Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - HOSEA 2

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    2:1 "U thoni vėllezėrve tuaj: "Ami", dhe motrave tuaja "Ruhamah".

    2:2 Protestoni kundėr nėnės suaj, protestoni, sepse ajo nuk ėshtė gruaja ime dhe unė nuk jam burri i saj. Le tė heqė nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve tė saj dhe shenjat e shkeljeve tė kurorės nga sisėt e saj;

    2:3 pėrndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bėj si nė ditėn e lindjes sė saj; do ta katandis nė njė shkreti, do ta bėj si njė tokė tė zhuritur dhe do ta bėj tė vdesė nga etja.

    2:4 Nuk do tė kem mėshirė pėr bijtė e saj, sepse janė bij prostitucioni.

    2:5 Nėna e tyre u kurvėrua nė fakt, ajo qė ėshtė ngjizur ėshtė sjellė nė mėnyrė tė turpshme, sepse ka thėnė: "Do t`u shkoj pas dashnorėve tė mi, qė mė japin bukėn time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time".

    2:6 Prandaj ja, do tė tė zė rrugėn me ferra, do ta mbyll me njė mur dhe kėshtu nuk do tė gjejė mė shtigjet e saj.

    2:7 Do tė rendė pas dashnorėve tė saj, por nuk do t`i arrijė; do t`i kėrkojė, por nuk do t`i gjejė. Atėherė do tė thotė: "Do tė kthehem te burri im i parė, sepse pėr mua ishte mė mirė atėherė se tani".

    2:8 Ajo nuk kuptoi qė unė i jepja grurė, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, qė ata i ofronin Baalit.

    2:9 Prandaj unė do tė marr pėrsėri grurin tim nė kohėn e vet dhe mushtin tim nė stinėn e vet; do t`i heq leshin tim dhe lirin tim, qė shėrbenin pėr tė mbuluar lakuriqėsinė e saj.

    2:10 Atėherė do tė zbuloj turpet e saj nė sytė e dashnorėve tė saj dhe askush nuk do ta shpėtojė nga dora ime.

    2:11 Gjithashtu do t`u jap fund gėzimeve tė saj, festave tė saj, hėnave tė reja tė saj, tė shtunave tė saj dhe gjithė solemniteteve tė saj.

    2:12 Do tė shkatėrroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtė e saj pėr tė cilėt ajo thoshte: "Kėto janė dhuratat qė mė kanė dhėnė dashnorėt e mi". Kėshtu do t`i katandis nė njė shkurrnajė dhe kafshėt e fushave do t`i hanė.

    2:13 Do ta dėnoj pastaj pėr ditėt e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathė dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorėve tė saj, por mė harronte mua", thotė Zoti.

    2:14 "Prandaj, ja, unė do ta tėrheq pas meje, do ta ēoj nė shkretėtirė dhe do t`i flas zemrės sė saj.

    2:15 Atėherė do t`i jap vreshtat e saj dhe luginėn e Akorit si portė e shpresės; atje ajo do tė kėndojė si nė ditėt e rinisė sė saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.

    2:16 Atė ditė do tė ndodhė, thotė Zoti, qė ti do tė mė quash: "Burri im", dhe nuk do tė mė quash mė: "Baali im".

    2:17 Do tė heq nga goja e saj emrat e Baalėve dhe nuk do t`i kujtojnė mė emrat e tyre.

    2:18 Atė ditė do tė bėj pėr ta njė besėlidhje me kafshėt e fushave, me shpendėt e qiellit dhe me rrėshqanorėt e tokės. Do tė thyej harkun, shpatėn dhe luftėn duke i eliminuar nga toka dhe do tė bėj tė prehen tė qetė.

    2:19 Do tė fejohesh me mua pėrjetė; do tė fejohesh me mua nė drejtėsi, nė paanshmėri, nė mirėsi dhe nė dhembshuri.

    2:20 Do tė fejohesh me mua nė besnikėri, dhe ti do tė njohėsh Zotin.

    2:21 Atė ditė do tė ndodhė qė unė do tė pėrgjigjem", thotė Zoti. "Do t`i pėrgjigjem qiellit dhe ky do t`i pėrgjigjet tokės;

    2:22 dhe toka do tė pėrgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe kėta do t`i pėrgjigjen Jezreelit.

    2:23 Unė do tė mbjell pėr vete mbi tokė dhe do tė mė vijė keq pėr Lo-ruhamahun; dhe do t`i them Lo-amit: "Ti je populli im", dhe ai do mė pėrgjigjet: "Ti je Perėndia im"".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine