Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 41

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    41:1 Por ndodhi qė mbas dy vitesh tė plota Faraoni pa njė ėndėrr. Ai ndodhej pranė njė lumi,

    41:2 dhe ja qė ndėrsa po ngjiten nga lumi shtatė lopė, tė hijshme e tė majme, qė nisėn tė kullosin ndėr xunkthe.

    41:3 Pas atyre, u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė tjera tė shėmtuara dhe tė dobėta, dhe u ndalėn pranė tė parave nė bregun e lumit.

    41:4 Tani lopėt e shėmtuara dhe tė dobėta hėngrėn lopėt e hijshme dhe tė majme. Pastaj Faraoni u zgjua.

    41:5 Mė pas e zuri gjumi pėrsėri dhe pa njė ėndėrr tė dytė; dhe, ja, shtatė kallinj tė trashė dhe tė bukur qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm.

    41:6 Pastaj, ja, shtatė kallinj tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tyre.

    41:7 Dhe kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e trashė dhe tė plotė. Atėherė Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte njė ėndėrr.

    41:8 Nė mėngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe dėrgoi e thirri tėrė magjistarėt dhe tė diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi ėndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjendje t`ia interpretonte Faraonit.

    41:9 Atėherė kryekupėmbajtėsi i foli Faraonit duke i thėnė: "Sot kujtoj gabimet e mia.

    41:10 Faraoni ishte zemėruar me shėrbėtorėt e tij dhe mė kishte futur nė burg nė shtėpinė e kreut tė rojeve, mua dhe kryebukėpjekėsin.

    41:11 Po atė natė, unė dhe ai pamė njė ėndėrr; secili pa njė ėndėrr qė kishte kuptimin e tij.

    41:12 Me ne ishte edhe njė hebre i ri, shėrbėtor i kreut tė rojeve; atij i treguam ėndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dhėnė secilit interpretimin e ėndrrės sė tij.

    41:13 Dhe gjėrat u zhvilluan pikėrisht simbas interpretimit qė na kishte dhėnė ai. Faraoni mė rivendosi nė detyrėn time dhe e vari tjetrin".

    41:14 Atėherė Faraoni dėrgoi ta thėrrisnin Jozefin, qė e nxorrėn menjėherė nga burgu nėntokėsor. Kėshtu ai u rrua, ndėrroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.

    41:15 Dhe Faraoni i tha Jozefit: "Kam parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė; por kam dėgjuar pėr ty se, kur ke dėgjuar njė ėndėrr, je nė gjendje ta interpretosh".

    41:16 Jozefi iu pėrgjegj Faraonit duke i thėnė: "Nuk jam unė, por Perėndia do tė japė njė pėrgjigje pėr tė mirėn e Faraonit".

    41:17 Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Ja, nė ėndrrėn time unė rrija nė bregun e lumit,

    41:18 kur u ngjitėn nga lumi shtatė lopė tė majme dhe tė hijshme, qė nisėn tė kullosnin ndėr xunkthe.

    41:19 Pas tyre u ngjitėn shtatė lopė tė tjera tė dobėta, shumė tė shėmtuara dhe thatime; lopė tė tilla aq tė shėmtuara nuk kisha parė kurrė nė gjithė shtetin e Egjiptit.

    41:20 Dhe lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara i hėngrėn tė shtatė lopėt e para tė majme;

    41:21 por edhe pasi i hėngrėn, asnjeri nuk mund tė dallonte qė i kishin ngrėnė, sepse ato ishin tė shėmtuara si mė parė. Kėshtu u zgjova.

    41:22 Pastaj pashė nė ėndrrėn time shtatė kallinj qė dilnin nga njė kėrcell i vetėm, tė plotė dhe tė bukur;

    41:23 dhe ja shtatė kallinj tė tjerė tė fishkur, tė hollė dhe tė tharė nga era lindore, qė mbinin pas tė parėve.

    41:24 Pastaj shtatė kallinjtė e hollė gėlltitėn shtatė kallinjtė e bukur. Kėtė gjė ua tregova magjistarėve, por asnjeri prej tyre nuk qe nė gjėndje tė mė jepte njė shpjegim".

    41:25 Atėherė Jozefi i tha Faraonit: "Éndėrrat e Faraonit janė njė ėndėrr e njėjtė. Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po gatitet tė bėjė.

    41:26 Shtatė lopėt e bukura janė shtatė vite dhe shtatė kallinjtė e bukur janė shtatė vite; ėshtė e njėjta ėndėrr.

    41:27 Edhe shtatė lopėt e dobėta dhe tė shėmtuara, qė ngjiteshin pas atyre, janė shtatė vite; edhe shtatė kallinjtė bosh dhe tė tharė nga era lindore janė shtatė vite zije buke.

    41:28 Kėto janė ato qė i thanė Faraonit: Perėndia i tregoi Faraonit atė qė po pėrgatitet tė bėjė.

    41:29 Ja, po vijnė shtatė vite bollėku tė madh nė tėrė vendin e Egjiptit;

    41:30 por pas kėtyre do tė vinė shtatė vite zije buke dhe gjithė ai bollėk do tė harrohet nė vendin e Egjiptit; dhe zija do tė ligėshtojė vendin.

    41:31 Dhe nė vend nuk do ta kujtojnė mė bollėkun e mėparshėm pėr shkak tė zisė sė bukės qė do tė vijė, sepse kjo do tė jetė shumė e rėndė.

    41:32 Fakti qė kjo ėndėrr i ėshtė shfaqur Faraonit dy herė do tė thotė qė kėtė vendim e ka marrė Perėndia, dhe Perėndia do tė bėjė qė tė ndodhė shpejt.

    41:33 Prandaj Faraoni tė kėrkojė njė njeri tė zgjuar dhe tė urtė dhe ta caktojė nė krye tė Egjiptit.

    41:34 Faraoni duhet tė veprojė kėshtu: tė emėrojė nė vend mbikqyrės pėr tė mbledhur njė tė pestėn e prodhimeve tė vendit tė Egjiptit, gjatė shtatė viteve tė bollėkut.

    41:35 Ata tė grumbullojnė tė gjitha ushqimet e kėtyre viteve tė mbara qė po vinė dhe tė grumbullojnė grurin nėn autoritetin e Faraonit dhe ta ruajnė pėr furnizimin e qyteteve.

    41:36 Kėto ushqime do tė jenė njė rezervė pėr vendin nė parashikim tė shtatė viteve tė zisė sė bukės qė do tė bjerė nė vendin e Egjiptit; kėshtu vendi nuk do tė humbasė nga zija".

    41:37 Kjo gjė i pėlqeu Faraonit dhe gjithė nėpunėsve tė tij.

    41:38 Dhe Faraoni u tha nėpunėsve tė tij: "A mund tė gjejmė njė njeri si ky, tek i cili tė gjendet Fryma e Perėndisė?".

    41:39 Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Me qėnė se Perėndia tė bėri tė dish tė gjitha kėto gjėra, nuk ka asnjeri tė zgjuar dhe tė ditur sa ti.

    41:40 Ti do tė jesh mbi shtėpinė time dhe i tėrė populli im do t`u bindet urdhėrave tė tua; vetėm pėr fronin unė do tė jem mė i madh se ti".

    41:41 Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unė tė emėroj mbi gjithė shtetin e Egjiptit".

    41:42 Pastaj Faraoni hoqi unazėn nga dora e vet dhe ia vuri nė dorė Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari nė qafė njė gjerdan tė artė.

    41:43 E hipi pastaj nė karron e tij tė dytė, dhe para tij thėrrisnin: "Nė gjunjė!". Kėshtu Faraoni e vendosi mbi tėrė shtetin e Egjiptit.

    41:44 Veē kėsaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unė, por pa ty asnjeri nuk ka pėr tė ngritur dorėn ose kėmbėn nė tėrė shtetin e Egjiptit".

    41:45 Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha pėr grua Asenathin, tė bijėn e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis pėr tė vizituar shtetin e Egjiptit.

    41:46 Tani Jozefi ishte tridhjetė vjeē kur u paraqit para Faraonit, mbretit tė Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanė Egjiptit.

    41:47 Gjatė shtatė viteve tė bollėkut, toka prodhoi shumė;

    41:48 dhe Jozefi grumbulloi tėrė ushqimet nė vendin e Egjiptit gjatė atyre shtatė viteve dhe i vendosi nėpėr qytetet; nė ēdo qytet vendosi ushqimet e territorit pėrreth.

    41:49 Kėshtu Jozefi grumbulloi grurė, si rėra e detit, aq shumė sa pushoi sė mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.

    41:50 Para se tė vinte viti i zisė, Jozefit i lindėn dy fėmijė qė Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi.

    41:51 Jozefi e quajti tė parėlindurin Manasi, sepse tha: "Perėndia bėri qė tė harroj ēdo shqetėsim timin dhe tėrė shtėpinė e atit tim".

    41:52 Tė dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: "Perėndia mė ka bėrė frytdhėnės nė vendin e pikėllimit tim".

    41:53 Shtatė vitet e bollėkut qė qenė nė shtetin e Egjiptit morėn fund,

    41:54 dhe filluan shtatė vitet e zisė, ashtu si kishte thėnė Jozefi. Kishte mungesė ushqimesh nė tė tėra vendet, por nė tėrė vendin e Egjiptit kishte bukė.

    41:55 Pastaj tėrė vendi i Egjiptit filloi tė vuajė nga uria, dhe populli e ngriti zėrin pėr t`i kėrkuar bukė Faraonit. Atėherė Faraoni u tha tėrė Egjiptasve: "Shkoni tek Jozefi dhe bėni si t`ju thotė ai".

    41:56 Zija ishte pėrhapur mbi sipėrfaqen e tėrė vendit dhe Jozefi i hapi tėrė depot dhe u shiti grurė Egjiptasve. Por zija u bė mė e rėndė nė vendin e Egjiptit.

    41:57 Kėshtu njerėzit e tė gjitha vendeve vinin nė Egjipt te Jozefi pėr tė blerė grurė, sepse zija qe shtuar mbi tėrė tokėn.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine