birit tė Ashabit, mbreti i Izraelit, filloi tė mbretėrojė Ashaziahu, bir i Jerohamit, si mbret i Judės.

    8:26 Ashaziahu ishte njėzet e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi njė vit nė Jeruzalem. E ėma quhej Athaliah, ishte mbesa e Omrit, mbretit tė Izraelit.

    8:27 Ai vazhdoi rrugėn e shtėpisė sė Ashabit dhe bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, ashtu si shtėpia e Ashabit, sepse ishte i lidhur me marrėdhėnie krushqie me shtėpinė e Ashabit.

    8:28 Me Joramin, birin e Ashabit, ai shkoi tė luftojė kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė, nė Ramoth tė Galaadit; por Sirėt plagosėn Joramin;

    8:29 atėherė mbreti Joram u kthye nė Jezreel pėr tė mjekuar plagėt qė kishte marrė nga Sirėt nė Ramah, kur luftonte kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė. Dhe Ashaziahu, bir i Jerohamit mbret i Judės, zbriti nė Jezreel pėr tė parė Joramin, birin e Ashabit, sepse ky ishte i sėmurė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine