Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 12

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    12:1 Nė atė kohė Jezusi po ecte njė tė shtunė nėpėr arat me grurė; dhe dishepujt e vet, tė uritur, filluan tė kėpusin kallinj dhe t`i hanė.

    12:2 Por farisenjtė, kur panė kėtė, i thanė: ``Ja, dishepujt e tu po bėjnė atė qė nuk ėshtė e lejueshme tė bėhet tė shtunėn``.

    12:3 Dhe ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallė se ē`bėri Davidi kur pati uri, ai dhe ata qė qenė me tė?

    12:4 Si ai hyri nė shtėpinė e Perėndisė dhe hėngri bukėt e paraqitjes, tė cilat nuk lejohej t`i hante as ai e as ata qė ishin me tė, por vetėm priftėrinjtė?

    12:5 Apo nuk keni lexuar nė ligj qė nė tempull, tė shtunave, priftėrinjtė e shkelin tė shtunėn dhe megjithatė nuk mėkatojnė?

    12:6 Dhe unė po ju them se kėtu ėshtė njė mė i madh se tempulli.

    12:7 Dhe, po tė dinit se ēfarė do tė thotė: "Unė dua mėshirė dhe jo flijime", nuk do tė kishit dėnuar tė pafajshmit.

    12:8 Sepse Biri i njeriut ėshtė zot edhe i sė shtunės``.

    12:9 Pastaj, mbasi u largua qė andej, hyri nė sinagogėn e tyre;

    12:10 dhe ja, aty ishte njė burrė tė cilit i qe tharė dora. Ata e pyetėn Jezusin, me qėllim qė ta padisin mė pas: ``A ėshtė e lejueshme qė dikush tė shėrojė ditėn e shtunė?``.

    12:11 Dhe ai u tha atyre: ``A ka ndonjė prej jush qė ka njė dele, dhe ajo bie nė njė gropė ditėn e shtunė, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrė jashtė?

    12:12 E, pra, sa mė i vlefshėm ėshtė njeriu se delja! A ėshtė, pra, e lejueshme tė bėsh tė mirėn tė shtunėn?``.

    12:13 Atėherė ai i tha atij burri: ``Shtrije dorėn tėnde!``. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shėndosh si tjetra.

    12:14 Por farisenjtė, mbasi dolėn jashtė, bėnin kėshill kundėr tij si ta vrasin.

    12:15 Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma tė mėdha e ndiqnin dhe ai i shėroi tė gjithė,

    12:16 dhe i urdhėroi ata rreptėsisht tė mos thonin kush ishte ai,

    12:17 me qėllim qė tė pėrmbushej ē`ishte thėnė nėpėrmjet profetit Isaia qė thotė:

    12:18 ``Ja shėrbėtori im, qė unė e zgjodha; i dashuri im, nė tė cilin shpirti im ėshtė i kėnaqur. Unė do ta vė Frymėn tim mbi tė dhe ai do t`u shpall drejtėsinė popujve.

    12:19 Ai nuk do tė zihet dhe as nuk do tė bėrtasė dhe askush nuk do t`ia dėgjojė zėrin e tij nėpėr sheshe.

    12:20 Ai nuk do ta thėrmojė kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajė kandilin qė bėn tym, deri sa tė mos e ketė bėrė tė triumfojė drejtėsinė.

    12:21 Dhe njerėzit do tė shpresojnė nė emrin e tij``.

    12:22 Atėherė i paraqitėn njė tė idemonizuar, qė ishte i verbėr dhe memec; dhe ai e shėroi, kėshtu qė i verbėri e memeci fliste dhe shikonte.

    12:23 Dhe mbarė turmat ēuditeshin dhe thonin: ``A mos ėshtė ky i Biri i Davidit?``.

    12:24 Por farisenjtė, kur e dėgjuan kėtė, thanė: ``Ky i dėbon demonėt vetėm me fuqinė e Beelzebubit, princit tė demonėve``.

    12:25 Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ``Ēdo mbretėri, qė pėrēahet nė vetvete, shkon drejt shkatėrrimit; dhe ēdo qytet ose shtėpi, qė pėrēahet nė vetvete, nuk shkon gjatė.

    12:26 Atėherė, nė qoftė se Satani dėbon Satanė, ai ėshtė pėrēarė nė vetvete, dhe si mund tė qėndrojė mbretėria e tij?

    12:27 Dhe nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Beelzebubit, me ndihmėn e kujt i dėbojnė bijtė tuaj? Prandaj ata do tė jenė gjykatėsit tuaj.

    12:28 Por, nė qoftė se unė i dėboj djajtė me ndihmėn e Frymės sė Perėndisė, atėherė mbretėria e Perėndisė ka ardhur nė mes tuaj.

    12:29 Ose, si mund tė hyjė dikush nė shtėpinė e tė fuqishmit dhe t`i grabisė pasurinė, po tė mos e ketė lidhur mė parė tė fuqishmin? Vetėm atėherė ai do tė mund t`ia plaēkisė shtėpinė.

    12:30 Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh.

    12:31 Prandaj unė po ju them: Ēdo mėkat dhe blasfemi do t`u falet njerėzve; por blasfemia kundėr Frymės nuk do t`u falet atyre.

    12:32 Dhe kushdo qė flet kundėr Birit tė njeriut do tė falet; por ai qė flet kundėr Frymės sė Shenjtė nuk do tė falet as nė kėtė botė as nė atė tė ardhme``.

    12:33 ``Ose bėjeni tė mirė pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i mirė, ose bėjeni tė keqe pemėn dhe fryti i saj do tė jetė i keq; sepse pema njihet nga fryti.

    12:34 O pjellė nepėrkash! Si mund tė flisni mirė, kur jeni tė kėqij? Sepse ē`ka zemra qet goja.

    12:35 Njeriu i mirė nga thesari i mirė i zemrės nxjerr gjėra tė mira; por njeriu i keq nxjerr gjėra tė kėqija nga thesari i tij i keq.

    12:36 Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė.

    12:37 Sepse nė bazė tė fjalėve tė tua do tė justifikohesh, dhe nė bazė tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh``.

    12:38 Atėherė disa skribė dhe farisenj e pyetėn duke thėnė: ``Mėsues, ne duam tė shohim ndonjė shenjė prej teje``.

    12:39 Por ai duke iu pėrgjigjur u tha atyre: ``Ky brez i mbrapshtė dhe kurorėshkelės kėrkon njė shenjė, por asnjė shenjė nuk do t`i jepet, pėrveē shenjės sė profetit Jona.

    12:40 Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės.

    12:41 Banorėt e Ninivit do tė ringjallen nė gjyq bashkė me kėtė brez dhe do ta dėnojnė, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, kėtu ėshtė njė mė i madh se Jona.

    12:42 Mbretėresha e jugut do tė ringjallet nė gjyq bashkė me kėtė brez dhe do ta dėnojė, sepse ajo erdhi nga skaji mė i largėt i tokės pėr tė dėgjuar diturinė e Salomonit; dhe ja, kėtu ėshtė njė mė i madh se Salomoni.

    12:43 Tani kur fryma e ndyrė ka dalė nga njė njeri, endet nėpėr vende tė thata, duke kėrkuar qetėsi, por nuk e gjen.

    12:44 Atėherė thotė: "Do tė kthehem nė shtėpinė time, nga kam dalė"; po kur arrin e gjen tė zbrazėt, tė pastruar dhe tė zbukuruar;

    12:45 atėherė shkon e merr me vete shtatė frymėra tė tjera mė tė liga se ai, tė cilėt hyjnė dhe banojnė aty; kėshtu gjendja e fundit e kėtij njeriut bėhet mė e keqe nga e mėparshmja. Kėshtu do t`i ndodhė edhe kėtij brezi tė mbrapshtė``.

    12:46 Ndėrsa ai vazhdonte t`u fliste turmave, ja nėna e tij dhe vėllezėrit e tij po rrinin jashtė dhe kėrkonin tė flisnin me tė.

    12:47 Dhe dikush i tha: ``Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė atje jashtė dhe duan tė flasin me ty``.

    12:48 Por ai duke iu pėrgjigjur, i tha atij qė e kishte lajmėruar: ``Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė vėllezėrit e mi?``.

    12:49 E shtriu dorėn e vet drejt dishepujve tė vet dhe tha: ``Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi.

    12:50 Sepse kushdo qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej, mė ėshtė vėlla, motėr dhe nėnė``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine