Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 36

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    36:1 Nė vitin e katėrmbėdhjetė tė mbretit Ezekia ndodhi qė Senakeribi, mbret i Asirisė, doli kundėr qyteteve tė fortifikuara tė Judės dhe i pushtoi.

    36:2 Mbreti i Asirisė dėrgoi Rabshakehun nga Lakishi nė Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me njė ushtri tė madhe; ai u ndal pranė ujėsjellėsit tė hauzit tė sipėrm, nė rrugėn e arės sė larėsit.

    36:3 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek ai.

    36:4 Rabshakehu u tha atyre: "I thoni Ezekias: Kėshtu thotė mbreti i madh, mbreti i Asirisė: ku mbėshtetet besimi qė ke?

    36:5 Unė them se kėshillė dhe forcė pėr tė bėrė luftėn nuk janė vetėm fjalė goje; tani qė je rebeluar kundėr meje te kush ke besim ti?

    36:6 Ja, ti ke besim nė pėrkrahjen e kėtij kallami tė thyer, qė ėshtė Egjipti, qė pret dorėn e atij qė mbėshtetet mbi tė dhe e shpon. I tillė ėshtė pikėrisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tėrė ata qė kanė besim tek ai.

    36:7 Nė rast se pastaj mė thuaj: "Ne kemi besim tek Zoti, Perėndia ynė", a nuk ėshtė vallė po ai qė Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarėt, duke u thėnė Judės dhe Jeruzalemit: "Ju do tė adhuroni vetėm para kėtij altari"?

    36:8 Tani, pra, vėr njė bast me zotin tim, mbretin e Asirisė; unė do tė tė jap dy mijė kuaj, nė qoftė se ti je nė gjendje tė sigurosh kalorėsit qė i hipin.

    36:9 Si do tė mundje tė sprapsėsh njė kapiten tė vetėm midis shėrbėtorėve mė tė vegjėl tė zotit tim? Por ti ke besim se Egjipti do tė tė japė qerre dhe kalorės.

    36:10 Dhe tani a kam ardhur vallė kundėr kėtij vendi pa vullnetin e Zotit pėr ta shkatėrruar? Zoti mė ka thėnė: "Dil kundėr kėtij vendi dhe shkatėrroje"".

    36:11 Atėherė Eliakimi, Shebna dhe Joahu i thanė Rabshakehut: "Foli, pra, shėrbėtorėve tė tu nė gjuhėn aramaike, sepse ne e kuptojmė, por mos na fol nė gjuhėn hebraike, nė mėnyrė qė ta dėgjojė populli qė ėshtė mbi muret".

    36:12 Por Rabshakehu u pėrgjigj: "Zoti im, vallė, mė ka dėrguar t`i them kėto fjalė zotit tėnd dhe ty, dhe jo pikėrisht njerėzve qė ndodhen mbi muret, tė katandisur tė hanė jashtėqitjet e tyre dhe tė pinė urinėn e tyre bashkė me ju?".

    36:13 Atėherė Rabshakehu u ngrit mė kėmbė dhe bėrtiti me zė tė lartė nė gjuhėn hebraike, duke thėnė: "Dėgjoni fjalėt e mbretit tė madh, tė mbretit tė Asirisė!

    36:14 Kėshtu thotė mbreti: "Tė mos ju mashtrojė Ezekia, sepse ai nuk mund t`ju ēlirojė nga duart e mia;

    36:15 as tij bėjė Ezekia qė tė vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thėnė: "Me siguri Zoti do tė na ēlirojė; ky qytet nuk do tė jepet nė duart e mbretit tė Asirisė".

    36:16 Mos dėgjoni Ezekian, sepse kėshtu thotė mbreti i Asirisė: bėni paqe me mua dhe dorėzohuni, dhe secili prej jush do tė mund tė hajė frytet e vreshtit tė tij dhe tė fikut tė tij, dhe secili do tė mund tė pijė ujin e sternės sė tij,

    36:17 deri sa tė vijė unė pėr t`ju ēuar nė njė vend tė ngjashėm me tuajin, nė njė vend gruri dhe mushti, nė njė vend buke dhe vreshtash.

    36:18 Tė mos ju mashtroj Ezekia duke thėnė: "Zoti do tė na ēlirojė". A ka mundur ndonjė prej perėndive tė kombeve tė ēlirojė vendin e tij nga duart e mbretit tė Asirisė?

    36:19 Ku janė perėnditė e Hamathit dhe tė Arpadit? Ku janė perėnditė e Sefarvaimit? A e kanė ēliruar vallė Samarinė nga duart e mia?

    36:20 Kush prej tėrė perėndive tė kėtyre vendeve ka ēliruar vendin e vet nga duart e mia, qė Zoti tė mund tė ēlirojė Jeruzalemin nga duart e mia?".

    36:21 Por ata heshtėn dhe nuk u pėrgjigjėn me asnjė fjalė, sepse urdhėri i mbretit ishte: "Mos iu pėrgjigjni".

    36:22 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, erdhėn tek Ezekia me rroba tė grisura dhe i njoftuan fjalėt e Rabshakehut.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine