Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - EZEKIEL 18

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    18:1 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

    18:2 "Ēfarė keni ndėr mend kur pėrdorni kėtė proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thėnė: "Etėrit kanė ngrėnė rrushin e papjekur dhe dhėmbėt e bijve tė tyre janė mpirė"?

    18:3 Ashtu si ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "nuk do ta pėrdorni mė kėtė proverb nė Izrael.

    18:4 Ja, tė gjithė shpirtėrat janė tė mitė; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janė tė mitė. Shpirti qė mėkaton ka pėr tė vdekur.

    18:5 Nė qoftė se dikush ėshtė i drejtė dhe zbaton ndershmėrinė dhe drejtėsinė,

    18:6 nė se nuk ha nė male dhe nuk ngre sytė tek idhujt e shtėpisė sė Izraelit, nė rast se nuk prek gruan dhe fqinjėt tė tij dhe nuk i afrohet njė gruaje kur ajo ėshtė e papastėr,

    18:7 nė rast se nuk shtyp kėrkėnd, nė qoftė se i kthen huamarrėsit pengun e tij, nė qoftė se nuk kryen asnjė grabitje, nė rast se i jep bukėn e tij tė uriturit dhe mbulon me rroba atė qė ėshtė lakuriq,

    18:8 nė rast se nuk jep hua me kamatė dhe nuk jep me fajde, nė rast se heq dorė nga paudhėsia, dhe gjykon me paanėsi midis burrit dhe burrit,

    18:9 nė rast se ecėn sipas statuteve tė mia duke vepruar me besnikėri, ai ėshtė i drejtė dhe me siguri ka pėr tė jetuar", thotė Zoti, Zoti.

    18:10 Por nė qoftė se i ka lindur njė bir qė pėrdor dhunė, qė derdh gjak dhe i bėn tė vėllait ndonjė nga kėto gjėra,

    18:11 (ndėrsa i ati nuk ka kryer asnjė nga kėto gjėra), dhe ha nė male dhe prek bashkėshorten e fqinjit tė tij,

    18:12 shtyp tė varfėrin dhe nevojtarin, kryen grabitje, nuk e kthen pengun, ngre sytė ndaj idhujve, kryen veprime tė neveritshme,

    18:13 jep me kamatė dhe me fajde, a do tė jetojė vallė ai? Ai nuk do tė jetojė. Duke qenė se ka kryer tėrė kėto veprime tė neveritshme ai ka pėr tė vdekur me siguri; gjaku i tij do tė bjerė mbi tė.

    18:14 Por nė rast se atij i lind njė fėmijė qė, duke parė tėrė mėkatet e kryera nga i ati, i kupton, por nuk i kryen,

    18:15 nuk ha nė male, nuk i ngre sytė nga idhujt e shtėpisė sė Izraelit, nuk prek gruan e fqinjit,

    18:16 nuk shtyp njeri, nuk merr pengje, nuk kryen grabitje, por i jep bukėn e tij tė uriturit, vesh me rroba atė qė ėshtė lakuriq,

    18:17 e pėrmban dorėn qė tė mos shtypė tė varfėrin, nuk merr as kamatė as fajde, respekton dekretet e mia dhe ecėn nė statutet e mia, ai nuk ka pėr tė vdekur pėr shkak tė paudhėsisė sė atit tė tij; ai me siguri ka pėr tė jetuar.

    18:18 I ati, pėrkundrazi, duke qenė se ka shtypur dhe ka kryer grabitje nė dėm tė vėllait tė tij dhe ka bėrė atė qė nuk ėshtė e mirė nė mes tė popullit tė tij, ja, ai do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsisė sė tij.

    18:19 Megjithatė ju thoni: "Pse biri nuk mbart paudhėsinė e atit?". Duke qenė se djali zbaton barazinė dhe drejtėsinė, respekton tė gjitha statutet e mia dhe i vė nė praktikė, ai me siguri ka pėr tė jetuar.

    18:20 Shpirti qė mėkaton do tė vdesė, i biri nuk do tė mbartė paudhėsinė e atit dhe ati nuk do tė mbartė paudhėsinė e birit; drejtėsia e tė drejtit do tė jetė mbi tė, pabesia e tė pabesit do tė bien mbi tė.

    18:21 Nė rast se i pabesi largohet nga tė gjitha mėkatet qė kryente, nė rast se respekton tė gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai me siguri ka pėr tė jetuar; nuk ka pėr tė vdekur.

    18:22 Asnjė nga shkelje qė ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do tė jetojė pėr shkak tė drejtėsisė qė zbaton.

    18:23 A ndjej vallė gėzim nga vdekja e tė pabesit?", thotė Zoti, Zoti, "apo pėrkundrazi qė ai tė kthehet nga rrugėt e tij dhe tė jetojė?

    18:24 Por nė rast se i drejti largohet nga drejtėsia e tij dhe kryen paudhėsinė dhe imiton tėrė gjėrat e neveritshme qė kryen i pabesi, a do tė jetojė vallė ai? Nė rast se tėrė drejtėsia qė ka bėrė nuk do tė kujtohet mė; pėr shkeljen qė ka kryer dhe mėkatin qė ka bėrė, ai ka pėr tė vdekur, pėr shkak tė tyre.

    18:25 Megjithatė ju thoni: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė". Dėgjoni tani, o shtėpi e Izraelit: ėshtė pikėrisht rruga ime qė nuk ėshtė e drejtė ose janė mė tepėr rrugėt tuaja qė nuk janė tė drejta?

    18:26 Nė rast se i drejti largohet nga drejtėsia e tij dhe kryen paudhėsi dhe pėr kėtė shkak vdes, ai vdes nga paudhėsia qė ka kryer.

    18:27 Pėrkundrazi, nė se i pabesi largohet nga pabesia qė ndiqte dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai do ta shpėtojė shpirtin e tij.

    18:28 Duke qenė se ka marrė parasysh tė largohet nga tė gjitha shkeljet qė kryente, ai ka pėr tė jetuar me siguri; nuk ka pėr tė vdekur.

    18:29 Megjithatė shtėpia e Izraelit thotė: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė". A janė pikėrisht rrugėt e mia qė nuk janė tė drejta, o shtėpi e Izraelit, janė mė tepėr rrugėt tuaja qė nuk janė tė drejta?

    18:30 Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugėve tė tij, o shtėpi e Izraelit", thotė Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tėrė shkeljet tuaja, kėshtu paudhėsia nuk do tė jetė mė pėr ju shkak shkatėrrimi.

    18:31 Flakni larg jush tėrė shkeljet tuaja qė keni kryer dhe bėjini vetes njė zemėr tė re dhe njė shpirt tė ri. Pse vallė doni tė vdisni, o shtėpi e Izraelit?

    18:32 Unė nė fakt nuk ndjej asnjė kėnaqėsi me vdekjen e atij qė vdes" thotė Zoti, Zoti. "Ndėrroni rrugė, pra, dhe do tė jetoni".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine