Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EXODUS 24

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    24:1 Pastaj Perėndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;

    24:2 pastaj Moisiu do t`i afrohet Zotit; por tė tjerėt nuk do t`i afrohen, as populli nuk ka pėr t`u ngjitur bashkė me atė".

    24:3 Atėherė Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tėrė fjalėt e Zotit dhe tėrė ligjet. Dhe gjithė populli u pėrgjigj me njė zė dhe tha: "Ne do tė bėjmė tėrė gjėrat qė Zoti ka thėnė".

    24:4 Dhe Moisiu i shkroi tėrė fjalėt e Zotit; pastaj u ngrit herėt nė mėngjes dhe ngriti nė kėmbėt e malit njė altar dhe dymbėdhjetė shtylla pėr tė dymbėdhjetė fiset e Izraelit.

    24:5 Pastaj dėrgoi bij tė rinj tė Izraelit pėr tė ofruar olokauste dhe pėr tė flijuar dema tė rinj si theror falėnderimi ndaj Zotit.

    24:6 Dhe Moisiu mori gjysmėn e gjakut dhe e vuri nė legenė; dhe gjysmėn tjetėr tė gjakut e shpėrndau mbi altar.

    24:7 Pastaj mori librin e besėlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: "Ne do tė bėjmė tėrė ato qė ka thėnė Zoti, dhe do t`i bindemi".

    24:8 Pastaj Moisiu mori gjakun, spėrkati popullin me tė dhe tha: "Ja gjaku i besėlidhjes qė Zoti ka lidhur me ju sipas tėrė kėtyre fjalėve".

    24:9 Pastaj Moisiu dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu dhe shtatėdhjetė nga pleqtė e Izraelit u ngjitėn,

    24:10 dhe panė Perėndinė e Izraelit. Nėn kėmbėt e tij ishte si njė dysheme e punuar me safir, e qartė si qielli vetė.

    24:11 Por ai nuk e shtriu dorėn kundėr krerėve tė bijve tė Izraelit; dhe ata e panė Perėndinė, dhe hėngrėn dhe pinė.

    24:12 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unė nė mal dhe qėndro aty; dhe unė do tė jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhėrimet qė kam shkruar, me qėllim qė ti t`ua mėsosh atyre".

    24:13 Pas kėsaj Moisiu u ngrit bashkė me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit nė malin e Perėndisė.

    24:14 Por pleqve u tha: "Na prisni kėtu, deri sa tė kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janė me ju; kushdo qė ka probleme le t`u drejtohet atyre".

    24:15 Moisiu, pra, u ngjit nė mal dhe reja e mbuloi pėrsėri malin.

    24:16 Tani lavdia e Zotit mbeti nė malin e Sinait dhe reja e mbuloi atė gjashtė ditė; ditėn e shtatė Zoti thirri Moisiun nga mesi i resė.

    24:17 Dhe pamja e lavdisė sė Zotit dukej nė sytė e bijve tė Izraelit si njė zjarr qė digjej nė majėn e malit.

    24:18 Kėshtu Moisiu hyri nė mes tė resė dhe u ngjit nė mal; dhe Moisiu mbeti nė mal dyzet ditė dhe dyzet net.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine