Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 34

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    34:1 Afrohuni, o kombe, pėr tė dėgjuar; o popuj, kini kujdes. Le tė dėgjojė toka dhe gjithēka qė ėshtė nė tė, bota dhe gjithēka qė ajo prodhon.

    34:2 Sepse Zoti ėshtė zemėruar me tė gjitha kombet, ėshtė indinjuar me tė gjitha ushtritė e tyre; ai ka vendosur shkatėrrimin e tyre, i braktis nė masakėr.

    34:3 Tė vrarėt e tyre do tė hidhen tutje, kufomat e tyre do tė qelben dhe malet do tė shkrihen me gjakun e tyre.

    34:4 Tėrė ushtria e qiellit do tė zhduket, qiejtė do tė mblidhen rrotull si njė libėr, por tėrė ushtria e tyre do tė bjerė, ashtu si bie gjethi nga hardhia, si bie njė fryt i fishkur nga fiku.

    34:5 Me qenė se shpata ime ėshtė dehur nė qiell, ja ajo po gatitet tė bjerė mbi Edomin, mbi popullin qė kam vendosur tė shfaroset, pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė.

    34:6 Shpata e Zotit ėshtė plot me gjak, ėshtė ngopur me dhjamė, me gjakun e qengjave dhe tė cjepve, me dhjamin e veshkave tė deshve; sepse Zoti bėn njė flijim nė Botsrah dhe njė kėrdi tė madhe nė vendin e Edomit.

    34:7 Bashkė me ta bien buaj, mėzetėr tok me dema; toka e tyre ėshtė vaditur me gjak, pluhuri i tyre ėshtė ngopur me dhjamė.

    34:8 Sepse ėshtė dita e hakmarrjes tė Zotit, viti i shpėrblimit pėr ēėshtjen e Sionit.

    34:9 Pėrrenjtė do tė kthehen nė katran, pluhuri i vet nė squfur, toka e vet do tė bėhet rrėshirė e zjarrtė.

    34:10 Nuk do tė shuhet as ditėn as natėn, tymi i tij do tė ngjitet pėrjetė; do tė mbetet e shkretė brez pas brezi, askush nuk do tė kalojė mbi tė.

    34:11 Zotėr tė tij do tė bėhen pelikani dhe iriqi dhe do tė banojnė aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do tė shtrijė mbi tė litarin e dėshpėrimit, plumbēen e boshllėkut.

    34:12 Do t`i thėrrasin fisnikėt nė mbretėri, por nuk do ketė asnjė prej tyre, dhe tėrė princat janė katandisur nė hiē.

    34:13 Nė pallatet e tij do tė rriten gjemba, nė fortesat e tij hithra dhe carangtha; do tė bėhet banesė pėr ēakejtė, njė vend i rrethuar pėr strucat.

    34:14 Kafshėt e shkretėtirės do tė takohen me kafshėt qė ulėrijnė, cjeptė do tė thėrrasin njeri tjetrin; do tė vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do tė gjejnė njė vend pushimi.

    34:15 Do tė bėjė folenė e vet gjarpėri-shigjetė, do tė lėshojė aty vezėt, do t`i ēelė dhe do t`i mbledhė nė hijen e tij tė vegjėlit e vet, aty do tė mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.

    34:16 Kėrkoni nė librin e Zotit dhe lexoni: asnjė prej tyre nuk do tė mungojė, askujt nuk do t`i mungojė shoku i vet, sepse e ka urdhėruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.

    34:17 Ai vetė e ka hedhur shortin pėr ta, dhe dora e tij e ka ndarė midis tyre me vijėn e matjes; do ta zotėrojnė pėr gjithnjė; do tė banojnė aty brez pas brezi.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine