Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 32

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    32:1 Ndėrsa Jakobi vazhdonte rrugėn e tij, i dolėn pėrpara engjėj tė Perėndisė.

    32:2 Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky ėshtė fushimi i Perėndisė"; dhe e quajti atė vend Mahanaim.

    32:3 Pastaj Jakobi dėrgoi para tij disa lajmėtarė vėllait tė tij Esau, nė vendin e Seirit, nė fushėn e Edomit.

    32:4 Dhe u dha atyre kėtė urdhėr duke thėnė: "Do t`i thoni kėshtu Esaut, zotėrisė tim: "Kėshtu thotė shėrbyesi yt Jakobi: Unė kam banuar pranė Labanos dhe kam qėndruar aty deri tani;

    32:5 kam qe, gomarė, kope, shėrbyes dhe shėrbyese; dhe kėtė po ja tregoj zotėrisė tim, pėr tė gjetur hir nė sytė e tu"".

    32:6 Lajmėtarėt u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thėnė: "Vajtėm te vėllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetė qė tė takohet me ty dhe ka me vete katėrqind burra".

    32:7 Atėherė Jakobin e zuri njė frikė e madhe dhe njė ankth dhe ndau dysh njerėzit qė ishin me tė, kopetė, bagėtinė e trashė dhe devetė, dhe tha:

    32:8 "Nė qoftė se Esau vjen kundėr njerit grup dhe e sulmon, grupi qė mbetet do tė mund tė shpėtojė".

    32:9 Pastaj Jakobi tha: "O Perėndi i atit tim Abraham, Perėndi i atit tim Isak, o Zot, qė mė ke thėnė: "Ktheu nė vendin tėnd dhe pranė fisit tėnd dhe unė do tė bėj tė mirė",

    32:10 unė nuk jam i denjė i tė gjitha mirėsive dhe i gjithė besnikėrisė qė ke treguar ndaj shėrbyesit tėnd, sepse unė e kalova kėtė Jordan vetėm me shkopin tim dhe tani janė bėrė dy grupe.

    32:11 Ēliromė, tė lutem, nga duart e vėllait tim, nga duart e Esaut, sepse unė kam frikė nga ai dhe druaj qė ai tė vijė pėr tė mė sulmuar, pa kursyer as nėnat as fėmijėt.

    32:12 Dhe ti the: "Pa tjetėr, unė do tė tė bėj mirė dhe do t`i bėj pasardhėsit e tu si rėra e detit, qė nuk mund tė llogaritet se ėshtė shumė e madhe"".

    32:13 Kėshtu Jakobi e kaloi natėn nė atė vend, dhe nga ato qė kishte nėpėr duar ai zgjodhi njė dhuratė pėr vėllanė e tij Esau:

    32:14 dyqind dhi, njėzet cjep, dyqind dele dhe njėzet desh,

    32:15 tridhjetė deve qumėshtore me tė vegjėlit e tyre, dyzet lopė dhe dhjetė dema, njėzet gomarica dhe dhjetė mėza.

    32:16 Pastaj ua dorėzoi shėrbyesve tė tij, ēdo kope pėr llogari tė vet, dhe u tha shėrbėtorėve tė tij: "Kaloni para meje dhe lini njė farė hapėsire midis njė kopeje dhe tjetrės".

    32:17 Dhe i dha urdhėr tė parit: "Kur vėllai im Esau do tė tė takojė dhe do tė tė pyesė: "I kujt je ti dhe ku shkon? Tė kujt janė kėto kafshė para teje?",

    32:18 ti do tė pėrgjigjesh: "Janė tė shėrbėtorit tėnd Jakobit; ėshtė njė dhuratė e dėrguar zotėrisė tim Esau; dhe ja, ai vetė po vjen mbas nesh"".

    32:19 Ai i dha tė njėjtin urdhėr tė dytit, tė tretit dhe gjithė atyre qė ndiqnin kopetė, duke u thėnė: "Nė kėtė mėnyrė do t`i flisni Esaut kur do ta takoni;

    32:20 dhe do t`i thoni: "Ja, shėrbėtori yt Jakobi ėshtė duke ardhur vetė pas nesh"". Sepse thoshte: "Unė do ta qetėsoj me dhuratėn qė mė paraprin e pastaj do tė shikoj fytyrėn e tij; ndofta do tė mė presė mirė".

    32:21 Kėshtu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natėn nė fushim.

    32:22 Por atė natė ai u ngrit, mori dy gratė e tij, dy shėrbėtoret dhe tė njėmbėdhjetė fėmijėt e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

    32:23 I mori me vete dhe bėri qė tė kalonin pėrruan tė gjitha gjėrat qė zotėronte.

    32:24 Kėshtu Jakobi mbeti vetėm dhe njė burrė luftoi me tė deri nė agim.

    32:25 Kur ky burrė e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrėn e ijės; dhe zgavra e ijes sė Jakobit u pėrdrodh, ndėrsa ai luftonte kundėr tij.

    32:26 Dhe ai tha: "Lėrmė tė shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu pėrgjegj: "Nuk do tė tė lė tė shkosh, nė rast se nuk mė bekon mė parė!".

    32:27 Tjetri i tha: "Cili ėshtė emri yt?". Ai u pėrgjegj: "Jakob".

    32:28 Atėherė ai i tha: "Emri yt nuk do tė jetė mė Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkė me Perėndinė dhe me njerėzit, dhe ke fituar".

    32:29 Jakobi i tha: "Tė lutem, tregomė emrin tėnd". Por ai iu pėrgjegj: "Pse e do emrin tim?".

    32:30 Dhe kėshtu ai e bekoi. Atėherė Jakobi e quajti kėtė vend Peniel, sepse tha: "E pashė Perėndinė ballė pėr ballė dhe jeta ime u fal".

    32:31 Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi ēalonte pėr shkak tė ijės.

    32:32 Pėr kėtė arėsye, deri nė ditėn e sotme, bijtė e Izraelit nuk e hanė gilcėn e kofshės qė kalon nėpėr zgavrėn e ijės, sepse ai njeri kishte prekur zgavrėn e ijės sė Jakobit nė pikėn e gilcės sė kofshės.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine