Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOHN 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    9:1 Kur po kalonte, pa njė njeri qė ishte i verbėr qė nga lindja.

    9:2 Dhe dishepujt e tij e pyetėn duke thėnė: ``Mėsues, kush ka mėkatuar, ai apo prindėrit e tij, qė ai ka lindur i verbėr?``.

    9:3 Jezusi u pėrgjigj: ``As ai, as prindėrit e tij s`kanė mėkatuar, por kjo ndodhi qė tek ai tė dėftohen veprat e Perėndisė.

    9:4 Unė duhet t`i kryej veprat e atij qė mė ka dėrguar sa ėshtė ditė; vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė.

    9:5 Derisa jam nė botė, unė jam drita e botės``.

    9:6 Pasi kishte thėnė kėto gjėra, pėshtyu pėrdhe, bėri baltė me pėshtymė dhe leu sytė e tė verbrit me tė.

    9:7 Pastaj i tha: ``Shko, lahu nė pellgun e Siloamit`` (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė.

    9:8 Atėherė fqinjtė dhe ata qė mė parė e kishin parė tė verbėr, thanė: ``A s`ėshtė ky ai qė rrinte ulur dhe lypte?``.

    9:9 Disa thoshnin: ``Ai ėshtė``. Tė tjerė: ``I pėrngjan atij``. Dhe ai thoshte: ``Unė jam``.

    9:10 I thanė pra: ``Si tė janė hapur sytė?``.

    9:11 Ai u pėrgjigj dhe tha: ``Njė njeri, qė quhet Jezus, ka bėrė baltė, m`i leu sytė dhe mė tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unė shkova atje, u lava dhe m`u kthye drita e syve``.

    9:12 Dhe ata i thanė: ``Ku ėshtė ai?``. Ai u pėrgjigj: ``Nuk e di``.

    9:13 Atėherė ata e ēuan te farisenjtė atė qė mė parė kishte qenė i verbėr.

    9:14 Dhe ishte e shtunė kur Jezusi bėri baltėn dhe ia hapi sytė.

    9:15 Edhe farisenjtė, pra, e pyesnin pėrsėri si e fitoi dritėn e syve. Dhe ai u tha atyre: ``Mė vuri baltė mbi sy, u lava dhe shoh``.

    9:16 Atėherė disa farisenj thanė: ``Ky njeri nuk ėshtė nga Perėndia, sepse nuk e respekton tė shtunėn!``. Tė tjerė thoshnin: ``Si mund tė kryejė shenja tė tilla njė njeri mėkatar?``. Dhe kishte pėrēarje midis tyre.

    9:17 E pyetėn, pra, pėrsėri tė verbrin: ``Po ti, ē`thua pėr atė pėr faktin qė t`i ka hapur sytė?``. Ai tha: ``Éshtė njė profet``.

    9:18 Por Judenjtė nuk besuan se ai kishte qenė i verbėr dhe se kishte fituar dritėn e syve, derisa thirrėn prindėrit e atij qė kishte fituar dritėn e syve.

    9:19 Dhe i pyetėn ata: ``A ėshtė ky djali juaj, pėr tė cilin ju thoni se ka lindur i verbėr? Vallė si sheh tani?``.

    9:20 Prindėrit e tij, duke u pėrgjigjur atyre, thanė: ``E dimė se ky ėshtė djali ynė dhe se ka lindur i verbėr,

    9:21 por ne nuk dimė se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytė; pyeteni atė; ai moshė ka, do t`ju flasė pėr veten e vet``.

    9:22 Kėto thanė prindėrit e tij, sepse kishin frikė nga Judenjtė; sepse Judenjtė kishin vendosur qė, nėse dikush do ta rrėfente Jezusin si Krishti, do tė pėrjashtohej nga sinagoga.

    9:23 Prandaj prindėrit e tij thanė: ``Moshė ka, pyeteni atė``.

    9:24 Atėherė ata e thirrėn pėrsėri njeriun qė kishte qenė i verbėr dhe i thanė: ``Jepi lavdi Perėndisė; ne e dimė se ai njeri ėshtė mėkatar``.

    9:25 Ai atėherė u pėrgjigj dhe tha: ``Nė ėshtė mėkatar, nuk e di, por di njė gjė, qė isha i verbėr dhe tani shoh``.

    9:26 E pyetėn pėrsėri: ``Ē`tė bėri? Si t`i ka hapur sytė?``.

    9:27 Ai u pėrgjigj atyre: ``Unė tashmė ua kam thėnė dhe ju nuk keni dėgjuar; pse doni ta dėgjoni pėrsėri? Doni ndoshta tė bėheni edhe ju dishepuj tė tij?``.

    9:28 Por ata e fyen dhe thanė: ``Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj tė Moisiut!

    9:29 Ne e dimė se Perėndia i foli Moisiut; sa pėr atė, nuk e dimė se nga ėshtė``.

    9:30 Ai njeri u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``E pra, ėshtė e ēuditshme qė ju tė mos dini nga ėshtė ai; megjithatė ai m`i hapi sytė!

    9:31 Dhe ne e dimė se Perėndia nuk i dėgjon mėkatarėt, por nėse dikush ėshtė i druajtshėm ndaj Perėndisė dhe bėn vullnetin e tij, ai atė e dėgjon!

    9:32 Qė prej fillimit tė botės nuk ėshtė dėgjuar qė dikush t`ia ketė hapur sytė njė tė linduri tė verbėr.

    9:33 Po tė mos ishte ky nga Perėndia, nuk do tė mund tė bėnte asgjė``.

    9:34 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Ti ke lindur i tėri nė mėkate e don tė na mėsosh?``. Dhe e nxorėn jashtė.

    9:35 Jezusi e mori vesh se e nxorėn jashtė dhe, kur e gjeti, i tha: ``A beson ti nė Birin e Perėndisė?``.

    9:36 Ai u pėrgjigj dhe tha: ``Kush ėshtė, Zot, qė unė tė besoj nė tė?``.

    9:37 Dhe Jezusi i tha: ``Ti e ke parė; ėshtė pikėrisht ai qė po tė flet``.

    9:38 Atėherė ai tha: ``Unė besoj, o Zot``; dhe e adhuroi.

    9:39 Pastaj Jezusi tha: ``Unė kam ardhur nė kėtė botė pėr tė bėrė njė gjyq, qė ata qė nuk shohin tė shohin dhe ata qė shohin tė verbohen``.

    9:40 Disa nga farisenjtė qė ishin me tė i dėgjuan kėto gjėra dhe i thanė: ``Jemi tė verbėr edhe ne?``.

    9:41 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``Po tė ishit tė verbėr, nuk do tė kishit asnjė mėkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mėkati juaj mbetet``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine