Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 22

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    22:1 Dhe Jezusi, nisi pėrsėri t`u flasė atyre me shėmbėlltyra, duke thėnė:

    22:2 ``Mbretėria e qiejve i ngjan njė mbreti, i cili pėrgatiti dasmėn e tė birit.

    22:3 Dhe dėrgoi shėrbėtorėt e vet pėr tė thirrur tė ftuarit nė dasmė, por ata nuk deshėn tė vijnė.

    22:4 Dėrgoi pėrsėri shėrbėtorė tė tjerė duke thėnė: "U thoni tė ftuarve: Ja unė e kam shtruar drekėn time, viēat e mi dhe bagėtia ime e majmur janė therur dhe gjithēka ėshtė gati; ejani nė dasmė".

    22:5 Por ata, pa e pėrfillur, shkuan: dikush nė arėn e vet e dikush nė punėt e veta.

    22:6 Dhe tė tjerėt, mbasi kapėn shėrbėtorėt e tij, i shanė dhe i vranė.

    22:7 Mbreti atėhėrė, kur dėgjoi kėtė, u zemėrua dhe dėrgoi ushtritė e veta pėr tė shfarosur ata gjaksorė dhe dogji qytetin e tyre.

    22:8 Atėherė u tha shėrbėtorėve tė vet: "Dasma ėshtė gati, por tė ftuarit nuk ishin tė denjė.

    22:9 Shkoni, pra, nė udhėkryqe dhe ftoni nė dasmė kėdo qė tė gjeni."

    22:10 Dhe ata shėrbėtorėt dolėn nėpėr rrugė, mblodhėn tė gjithė ata qė gjetėn, tė kėqij dhe tė mirė, dhe vendi i dasmės u mbush me tė ftuar.

    22:11 Atėherė mbreti hyri pėr tė parė tė ftuarit dhe gjeti aty njė njeri qė nuk kishte veshur rrobė dasme;

    22:12 dhe i tha: "Mik, si hyre kėtu pa pasur rrobė dasme?". Dhe ai mbylli gojėn.

    22:13 Atėherė mbreti u tha shėrbėtorėve: "Lidheni duar dhe kėmbė, kapeni dhe hidheni nė errėsirat e jashtme. Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllim dhėmbėsh".

    22:14 Sepse shumė janė tė thirrur, por pak janė tė zgjedhur``.

    22:15 Atėherė farisenjtė u veēuan dhe bėnin kėshill se si ta zinin gabim nė fjalė.

    22:16 Dhe i dėrguan dishepujt e tyre bashkė me herodianėt, pėr t`i thėnė: ``Mėsues, ne e dimė se ti je i vėrtetė dhe qė mėson udhėn e Perėndisė nė tė vėrtetė, pa marrė parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme tė njerėzve.

    22:17 Na thuaj, pra: Si e mendon? A ėshtė e ligjshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo?``.

    22:18 Por Jezusi, duke e njohur ligėsinė e tyre, tha: ``Pse mė tundoni, o hipokritė?

    22:19 Mė tregoni monedhėn e taksės``. Atėherė ata i treguan njė denar.

    22:20 Dhe ai u tha atyre: ``E kujt ėshtė kjo fytyrė dhe ky mbishkrim?``.

    22:21 Ata i thanė: ``E Cezarit``. Atėherė ai u tha atyre: ``Jepni, pra, Cezarit atė qė i pėrket Cezarit dhe Perėndisė atė qė i pėrket Perėndisė``.

    22:22 Dhe ata, kur e dėgjuan kėtė, u mrekulluan, e lanė, dhe ikėn.

    22:23 Po atė ditė erdhėn tek ai saducenjtė, tė cilėt thonė se nuk ka ringjallje, dhe e pyetėn

    22:24 duke thėnė: ``Mėsues, Moisiu ka thėnė: "Nė se dikush vdes pa lėnė fėmijė, i vėllai le tė martohet me gruan e tij, pėr t`i lindur trashėgimtarė vėllait tė tij.

    22:25 Tani ndėr ne ishin shtatė vėllezėr; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasė trashėgimtarė, ia la gruan vėllait tė vet.

    22:26 Kėshtu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.

    22:27 Nė fund vdiq edhe gruaja.

    22:28 Nė ringjallje, pra, e kujt nga kėta tė shtatė do tė jetė grua? Sepse tė gjithė e patėn gruaja``.

    22:29 Por Jezusi, duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Ju bėni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perėndisė.

    22:30 Nė ringjallje, pra, as martohen as martojnė, por ata do tė jenė nė qiell si engjėjt e Perėndisė.

    22:31 Pastaj sa pėr ringjalljen e tė vdekurve, a nuk e keni lexuar ē`ju ishte thėnė nga Perėndia kur thotė:

    22:32 "Unė jam Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perėndia nuk ėshtė Perėndia i tė vdekurve, por i tė gjallėve``.

    22:33 Dhe turmat, kur i dėgjuan kėto gjėra, habiteshin nga doktrina e tij.

    22:34 Atėherė farisenjtė, kur dėgjuan se ai ua kishte zėnė gojėn saducenjve, u mblodhėn tok.

    22:35 Dhe njė nga ata, mėsues i ligjit, e pyeti pėr tė vėnė nė provė, duke thėnė:

    22:36 ``Mėsues, cili ėshtė urdhėrimi i madh i ligjit?``.

    22:37 Dhe Jezusi i tha: ``"Duaje Zotin, Perėndinė tėnde me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd dhe me gjithė mendjen tėnde".

    22:38 Ky ėshtė urdhėrimi i parė dhe i madhi.

    22:39 Dhe i dyti, i ngjashėm me kėtė, ėshtė: "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten".

    22:40 Nga kėto dy urdhėrime varet i tėrė ligji dhe profetėt``.

    22:41 Tani, kur u mblodhėn farisenjtė, Jezusi i pyeti:

    22:42 ``Ē`u duket juve pėr Krishtin? Biri i kujt ėshtė?``. Ata i thanė: ``I Davidit``.

    22:43 Ai u tha atyre: ``Si pra Davidi, nė Frymė, e quan Zot, duke thėnė:

    22:44 "Zoti i ka thėnė Zotit tim: Ulu nė tė djathtėn time, deri sa unė t`i vė armiqtė e tu si stol tė kėmbėve tė tua"?

    22:45 Nė qoftė se Davidi e quan Zot, si mund tė jetė biri i tij?``.

    22:46 Por asnjė nuk ishte nė gjendje t`i pėrgjigjej; dhe, qė nga ajo ditė, askush nuk guxoi ta pyesė mė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine