Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 55

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    55:1 "O ju tė gjithė qė keni etje, ejani tek ujėrat, dhe ju qė nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verė dhe qumėsht!

    55:2 Pse shpenzoni para pėr atė qė nuk ėshtė bukė dhe fryt i mundit tuaj, pėr atė qė nuk tė ngop? Dėgjomėni me kujdes dhe do tė hani atė qė ėshtė e mirė, dhe shpirti juaj do tė shijojė ushqime tė shijshme.

    55:3 Vini veshin dhe ejani tek unė, dėgjoni dhe shpirti juaj do tė jetojė; dhe unė do tė bėj me ju njė besėlidhje tė pėrjetshme, sipas hirit tė qėndrueshėm qė i premtova Davidit.

    55:4 Ja, unė ia dhashė si dėshmitar popujve, si princ dhe komandant tė popujve.

    55:5 Ja, ti do tė thėrrasėsh njė komb qė nuk e njeh, dhe njė komb qė nuk tė njeh do tė vrapojė te ti, pėr shkak tė Zotit, Perėndisė tėnd, dhe tė Shenjtit tė Izraelit, sepse ai tė ka pėrlėvduar".

    55:6 Kėrkoni Zotin ndėrsa mund tė gjendet, e thirrni ndėrsa ėshtė afėr.

    55:7 I pabesi le ta lėrė rrugėn e tij dhe njeriu i padrejtė mendimet e tij, dhe le tė kthehet tek Zoti qė tė ketė dhembshuri pėr tė, tek Perėndia ynė qė fal bujarisht.

    55:8 "Duke qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, dhe as rrugėt tuaja nuk janė rrugėt e mia", thotė Zoti.

    55:9 "Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se toka, kėshtu edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja.

    55:10 Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokėn, pa e bėrė pjellore, pa bėrė qė tė mbij nė mėnyrė qė ai qė do tė mbjellėtė marrė farėn dhe tė sigurojė bukėn pėr tė ngrėnė,

    55:11 Kėshtu do tė jetė fjala ime e dalė nga goja ime; ajo nuk do tė mė kthehet bosh mua, pa kryer atė qė dėshiroj dhe pa realizuar plotėsisht atė pėr tė cilėn e dėrgova.

    55:12 Sepse ju do tė niseni me gėzim dhe do t`ju kthejnė nė paqe. Malet dhe kodrat do tė shpėrthejnė nė britma gėzimi pėrpara jush dhe tėrė drurėt e fushave do tė duartrokasin.

    55:13 Nė vend tė ferrave do tė rritet selvia, nė vend tė hithrave do tė rritet mersina; kjo do tė jetė pėr Zotin njė titull lavdie, njė shenjė e pėrjetshme qė nuk do tė shkatėrrohet".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine