Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZEKIEL 16

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    16:1 Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

    16:2 "Bir njeriu, bėja tė njohura Jeruzalemit veprimet e tij tė neveritshme,

    16:3 dhe i thuaj: Kėshtu i thotė Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janė nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte njė Amoreas dhe nėna jote njė Hitease.

    16:4 Kur linde ti, ditėn qė dole nė kėtė botė, nuk t`u pre kėrthiza, nuk tė lanė me ujė pėr t`u pastruar, nuk tė fėrkuan me kripė as tė mbėshtollėn nė pelena.

    16:5 Asnjė sy nuk u kujdes pėr ty qė tė tė bėnte qoftė edhe njė nga kėto gjėra, duke i ardhur keq pėr ty; pėrkundrazi ditėn qė linde tė hodhen nė fushė tė hapur, pėr shkak tė neverisė qė kishin pėr ty.

    16:6 Unė tė kalova afėr, pashė qė po pėrpėliteshe nė gjak dhe tė thashė, ndėrsa ndodheshe nė gjakun tėnd: "Jeto!". Po, ndėrsa ndodheshe nė gjakun tėnd tė thashė: "Jeto!".

    16:7 Tė bėra tė rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubėre e madhe dhe u bėre shumė e bukur. Gjiri t`u formua, flokėt t`u rritėn shumė, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.

    16:8 Unė tė kalova afėr dhe tė shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisė. Kėshtu shtriva cepin e rrobave tė mia mbi ty dhe mbulova lakuriqėsinė tėnde; tė bėra njė betim, lidha njė besėlidhje me ty dhe ti u bėre imja", thotė Zoti, Zoti.

    16:9 "Tė lava me ujė, tė pastrova krejt nga gjaku dhe tė leva me vaj.

    16:10 Pastaj tė vura tė veshėsh rroba tė qėndisura, tė vura sandale prej lėkure baldoseje, tė rrethova kokėn me li tė hollė dhe tė mbulova me mėndafsh.

    16:11 Tė zbukurova me stoli, tė vura byzylykė nė kyēet e dorės dhe njė gjerdan nė qafė.

    16:12 Tė vura njė unazė nė hundė, vathė te veshėt dhe njė kurorė tė mrekullueshme mbi krye.

    16:13 Kėshtu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li tė hollė, me mėndafsh dhe me qėndisje. Ti hėngre majė mielli, mjaltė dhe vaj; u bėre shumė, shumė e bukur dhe arrite tė mbretėrosh.

    16:14 Nami yt u pėrhap midis kombeve pėr bukurinė tėnde qė ishte e pėrsosur, pėr shkak tė shkėlqimit tim tė madh qė kisha vendosur mbi ty", thotė Zoti, Zoti.

    16:15 Por ti vure besim nė bukurinė tėnde dhe u kurvėrove pėr shkak tė namit tėnd dhe ia falje kurvėrimet e tua ēdo kalimtari, qė i pranonte.

    16:16 Ti more disa nga rrobat e tua, bėre vende tė larta me ngjyra tė ndryshme nė tė cilat u kurvėrove, gjėra qė nuk duhet tė kishin ndodhur dhe as qė tė ishin.

    16:17 More gjithashtu xhevahiret e tua tė bukura tė bėra me arin dhe argjendin tim, qė unė tė kisha dhėnė, bėre prej tyre figura njeriu dhe u kurvėrove me to;

    16:18 pastaj more rrobat e tua tė qėndisura, i mbulove dhe ofrove para tyre vajin dhe temjanin tim.

    16:19 Edhe bukėn time qė tė kisha dhėnė, majėn e miellit, vajin dhe mjaltin me tė cilin tė ushqeja, i vure para tyre si njė parfum me erė shumė tė kėndshme; kėshtu ndodhi", thotė Zoti, Zoti.

    16:20 "Pėrveē kėsaj more bijtė e tu e bijat e tua qė mė kishe lindur dhe i sakrifikove ata, qė tė gėlltiten. Mos vallė ishin pak gjė kurvėrimet e tua,

    16:21 qė ti tė therje bijtė e mi dhe t`ua ofroje atyre duke i kaluar nėpėr zjarr?

    16:22 Me gjithė veprimet e tua tė neveritshme dhe kurvėrimet e tua, nuk i kujtove ditėt e rinisė sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe pėrpėliteshe nė gjak.

    16:23 Tani mbas gjithė ligėsisė sate, "mjerė, mjerė ti!"", thotė Zoti, Zoti;

    16:24 "nė ēdo shesh ke ndėrtuar njė kamare dhe ke bėrė njė vend tė lartė;

    16:25 nė krye tė ēdo rruge ke ndertuar njė vend te lartė, e ke bėrė tė neveritshme bukurinė tėnde, dhe i ke hapur kėmbėt e tua ēdo kalimatari, duke i shumuar kurvėrimet e tua.

    16:26 Ti gjithashtu je kurvėruar me Egjiptasit, fqinjėt e tu trupmėdhenj, dhe i ke shumuar kurvėrimet e tua pėr tė provokuar zemėrimin tim.

    16:27 Prandaj, ja, unė kam shtrirė dorėn kundėr teje, kam pakėsuar racionin tėnd tė caktuar, tė kam lėnė nė dorė tė atyre qė tė urrejnė, bijave tė Filistejve, qė u vjen turp nga qėndrimi yt i poshtėr.

    16:28 Ende e pa kėnaqur, je kurvėruar me Asirianėt; po, je kurvėruar me ata, por pa qenė e kėnaqur.

    16:29 Kėshtu i ke shtuar kurvėrimet e tua me vendin e Kanaanit deri nė Kalde, por as me kėtė nuk je kėnaqur.

    16:30 Sa e shthurur ėshtė zemra jote", thotė Zoti, Zoti, "kur bėn tėrė kėto gjėra tė njė prostitute pa cipė!

    16:31 Ti ndėrtoje kamaren nė krye tė ēdo rruge dhe bėnje vendet e larta nė ēdo shesh por nuk ishe si njė prostitutė, sepse pėrbuzje pagėn,

    16:32 por si njė grua qė shkel kurorėn, qė nė vend tė bashkėshortit tė saj pret tė huajt.

    16:33 Tė gjitha prostitutave u bėhen dhurata, por ti u ke bėrė dhurata gjithė dashnorėve tė tu dhe me dhurata i ke bėrė tė vijnė nga ēdo anė te ti pėr kurvėrimet e tua.

    16:34 Nė kurvėrimet e tua je sjellė krejt ndryshe nga gratė e tjera; askush nuk tė ndiqte nga pas pėr t`u kurvėruar, sepse ti jepje pagesėn nė vend qė ta merrje atė; kėshtu je sjellė krejt ndryshe nga tė tjerat".

    16:35 Prandaj, o prostitutė, dėgjo fjalėn e Zotit.

    16:36 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Duke qenė se paratė e tua janė shkapėrderdhur dhe lakuriqėsia jote ėshtė zbuluar nė kurvėrimet e tua me dashnorėt e tu dhe me tėrė idhujt e tu tė neveritshėm dhe pėr shkak tė gjakut tė bijve tė tu qė u ke ofruar atyre,

    16:37 ja, unė do tė mbledh tėrė dashnorėt e tu me tė cilėt ke bėrė qejf, tė gjithė ata qė ke dashuruar bashkė me ata qė ke urryer; do t`i mbledh nga ēdo anė kundėr teje dhe do tė zbuloj para tyre lakuriqėsinė tėnde, me qėllim qė ata tė shohin gjithė lakuriqėsinė tėnde.

    16:38 Do tė tė gjykoj si gjykohen gratė qė shkelin kurorėn dhe ato qė derdhin gjakun dhe do tė sjell mbi ty gjakun e tėrbimit dhe tė xhelozisė.

    16:39 Do tė tė jap pastaj nė duart e tyre dhe ata do tė shembin kamaren tėnde dhe do tė hedhin poshtė tė gjitha vendet e tua tė larta do tė tė zhveshin gjithashtu nga rrobat e tua, do tė marrin xhevahiret e tua tė mrekullueshme dhe do tė tė lėnė lakuriq dhe nevojtare.

    16:40 Pastaj do tė bėjnė tė dalė kundėr teje njė turmė e madhe dhe do tė tė vrasin me gurė dhe do tė tė shpojnė me shpatat e tyre.

    16:41 Do t`u vėnė flakėn shtėpive tė tua dhe do tė zbatojnė vendime kundėr teje para syve tė shumė grave; do tė tė bėj tė heqėsh dorė nga kurvėrimi dhe nuk do tė japėsh mė asnjė pagė.

    16:42 Kėshtu do ta fashit zemėrimin tim mbi ty dhe xhelozia ime do tė largohet nga ti; do tė qetėsohem dhe nuk do tė zemėrohem mė.

    16:43 Sepse ti nuk i ke kujtuar ditėt e rinisė sate dhe mė ke bėrė tė tėrbohem me tė gjitha kėto gjėra, ja, edhe unė do tė tė bėj qė tė bien mbi kokėn tėnde veprimet e tua", thotė Zoti, Zoti, "kėshtu ti nuk do tė kryesh poshtėrsi tė tjera pėrveē veprimeve tė tua tė neveritshme.

    16:44 Kushdo qė do tė thotė proverba, do tė thotė kėtė proverb kundėr teje: "Si nėna ėshtė edhe e bija".

    16:45 Ti je me tė vėrtetė bija e nėnės sate qė ka mohuar bashkėshortin e saj dhe bijt e vet, dhe je motėr e motrave tė tua qė kanė mohuar burrat dhe bijtė e tyre. Nėna juaj ishte njė Hitease dhe ati juaj njė Amoreas.

    16:46 Motra jote mė e madhe ėshtė Samaria, qė banon me gjithė bijat e saj nė tė majtėn tėnde; motra jote mė e vogėl ėshtė Sodoma, qė banon me gjithė bijat e saj nė tė djathtėn tėnde.

    16:47 Ti jo vetėm ke ecur nė rrugėt e tyre dhe ke kryer veprimet e tyre tė neveritshme, por, sikur kjo tė ishte fare pak, nė tė gjitha rrugėt e tua je korruptuar mė shumė se ato.

    16:48 Siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "motra jote Sodoma dhe bijat e saj nuk kanė bėrė atė qė ke bėrė ti bashkė me bijat e tua.

    16:49 Ja, kjo qe paudhėsia e motrės sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin nė kryelartėsi, nė bollėkun e bukės dhe nė njė plogėshti tė theksuar, por nuk pėrkrahnin dorėn e tė pėrvuajturit dhe tė tė varfėrit.

    16:50 Ishin fodulle dhe kryenin veprime tė neveritshme para meje; prandaj i hoqa nga mesi, kur e pashė kėtė.

    16:51 Samaria nuk ka kryer as gjysmėn e mėkateve tė tua; ti i ke shumuar veprimet e tua tė neveritshme mė shumė se ato dhe ke justifikuar motrat e tua me tė gjitha veprimet e neveritshme qė ke kryer.

    16:52 Ti, qė ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin tėnd, sepse me mėkatet qė ke kryer je bėrė mė e neveritshme se ato; ato janė mė tė drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje pėr vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.

    16:53 Kur do t`i kthej robėrit e tyre, robėrit e Sodomės dhe bijat e saj, robėrit e Samarias dhe vajzat e saj, atėherė do t`i kthej edhe robėrit nga robėrimi yt qė janė nė mes tyre,

    16:54 me qėllim qė ti tė mbash turpin tėnd dhe tė turpėrohesh pėr tėrė ato qė ke bėrė, kur i ke dhėnė zemėr.

    16:55 Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do tė kthehen nė gjendjen e tyre tė mėparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do tė kthehen nė gjendjen e tyre tė mėparshme, edhe ti dhe bijat e tua do tė ktheheni nė gjendjen tuaj tė mėparshme.

    16:56 Motra jote Sodoma nuk ishte pėrmendur fare nga goja jote nė ditėt e kryelartėsisė sate,

    16:57 para se ligėsia jote tė zbulohej lakuriq, si ndodhi kur tė fyen bijat e Sirisė dhe tė gjitha ato qė ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, qė tė pėrēmonin nga tė gjitha anėt.

    16:58 Ti mban dėnimin e poshtėrsisė sate dhe tė veprimeve tė tua tė neveritshme", thotė i Amshueshmi.

    16:59 Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Unė do tė veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke pėrēmuar betimin, duke shkelur besėlidhjen".

    16:60 "Megjithatė do tė kujtoj besėlidhjen qė lidha me ty nė ditėt e rinisė sate dhe do tė lidh me ty njė besėlidhje tė pėrjetėshme.

    16:61 Atėherė do tė kujtohesh pėr sjelljen tėnde dhe do tė tė vijė turp, kur do tė presėsh motrat e tua, ato qė janė mė tė mėdha dhe ato qė janė mė tė vogla nga ti; dhe unė do t`i jap ty si bija, por jo pėr hir tė besėlidhjes sate.

    16:62 Unė do tė lidh besėlidhjen time me ty dhe ti do tė pranosh qė unė jam Zoti,

    16:63 me qėllim qė tė mbash mend, tė tė vijė turp dhe tė mos hapėsh gojėn pėr shkak tė konfuzionit tėnd, kur tė kem bėrė shlyerjen e fajit pėr tė gjitha ato qė ke bėrė", thotė Zoti, Zoti.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine