Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - DANIEL 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    11:1 Gjatė vitit tė parė tė Darit, Medasit, unė vetė qėndrova pranė tij pėr ta pėrkrahur dhe pėr ta mbrojtur.

    11:2 "Dhe tani do tė tė bėj tė njohur tė vėrtetėn. Ja, nė Persi do tė dalin akoma tre mbretėr, por i katėrti do tė bėhet shumė mė i pasur se gjithė tė tjerėt; kur tė jetė bėrė i fortė pėr shkak tė pasurive tė tij, do t`i ngrerė tė tėrė kundėr mbretėrisė sė Javanit.

    11:3 Atėherė do tė dalė njė mbret i fuqishėm qė do tė sundojė mbi njė perandori tė madhe dhe do tė bėjė ēfarė tė dojė.

    11:4 Por kur tė jetė formuar mbretėria e tij do tė copėtohet dhe do tė ndahet nė drejtim tė katėr erėrave tė qiellit, por jo midis trashėgimtarėve tė tij dhe as me po atė forcė me tė cilėn ai mbretėronte, sepse mbretėria e tij do tė ērrėnjoset dhe do t`u kalojė tė tjerėve, dhe jo trashėgimtarėve.

    11:5 Kėshtu mbreti i jugut do tė bėhet i fortė, por njė ndėr princat e tij do tė bėhet mė i fortė nga ai dhe do tė sundojė; sundimi i tij do tė jetė njė sundim i madh.

    11:6 Mbas disa vjetėve do tė lidhin aleancė; pastaj bija e mbretit tė jugut do tė vijė te mbreti i veriut pėr tė bėrė njė marrėveshje, por nuk do ruajė mė as forcėn e fuqisė sė saj, dhe nuk do tė mund tė zgjasė as ai as pushteti i tij; nė ato kohėra ajo do t`i dorėzohet vdekjes bashkė me ata qė e kanė ēuar, qė e kanė lindur dhe qė e kanė mbėshtetur.

    11:7 Por njė nga pasardhėsit nga rrėnja e saj do tė dalė dhe do tė zėrė vendin e saj; ai do tė vijė kundėr ushtrisė, do tė hyjė nė fortesat e mbretit tė veriut, do tė veprojė kundėr tyre dhe do tė dalė fitimtar.

    11:8 Do tė shpjerė gjithashtu si plaēkė nė Egjipt perėnditė e tyre me figurat e tyre tė derdhura dhe me sendet e tyre tė ēmuara prej argjendi dhe prej ari, dhe pėr disa vjet do tė rrijė larg mbretit tė veriut.

    11:9 Ky do tė dalė kundėr mbretit tė jugut, por pastaj do tė kthehet nė vendin e tij.

    11:10 Bijtė e tij do tė pėrgatiten pastaj pėr luftė dhe do tė mbledhin turma forcash tė mėdha, dhe njė prej tyre do tė dalė me siguri pėrpara, do tė vėrshojė si njė pėrmbytje dhe do tė kalojė tutje pėr ta ēuar luftėn deri nė fortesėn e tij.

    11:11 Atėherė mbreti i jugut, i tėrbuar, do tė dalė tė luftojė kundėr kėtij, kundėr mbretit tė veriut, i cili do tė mobilizojė njė turmė tė madhe, por turma do tė bjerė nė dorė tė armikut.

    11:12 Kur turmėn do ta kenė ēuar tutje, zemra e tij do tė mbushet me krenari; do tė mposhtė me mijėra, por nuk do tė jetė mė i fortė.

    11:13 Nė fakt mbreti i veriut do tė mobilizojė pėrsėri njė turmė edhe mė tė madhe se e mėparshmja, dhe pas njė kohe tė shkurtėr do tė pėrparojė me siguri me njė ushtri tė madhe dhe me pajime tė shumta.

    11:14 Nė atė kohė shumė njerėz do tė ngrihen kundėr mbretit tė jugut; edhe disa burra tė dhunshėm tė popullit tėnd do tė ngrihen pėr tė realizuar vegimin, por do tė rrėzohen.

    11:15 Atėherė do tė vijė mbreti i veriut, do tė ngrerė njė ledh dhe do tė shtjerė nė dorė njė qytet tė fortifikuar. Forcat e jugut nuk do tė mundin t`i rezistojnė; as trupat e zgjedhura nuk do tė kenė forcėn pėr t`i rezistuar.

    11:16 Ai qė i ka ardhur kundra do tė bėjė ēfarė tė dojė, dhe askush nuk do tė mund t`i rezistojė; ai do tė ndalet nė vendin e lavdishėm duke pasur pushtet tė shkatėrrojė ēdo gjė.

    11:17 Pastaj do tė vendosė tė vijė me forcat e gjithė mbretėrisė sė tij, duke ofruar kushte tė ndershme paqeje, dhe kėshtu ka pėr tė bėrė. Do t`i japė tė bijėn pėr grua pėr ta korruptuar, por ajo nuk do tė mbajė anėn e tij dhe nuk do ta favorizojė atė.

    11:18 Pastaj do t`u drejtohet ishujve dhe do tė shtjerė nė dorė shumė prej tyre, por njė komandant do tė bėjė qė tė marrė fund arroganca e tij, duke bėrė qė ajo tė bjerė mbi tė.

    11:19 Pastaj do tė kthehet drejt fortesave tė vendit tė vet, por do tė pengohet, do tė rrėzohet dhe nuk do tė gjendet mė.

    11:20 Nė vend tė tij do tė dalė dikush qė do tė dėrgojė njė tagrambledhės pėr lavdinė e mbretėrisė; por brenda pak ditėve ai do tė zhduket, por jo nė zemėrim a nė betejė.

    11:21 Nė vend tė tij do tė dalė njė njeri i neveritshėm, qė nuk do tė ketė dinjitet mbretėror; ai do tė vijė paqėsisht, por do ta shtjerė nė dorė mbretėrinė me intriga.

    11:22 Para tij forcat e mėdha do tė thyhen dhe do tė shkatėrrohen, po ashtu edhe kreu i njė aleance.

    11:23 Menjėherė pasi tė ketė lidhur njė aleancė me tė, ai do tė veprojė me pabesi dhe do tė arrijė nė pushtet me pak njerėz.

    11:24 Ai do tė hyjė nė mėnyrė paqėsore edhe nė pjesėt mė tė pasura tė krahinės dhe do tė bėjė atė qė nuk kishin bėrė kurrė as etėrit e tij as etėrit e etėrve tė tij; do tė shpėrndajė midis tyre plaēkė, plaēkėn e luftės dhe pasuritė dhe do tė hartojė plane kundėr fortesave, por vetėm pėr njė kohė.

    11:25 Me njė ushtri tė madhe do t`i nxitė forcat e tij dhe zemrėn e tij kundėr mbretit tė jugut. Mbreti i jugut do tė futet nė luftė me njė ushtri tė madhe dhe shumė tė fuqishme, por nuk do tė mund tė rezistojė, sepse do tė kurdisen komplote kundėr tij.

    11:26 Vetė ata qė hanė bashkė me tė do ta shkatėrrojnė; ushtria e tij do tė thyhet dhe shumė do tė bien tė vrarė.

    11:27 Zemra e kėtyre dy mbretėrve do tė drejtohet pėr tė bėrė keq; ata do tė flasin gėnjeshtra tė ulur nė tė njėjtėn tryezė, por gjėja nuk do tė ketė sukses, sepse fundi do t`u vijė nė kohėn e caktuar.

    11:28 Duke u kthyer nė vendin e tij me pasuri tė mėdha, zemra e tij do tė vihet kundėr besėlidhjes sė shenjtė; kėshtu ai do tė kryejė qėllimet e tij dhe pastaj do tė kthehet nė vendin e tij.

    11:29 Nė kohėn e caktuar ai do tė dalė pėrsėri kundėr jugut, por kėtė herė tė fundit puna nuk do t`i vejė mbarė si herėn e parė,

    11:30 sepse anijet e Kitimit do tė vijnė kundėr tij; prandaj ai do tė trembet, do tė zemėrohet pėrsėri kundėr besėlidhjes sė shenjtė dhe do tė zbatojė planet e tij; kėshtu pėrsėri do tė merret vesh me ata qė kanė braktisur besėlidhjen e shenjtė.

    11:31 Forca tė dėrguara prej tij do tė ngrihen pėr tė pėrdhosur shenjtėroren fortesė, do tė ndalojnė flijimin e pėrditshėm dhe do tė bėjnė veprime tė neveritshme qė shkaktojnė shkretim.

    11:32 Me lajka ai do tė korruptojė ata qė veprojnė pabesisht kundėr besėlidhjes; por populli i atyre qė njohin Perėndinė e tyre do tė tregojė qėndresė dhe do tė veprojė.

    11:33 Ata qė kanė dituri midis popullit do tė udhėzojnė shumė tė tjerė, por pėr njė kohė tė shkurtėr do tė bien nga shpata, nga zjarri, nga mėrgimi dhe nga plaēkitja.

    11:34 Kur do tė rrėzohen, do t`u jepet pak ndihmė, por shumė njerėz do tė bashkohen me ta pa qenė tė sinqertė.

    11:35 Disa nga ata qė kanė dituri do tė bien, me qėllim qė tė pėrsosen, tė pastrohen dhe tė zbardhen deri nė kohėn e mbarimit, sepse kjo do tė ndodhė nė kohėn e caktuar.

    11:36 Pastaj mbreti do tė veprojė si tė dojė, do tė lartohet, do tė hyjnizohet pėrmbi ēdo perėndi dhe do tė thotė gjėra tė habitshme kundėr Perėndisė tė perėndive; do tė ketė sukses deri sa tė mbushet kupa e indinjatės, sepse ajo qė ėshtė dekretuar do tė bėhet.

    11:37 Ai nuk do tė tregojė respekt pėr Perėndinė e etėrve tė tij dhe pėr dėshirėn e grave; nuk do tė ketė respekt pėr asnjė perėndi, sepse do tė hyjnizojė veten pėrmbi tė gjithė.

    11:38 Por nė vend tė tyre ai do tė nderojė perėndinė e fortesave dhe do tė nderojė me ar, me argjend, me gurė tė ēmuar dhe me gjėra tė kėndshme, njė perėndi, qė etėrit e tij nuk e njohėn.

    11:39 Ai do tė veprojė kundėr fortesave mė tė fortifikuara me ndihmėn e njė perėndie tė huaj; do tė mbushė me tė mira ata qė do ta njohin, do tė bėjė qė tė sundojnė mbi shumė njerėz dhe do t`u japė toka si shpėrblim.

    11:40 Nė kohėn e fundit mbreti i jugut do tė ndeshet me tė, mbreti i veriut do tė dalė kundėr tij si njė shakullimė, me qerre dhe kalorės dhe me shumė anije; do tė depėrtojė nė vendet, do t`i pėrmbytė dhe do tė kalojė tutje.

    11:41 Do tė hyjė edhe nė vendin e lavdishėm dhe shumė njerėz do tė vriten; por kėta do tė shpėtojnė nga duart e tij: Edomi, Moabi dhe pjesa mė e madhe e bijve tė Amonit.

    11:42 Ai do tė shtrijė dorėn edhe mbi vende tė ndryshme dhe as vendi i Egjiptit nuk do tė shpėtojė.

    11:43 Do tė shtjerė nė dorė thesaret prej ari dhe argjendi dhe tė gjitha gjėrat e ēmuara tė Egjiptit; Libianėt dhe Etiopasit do t`i shkojnė pas.

    11:44 Por lajmet e ardhura nga lindja dhe nga veriu do ta turbullojnė; prandaj ai do tė niset me zemėrim tė madh pėr tė shkatėrruar dhe vendosur shfarosjen e shumė njerėzve.

    11:45 Do t`i ngrerė ēadrat e pallatit tė tij midis deteve dhe malit tė shenjtė tė lavdishėm; pastaj do t`i vijė fundi dhe askush nuk do ta ndihmojė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine