Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JEREMIAH 38

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    38:1 Shefatiahu bir i Metanit, Gedaliahu bir i Pashhurit, Jukali bir i Pashhurit, Jukali, bir i Shelemiahut, dhe Pashhuri bir i Malkiahut, dėgjuan fjalėt qė Jeremia i drejtonte tėrė popullit, duke thėnė:

    38:2 "Kėshtu thotė Zoti: Kush do tė mbetet nė kėtė qytet ka pėr tė vdekur nga shpata, nga uria ose nga murtaja, por ai qė do t`u dorėzohet Kaldeasve do tė jetojė; do tė ketė si pre e tij jetėn e tij, por do tė jetojė".

    38:3 Kėshtu thotė Zoti: "Ky qytet do tė jepet me siguri nė dorė tė ushtrisė sė mbretit tė Babilonisė, qė do ta pushtojė atė".

    38:4 Atėherė princat i thanė mbretit: "Ah, le tė vritet ky njeri, sepse ligėshton duart e njerėzve tė luftės qė kanė mbetur nė kėtė qytet, dhe duart e tėrė popullit, duke u thėnė fjalė tė tilla. Ky njeri nuk kėrkon mirėqėnien e kėtij populli, por tė keqen e tij".

    38:5 Atėherė mbreti Sedekia tha: "Ja ku e keni nė duart tuaja, sepse mbreti nuk mund tė bėjė asgjė kundėr jush".

    38:6 Atėherė e morėn Jeremian dhe e hodhėn nė sternėn e Malkiahut, birit tė mbretit, qė ishte nė oborrin e burgut; dhe e zbritėn nė tė Jeremian me litarė. Nė sternė nuk kishte ujė, por vetėm baltė, dhe Jeremia u fundos nė baltė.

    38:7 Por Ebed-meleku, Etiopiasi, njė eunuk qė rrinte nė shtėpinė e mbretit, dėgjoi qė Jeremian e kishin vėnė nė sternė. Ndėrsa mbreti rrinte ulur te porta e Beniaminit,

    38:8 Ebed-meleku doli nga shtėpia e mbretit dhe i foli mbretit, duke i thėnė:

    38:9 "O mbret, imzot, kėta njerėz kanė vepruar keq nė tėrė ato qė i kanė bėrė profetit Jeremia, duke e hedhur nė sternė; aty brenda ai do tė vdesė nga uria, sepse nuk ka mė bukė nė qytet".

    38:10 Atėherė mbreti i dha kėtė urdhėr Etiopiasit Ebed-melek: "Merr me vete nga kėtu tridhjetė burra dhe nxirre jashtė profetin Jeremia nga sterna para se tė vdesė".

    38:11 Kėshtu Ebed-meleku mori me vete burrat, hyri nė shtėpinė e mbretit duke kaluar poshtė vendit tė thesarit, mori andej rroba dhe lecka tė konsumuara dhe ia zbriti me litarė Jeremias nė sternė.

    38:12 Pastaj Ebed-meleku Etiopiasi i tha Jeremias: "Oh, vėri kėto rroba dhe lecka tė konsumuara poshtė sqetullave, poshtė litarėve". Jeremia veproi ashtu.

    38:13 Kėshtu e tėrhoqėn lart Jeremian me anė tė litarėve dhe e bėnė tė dalė nga sterna. Pastaj Jeremia mbeti nė kopshtin e burgut.

    38:14 Atėherė mbreti Sedekia dėrgoi tė marrin profetin Jeremia dhe e bėri tė vijė nė hyrjen e tretė tė shtėpisė tė Zotit. Mbreti i tha Jeremias: "Tė kėrkoj njė gjė; mos mė fshih asgjė".

    38:15 Jeremia iu pėrgjigj Sedekias: "Po tė ta them, me siguri nuk do tė bėsh qė tė vdes? Dhe nė qoftė se pastaj tė jap njė kėshillė, nuk do tė ma dėgjosh".

    38:16 Kėshtu mbreti Sedekia iu betua fshehurazi Jeremias, duke thėnė: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, qė na ka dhėnė kėtė jetė, nuk do tė bėj tė vdesėsh dhe nuk do tė dorėzoj nė dorėn e kėtyre njerėzve qė kėrkojnė jetėn tėnde".

    38:17 Atėherė Jeremia i tha Sedekias: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Nė rast se u dorėzohesh princave tė mbretit tė Babilonisė, do tė shpėtosh jetėn tėnde; ky qytet nuk do tė digjet dhe ti do tė jetosh me shtėpinė tėnde;

    38:18 por nė rast se nuk do t`u dorėzohesh princave tė mbretit tė Babilonisė, ky qytet do t`u lihet nė dorė Kaldeasve qė do t`i vėnė flakėn, dhe ti nuk do tė shpėtosh nga duart e tyre".

    38:19 Mbreti Sedekia i tha Jeremias: "Kam frikė nga Judejtė qė kaluan nga ana e Kaldeasve, kam frikė se mos mė japin nė duart e tyre dhe tė mė keqtrajtojnė".

    38:20 Por Jeremia iu pėrgjigj: "Nuk do tė tė dorėzojnė nė duart e tyre. Oh, dėgjo zėrin e Zotit nė atė qė tė them; kėshtu do tė tė ecė mbarė dhe do tė jetosh.

    38:21 Por nė rast se ti refuzon tė dalėsh, kjo ėshtė ajo qė Zoti mė ka treguar:

    38:22 Ja, tė gjitha gratė qė kanė mbetur nė shtėpinė e mbretit tė Judės do tė ēohen te princat e mbretit tė Babilonisė dhe do tė thonė: "Miqtė e tu tė ngushtė tė kanė bėrė pėr vete dhe kanė sunduar mbi ty; kėmbėt e tua janė fundosur nė baltė dhe ata tė kanė kthyer kurrizin".

    38:23 Tė gjitha bashkėshortet e tua dhe bijtė e tu do tė ēohen te Kaldeasit dhe ti nuk do tė shpėtosh nga duart e tyre, por do tė tė zėnė dhe do tė tė dorėzojnė nė duart e mbretit tė Babilonisė dhe kėtij qyteti do t`i vihet zjarri".

    38:24 Sedekia i tha Jeremias: Askush tė mos i dijė kėto fjalė dhe ti nuk ke pėr tė vdekur.

    38:25 Por nė rast se princat do tė mėsojnė qė kam folur me ty dhe do tė vijnė te ti pėr tė tė thėnė: "Na njofto ēfarė i ke thėnė mbretit dhe atė qė mbreti tė ka thėnė ty, mos na fshih asgjė dhe nuk do tė tė bėjmė tė vdesėsh",

    38:26 do t`u pėrgjigjesh atyre: "I paraqita kėrkesėn time mbretit, qė tė mos mė kthente nė shtėpinė e Jonathanit pėr tė vdekur"".

    38:27 Tėrė princat erdhėn te Jeremia dhe e morėn nė pyetje, por ai u pėrgjigj duke iu pėrmbajtur tėrė fjalėve qė mbreti kishte urdhėruar; prandaj e lanė tė qetė, nuk mėsuan asgjė nga biseda.

    38:28 Kėshtu Jeremia mbeti nė oborrin e burgut deri ditėn qė u pushtua Jeruzalemi. Dhe ai ishte atje kur u shti nė dorė Jeruzalemi.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine