Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JEREMIAH 40

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    40:1 Fjala qė iu drejtua nga Zoti Jeremias mbasi Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e kishte lėnė tė lirė nga Ramahu, duke e kapur ndėrsa ishte i lidhur me zinxhirė nė mes tė tė gjithė tė internuarve tė

    40:2 Komandanti i rojeve zuri Jeremian dhe i tha: "Zoti, Perėndia yt, e ka shqiptuar kėtė tė keqe kundėr kėtij vendi.

    40:3 Tani Zoti e realizoi atė dhe bėri ashtu si kishte thėnė, sepse ju keni mėkatuar kundėr Zotit dhe nuk keni dėgjuar zėrin e tij. Prandaj ju ndodhi njė gjė e tillė.

    40:4 Ja sot po tė zgjidh nga prangat qė ke nė duar; nė rast se tė pėlqen tė vish me mua nė Babiloni, eja, dhe unė do tė kujdesem pėr ty; por nė rast se nuk tė pėlqen tė vish me mua nė Babiloni, qėndro. Ja, tėrė vėndi ėshtė para teje; shko atje ku tė pėlqen mė tepėr dhe ku ke mė tepėr rehati".

    40:5 Duke qėnė se Jeremia nuk vendoste tė kthehej, Nebuzaradani tha: "Kthehu te Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, qė mbreti i Babilonisė ka vendosur mbi qytetet e Judės; bano me tė nė mes tė popullit ose shko atje ku e ndjen veten mė rehat". Pastaj komandanti i rojeve i dha ushqime si dhe njė dhuratė dhe e la tė ikte.

    40:6 Atėherė Jeremia shkoi te Gedaliahu, bir i Ahikamit, nė Mitspah, dhe banoi aty nė mes tė popullit qė kishte mbetur nė vend.

    40:7 Kur tėrė krerėt e forcave qė ishin nė krahinė mėsuan nga njerėzit e tyre qė mbreti i Babilonisė e kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit, si qeveritar tė vendit dhe i kishte besuar atij burrat,

    40:8 shkuan te Gedaliahu nė Mitspah: Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani dhe Jonathani, bijtė e Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit, bijtė e Efait nga Netofa dhe Jezaniahu, bir i Maakathitit sė bashku me njerėzit e tyre.

    40:9 Gedaliahu, bir i Ahikamit, bir i Shafanit, iu betua atyre dhe njerėzve tė tyre, duke thėnė: "Mos kini frikė t`u shėrbeni Kaldeasve, qėndroni nė vend dhe i shėrbeni mbretit tė Babilonisė, dhe ēdo gjė do t`ju shkojė mbarė.

    40:10 Sa pėr mua, ja, unė do tė qėndroj nė Mitspah pėr tė qėnė nė dispozicion tė Kaldeasve, qė do tė vijnė te ne; por ju grumbulloni verėn, frutat verore dhe vajin, vendosini nė enėt tuaja dhe qėndroni nė qytetet tuaja qė keni zėnė".

    40:11 Edhe tėrė Judejtė qė ishin nė Moab, midis Amonitėve, nė Edom dhe nė tė gjitha vendet, kur mėsuan qė mbreti i Babilonisė kishte lėnė njė pjesė tė popullsisė nė Judė dhe qė kishte vendosur mbi ta Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit,

    40:12 po, tėrė Judejtė u kthyen nga tė gjitha vendet ku ishin shpėrndarė dhe erdhėn nė vendin e Judės te Gedaliahu nė Mitspah dhe mblodhėn verė dhe fruta verore me bollėk tė madh.

    40:13 Johanani, bir i Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin nė krahinė erdhėn te Gedaliahu nė Mitspah,

    40:14 dhe i thanė: "A e di ti qė Baalis, mbreti i Amonitėve, ka dėrguar Ishmaelin, birin e Nethaniahut, qė tė tė vrasė?". Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, nuk u besoi atyre.

    40:15 Atėherė Johanani, bir i Kareahut, i tha nė mėnyrė tė fshehtė Gedaliahut nė Mitspah: "Oh, mė lėr tė shkoj ta vras Ishmaelin, birin e Nethanjahut; askush nuk do ta mėsojė. Pse duhet tė tė marr jetėn, dhe kėshtu tėrė Judejtė qė janė mbledhur rreth teje tė shpėrndaheshin dhe pjesa qė mbetet e Judės tė vdesė?".

    40:16 Por Gedaliahu, bir i Ahikamit, i tha Johananit, birit tė Kareahut: "Mos bėj njė gjė tė tillė, sepse ajo qė thua pėr Ishmaelin ėshtė e rreme".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine