Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOSHUA 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    11:1 Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i mėsoi kėto ngjarje, u dėrgoi lajmėtarė Johabit, mbretit tė Madonit, mbretit tė Shimronit dhe atij tė Akshafit,

    11:2 mbretėrve qė ndodheshin nė veri tė zonės malore, nė Arabah, nė jug tė Kinerethit, nė ultėsirėn dhe mbi lartėsitė e Dorit, nė perėndim,

    11:3 Kananejve qė ishin nė lindje dhe nė perėndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve nė krahinėn malore, Hivejve nė kėmbėt e malit Hermon nė vendin e Mitspahut.

    11:4 Kėshtu ata dolėn, ata vetė me tėrė ushtritė e tyre, njė turmė shumė e madhe si rėra qė ėshtė mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre nė njė numėr shumė tė madh.

    11:5 Kėshtu tėrė kėta mbretėr u bashkuan dhe erdhėn nė afėrsitė e ujėrave tė Meromit pėr tė ngritur njė kamp tė pėrbashkėt dhe pėr tė luftuar kundėr Izraelit.

    11:6 Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesėr nė kėtė orė ke pėr t`i parė tė gjithė tė vrarė para Izraelit. Do tė presėsh leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe do tė djegėsh qerret e tyre".

    11:7 Jozueu, pra, dhe gjithė luftėtarėt bashkė me tė, marshuan papritmas kundėr tyre afėr ujėrave tė Meromit dhe i sulmuan;

    11:8 dhe Zoti i dha nė duart e Izraelitėve, tė cilėt i mundėn dhe i ndoqėn deri nė Sidonin e madh, deri nė ujėrat e Misrefothit dhe nė luginėn e Mitspahut, nė drejtim tė lindjes; i mundėn deri nė atė pikė sa nuk lanė tė gjallė asnjė prej tyre.

    11:9 Jozueu i trajtoi si i kishte thėnė Zoti preu leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe ua dogji qerret.

    11:10 Nė po atė periudhė Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatė, sepse nė tė kaluarėn Hatsori kishte qenė kryeqyteti i tėrė kėtyre mbretėrive.

    11:11 Vrau me shpatė tėrė njerėzit qė gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flakėn Hatsorit.

    11:12 Kėshtu Jozueu pushtoi tėrė qytetet e kėtyre mbretėrive, zuri mbretėrit e tyre dhe i vrau me shpatė, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit.

    11:13 Por Izraeli nuk u vuri flakėn asnjėrit prej qyteteve qė ngriheshin nė kodrinat, me pėrjashtim tė Hatsorit, i vetmi qytet qė Jozueu dogji.

    11:14 Bijtė e Izraelit morėn pėr vete tėrė plaēkėn e kėtyre qyteteve dhe bagėtinė, por vranė tėrė njerėzit dhe nuk lanė shpirt tė gjallė.

    11:15 Ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, shėrbėtorin e tij, kėshtu Moisiu urdhėroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgjė nga tėrė ato qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

    11:16 Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė atė vend, krahinėn malore, tėrė Negevin, tėrė vendin e Goshenit, ultėsirėn, Arabahun, krahinėn malore tė Izraelit dhe ultėsirat e tij,

    11:17 nga mali Holak, qė ngrihet nė drejtim tė Seirit, deri nė Baal-Gad nė luginėn e Libanit nė kėmbėt e malit Hermon; zuri tėrė mbretėrit e tyre, i goditi dhe i vrau.

    11:18 Jozueu luftoi gjatė kundėr tė gjithė kėtyre mbretėrve.

    11:19 Nuk pati qytet qė tė bėnte paqe me bijtė e Izraelit, me pėrjashtim tė Hivejve qė banonin nė Gabaon; i pushtuan tė gjitha me luftė.

    11:20 Nė fakt ishte Zoti vetė qė fortėsonte zemrėn e tyre qė tė bėnin luftė kundėr Izraelit, me qėllim qė Izraeli tė vendoste shfarosjen e tyre pa asnjė mėshirė pėr ta, por t`i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

    11:21 Po nė kėtė periudhė Jozueu u nis nė marshim dhe shfarosi Anakitėt e krahinės malore, ata tė Hebronit, tė Debirit, tė Anabit, tė tė gjithė krahinės malore tė Judės dhe tė tė gjithė krahinės malore tė Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre tė plotė bashkė me qytetet e tyre.

    11:22 Nuk mbetėn mė Anakitė nė vendin e bijve tė Izraelit; mbetėn disa prej tyre vetėm nė Gaza, nė Gath dhe nė Ashod.

    11:23 Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė vendin, pikėrisht ashtu siē i kishte thėnė Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashėgim Izraelit, simbas ndarjeve tė tyre nė fise. Dhe kėshtu vendi pati njė pushim nga lufta.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine