Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LUKE 5

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    5:1 Dhe ndodhi qė Jezusi, kur po ndodhej nė bregun e liqenit tė Gjenezaretit e ndėrsa turma po shtyhej rreth tij pėr tė dėgjuar fjalėn e Perėndisė,

    5:2 pa dy barka tė lidhura nė breg tė liqenit, nga tė cilat kishin dalė peshkatarėt dhe po lanin rrjetat.

    5:3 Atėherė hyri nė njė nga ato barka, nė atė qė ishte e Simonit, dhe iu lut qė tė largohej pak nga bregu. U ul dhe mėsonte turmat nga barka.

    5:4 Dhe kur mbaroi sė foluri i tha Simonit: ``Shko nė tė thella, dhe hidhni rrjetat tuaja pėr tė zėnė peshk``.

    5:5 Dhe Simoni, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Mėsues, u munduam gjithė natėn dhe nuk zumė asgjė; por, pėr fjalėn tėnde, do ta hedh rrjetėn.

    5:6 Dhe, si bėnė kėshtu, zunė njė sasi aq tė madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.

    5:7 Atėherė u bėnė shenjė shokėve tė tyre qė ishin nė barkėn tjetėr, qė tė vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhėn dhe i mbushėn tė dy barkat aq sa gati po fundoseshin.

    5:8 Simon Pjetri, kur pa kėtė, i ra ndėr kėmbė Jezusit dhe i tha: ``Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mėkatar``.

    5:9 Nė tė vėrtetė Pjetri dhe tė gjithė ata qė ishin me tė, habiteshin pėr shkak tė sasisė sė peshkut qė kishin zėnė.

    5:10 E njėjta gjė u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve tė Zebedeut, qė ishin shokė tė Simonit. Atėherė Jezusi i tha Simonit: ``Mos ki frikė; tash e tutje ti do tė jesh peshkatar njerėzish tė gjallė``.

    5:11 Pastaj ata, si i nxorėn nė breg barkat, lanė ēdo gjė dhe ndiqnin.

    5:12 Ndodhi qė, ndėrsa Jezusi ndodhej nė njė nga ato qytete, erdhi njė njeri i mbushur plot me lebėr, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrė pėr dhe dhe iu lut duke thėnė: ``Zot, po tė duash, ti mund tė mė pastrosh``.

    5:13 Atėherė ai e zgjati dorėn, e preku duke thėnė: ``Po, e dua, qofsh i pastruar``. Dhe menjėherė lebra iu zhduk.

    5:14 Dhe Jezusi e urdhėroi: ``Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bėj njė ofertė pėr pastrimin tėnd, sikurse e ka pėrshkruar Moisiu, qė kjo t`u shėrbejė si dėshmi``.

    5:15 Dhe fama e tij po pėrhapej gjithnjė e mė shumė; dhe turma tė mėdha mblidheshin pėr ta dėgjuar dhe pėr t`u shėruar prej tij nga sėmundjet e veta.

    5:16 Por ai tėrhiqej nė vende tė vetmuara dhe lutej.

    5:17 Njė ditė ndodhi qė, ndėrsa Jezusi po mėsonte, ishin tė pranishėm, ulur, disa farisenj dhe mėsues tė ligjit, qė kishin ardhur nga tė gjitha fshatrat e Galilesė, tė Judesė dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me tė, qė tė kryente shėrime.

    5:18 Dhe ja, disa njerėz po sillnin mbi njė vig njė njeri tė paralizuar dhe kėrkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin pėrpara tij.

    5:19 Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda pėr shkak tė turmės, hipėn mbi ēatinė e shtėpisė dhe e lėshuan pėrmjet tjegullave me gjithė vig midis njerėzve, pėrpara Jezusit.

    5:20 Dhe ai, duke parė besimin e tyre, i tha atij: ``Njeri, mėkatet e tua tė janė falur``.

    5:21 Atėherė skribėt dhe farisenjtė filluan tė arsyetojnė duke thėnė: ``Kush ėshtė ky qė thotė blasfemi? Kush mund t`i falė mėkatet, pėrveē vetėm Perėndi?``.

    5:22 Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalėn dhe tha: ``Ē`po arsyetoni nė zemrat tuaja?

    5:23 Ēfarė ėshtė mė e lehtė, tė thuhet: "Mėkatet e tua tė janė falur", apo tė thuhet: "Ēohu dhe ec"?

    5:24 Tani, pra, me qėllim qė ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokė tė falė mėkatet, unė tė them (i tha tė paralizuarit), ēohu, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!``.

    5:25 Dhe menjėherė ai njeri u ngrit pėrpara tyre, mori vigun mbi tė cilin qe shtrirė dhe shkoi nė shtėpinė e vet, duke pėrlėvduar Perėndinė.

    5:26 Dhe tė gjithė u habitėn dhe pėrlėvdonin Perėndinė, dhe, plot frikė, thoshnin: ``Sot pamė gjėra tė mahnitshme``.

    5:27 Dhe, mbas kėtyre gjėrave, ai doli dhe pa njė tagrambledhės, qė quhej Levi, dhe rrinte nė vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmė``.

    5:28 Dhe ai i la tė gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.

    5:29 Pastaj Levi i pėrgatiti nė shtėpinė e tij njė gosti tė madhe, dhe njė numėr i madh tagrambledhėsish e tė tjerė rrinin nė tryezė bashkė me ta.

    5:30 Por skribėt dhe farisenjtė e atij vendi murmurisnin kundėr dishepujve tė Jezusit duke thėnė: ``Pėrse hani dhe pini bashkė me tagrambledhės dhe mėkatarė?``.

    5:31 Dhe Jezusi, duke u pėrgjegjur, u tha: ``Nuk janė tė shėndoshėt ata qė kanė nevojė pėr mjek, por tė sėmurėt.

    5:32 Unė nuk erdha t`i thėrres tė pendohen tė drejtit, por mėkatarėt``.

    5:33 Atėherė ata i thanė: ``Pėrse dishepujt e Gjonit si dhe ata tė farisenjve agjėrojnė shpesh dhe luten, kurse tė tutė hanė dhe pinė?``.

    5:34 Ai u pėrgjigj atyre: ``A mund t`i bėni dasmorėt tė agjėrojnė, derisa dhėndri ėshtė me ta?

    5:35 Por do tė vijnė ditėt kur do t`ua heqin dhėndrin dhe atėherė, nė ato ditė, ata do tė agjėrojnė``.

    5:36 Pėrveē kėsaj ai u tregoi njė shėmbėlltyrė: ``Askush nuk qep njė copė tė njė rrobė tė re mbi njė rrobe tė vjetėr; pėrndryshe gjendet me rrobėn e re tė shqyer, dhe pjesa qė u hoq nga rroba e re nuk i pėrshtatet sė vjetrės.

    5:37 Dhe askush nuk shtie verė tė re nė kacekė tė vjetėr; pėrndryshe vera e re i pėlcet kacekėt, dhe ajo derdhet e kacekėt shkojnė dėm.

    5:38 Por duhet shtėnė vera e re nė kacekė tė rinj dhe kėshtu qė tė dyja ruhen.

    5:39 Askush qė ka pirė verė tė vjetėr, nuk do menjėherė verė tė re, sepse ai thotė: "E vjetra ėshtė mė e mirė"``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine