Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MARK 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    9:1 Pastaj u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė ju them se midis jush qė jeni kėtu ka disa qė nuk do ta shijojnė vdekjen para se tė shohin tė vijė me fuqi mbretėria e Perėndisė``.

    9:2 Mbas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i ēoi nė vetmi, vetėm ata, mbi njė mal tė lartė; dhe u shpėrfytyrua pėrpara tyre.

    9:3 Dhe rrobat e tij u bėnė tė shndritshme dhe krejt tė bardha, si bora, mė tė bardha nga sa nuk mund t`i zbardhojė asnjė rrobalarės mbi tokė.

    9:4 Dhe atyre iu shfaqėn Elia me Moisiun, qė po bisedonin me Jezusin.

    9:5 Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe i tha Jezusit: ``Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė jemi kėtu; bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian!``.

    9:6 Nė fakt ai nuk dinte ēfarė thoshte, sepse ata ishin tė trembur.

    9:7 Pastaj erdhi njė re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli njė zė qė tha: ``Ky ėshtė Biri im i dashur; dėgjojeni!``.

    9:8 Dhe menjėherė ata shikuan rreth e qark, por nuk panė mė asnjėri, pėrveēse Jezusi fill i vetėm me ta.

    9:9 Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhėroi tė mos i tregojnė askujt gjėrat qė kishin parė, derisa i Biri i njeriut tė ringjallej prej sė vdekuri.

    9:10 Ata e mbajtėn porosinė dhe diskutonin mes tyre se ē`do tė thoshte tė ringjallesh prej sė vdekuri.

    9:11 Pastaj e pyetėn duke thėnė: ``Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?``.

    9:12 Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Elia me tė vėrtetė duhet tė vijė mė parė dhe tė rivendosė ēdo gjė; por, ashtu siē ėshtė shkruar pėr Birin e njeriut, ai duhet tė vuajė shumė gjėra dhe tė pėrēmohet.

    9:13 Por unė po ju them se Elia erdhi dhe me tė bėnė ē`deshėn, ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė``.

    9:14 Mbasi u kthye te dishepujt, pa njė turmė tė madhe rreth tyre dhe disa skribė qė po grindeshin me ta.

    9:15 Dhe menjėherė e gjithė turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap pėr ta pėrshėndetur.

    9:16 Atėherė ai i pyeti skribėt: ``Pėr ēfarė po diskutoni me ta?``.

    9:17 Dhe dikush nga turma, duke u pėrgjigjur, tha: ``Mėsues, tė prura djalin tim qė ka njė frymė memece,

    9:18 dhe e kap kudo, e pėrplas dhe ai shkumon, kėrcėllon dhėmbėt dhe i ngrijnė gjymtyrėt. Dhe u thashė dishepujve tė tu ta dėbojnė, por ata s`e bėnė dot.

    9:19 Dhe ai duke u pėrgjigjur tha: ``O brez qė s`beson, deri kur do tė jem me ju? Deri kur do t`ju duroj? Ma sillni kėtu!``.

    9:20 Dhe ata ia prunė. Por, sapo e pa, fryma e pėrplasi me forcė dhe fėmija, qė kishte rėnė pėrtokė, rrokullisej duke shkumuar.

    9:21 Dhe Jezusi e pyeti babanė e atij: ``Sa kohė ka qė i ndodh kėshtu?``. Dhe ai tha: ``Qė nė fėmijėri.

    9:22 Shpesh e ka hedhur nė zjarr dhe nė ujė pėr ta shkatėrruar por, nėse mund tė bėsh diēka, ki mėshirė pėr ne dhe na ndihmo!``.

    9:23 Dhe Jezusi i tha: ``Nėse ti mund tė besosh, ēdo gjė ėshtė e mundshme pėr atė qė beson``.

    9:24 Menjėherė babai i fėmijės, duke bėrtitur me lot, tha: ``Unė besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim``.

    9:25 Atėherė Jezusi, duke parė se po vinte turma me vrap, e qortoi frymėn e ndyrė duke thėnė: ``O frymė memece dhe e shurdhėt, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos hyr mė kurrė tek ai!``.

    9:26 Dhe demoni, duke bėrtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fėmija mbeti si i vdekur, saqė shumė njerėz thoshin: ``Ka vdekur``.

    9:27 Por Jezusi e zuri pėr dore, e ngriti dhe ai u ēua nė kėmbė.

    9:28 Kur Jezusi hyri nė shtėpi, dishepujt e vet e pyetėn veēmas: ``Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?``.

    9:29 dhe ai u tha atyre: ``Ky lloj frymėrash nuk mund tė dėbohet ndryshe, pėrveē, se me lutje dhe agjėrim``.

    9:30 Mbasi u nisėn prej andej, kaluan nėpėr Galile; dhe ai nuk donte qė ta merrte vesh njeri.

    9:31 Ai, nė fakt, i mėsonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ``Sė shpejti Biri i njeriut do tė dorėzohet nė duart e njerėzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi tė jetė vrarė, ai do tė ringjallet ditėn e tretė``.

    9:32 Por ata nuk i kuptonin kėto fjalė dhe kishin frikė ta pyesnin.

    9:33 Dhe arritėn nė Kapernaum; dhe kur hyri nė shtėpi, i pyeti: ``Pėr ēfarė diskutonit ndėrmjet jush rrugės?``.

    9:34 Dhe ata heshtėn, sepse rrugės kishin diskutuar se cili ndėr ta ishte mė i madhi.

    9:35 Atėherė ai u ul, i thirri tė dymbėdhjetėt dhe u tha atyre: ``Nėse dikush don tė jetė i pari, le tė bėhet i fundit i tė gjithėve dhe shėrbėtori i tė gjithėve``.

    9:36 Dhe mori njė fėmijė tė vogėl dhe e vuri nė mes tė tyre; pastaj e mori nė krahė dhe u tha atyre:

    9:37 ``Cilido qė pranon njė nga kėta fėmijė nė emrin tim, mė pranon mua; dhe kushdo qė mė pranon mua, nuk mė pranon mua, por atė qė mė ka dėrguar``

    9:38 Atėherė Gjoni mori fjalėn dhe i tha: ``Mėsues, ne pamė njė njeri qė nuk na ndjek, qė i dėbonte demonėt nė emrin tėnd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek``.

    9:39 Por Jezusi tha: ``Mos ia ndaloni, sepse s`ka njeri qė mund tė bėjė njė vepėr tė fuqishme nė emrin tim, dhe fill pas kėsaj tė flasė keq pėr mua.

    9:40 Sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh, ėshtė me ne.

    9:41 Nė fakt, kushdo qė do t`ju japė tė pini njė gotė ujė nė emrin tim, sepse jeni tė Krishtit, nė tė vėrtetė po ju them se me siguri nuk do ta humbasė shpėrblimin e vet``.

    9:42 ``Dhe kush do tė skandalizojė njė nga kėta tė vegjėl qė besojnė nė mua, do tė ishte mė mirė pėr tė t`i varet nė qafė njė gur mulliri dhe tė hidhet nė det.

    9:43 Tani nėse dora jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh dorėcung nė jetė, sesa tė kesh dy duar dhe tė shkosh nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm,

    9:44 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

    9:45 Dhe nėse kėmba jote tė skandalizon pėr mėkat, preje; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh i ēalė nė jetė, se sa tė kesh dy kėmbė dhe tė tė hedhin nė Gehena, nė zjarrin e pashueshėm,

    9:46 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.

    9:47 Dhe nėse syri yt tė skandalizon pėr mėkat, nxirre; ėshtė mė mirė pėr ty tė hysh me njė sy nė jetė sesa tė kesh dy sy dhe tė tė hedhin nė Gehenėn e zjarrit,

    9:48 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

    9:49 Sepse gjithkush duhet tė kripet me zjarr, dhe ēdo fli duhet tė kripet me kripė.

    9:50 Kripa ėshtė e mirė, por nėse kripa bėhet e amėsht, me se do t`i jepni shijen? Kini kripė nė vetvete dhe jetoni nė paqe njėri me tjetrin!``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine