Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 27

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    27:1 Kur erdhi mėngjesi, tė gjithė krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė e popullit bėnin kėshill kundėr Jezusit pėr ta vrarė.

    27:2 Dhe, mbasi e lidhėn, e ēuan dhe e dorėzuan nė duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.

    27:3 Atėherė Juda, qė e kishte tradhtuar, kur pa se e dėnuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerėve tė priftėrinjve dhe pleqve tė tridhjetė siklat prej argjendi,

    27:4 duke thėnė: ``Mėkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj``. Por ata thanė: ``Po ne ē`na duhet? Punė pėr ty!``.

    27:5 Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi nė tempull, u largua dhe shkoi e u var nė litar.

    27:6 Por krerėt e priftėrinjve i mblodhėn kėta denarė dhe thanė: ``Nuk ėshtė e ligjshme t`i vėmė nė thesarin e tempullit, sepse ėshtė ēmim gjaku``.

    27:7 Dhe, mbasi bėnin kėshill, me kėtė denar blenė arėn e poēarit pėr varreza tė tė huajve.

    27:8 Prandaj kėtė arė e quajtėn deri ditėn e sotme: "Ara e gjakut".

    27:9 Atėherė u pėrmbush ē`ishte thėnė nga profeti Jeremia qė thotė: ``Dhe i morėn tė tridhjetė monedhat prej argjendi, ēmimin e atij qė e ēmuan, siē kishin ēmuar bijtė e Izraelit;

    27:10 dhe i shpenzuan pėr arėn e poēarit, ashtu si mė urdhėroi Zoti``.

    27:11 Dhe Jezusi qėndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thėnė: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi i tha: ``Ti po thua!``.

    27:12 Pastaj krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė e akuzuan, por ai nuk u pėrgjigjej fare.

    27:13 Atėherė Pilati i tha: ``A nuk po dėgjon sa gjėra po dėshmojnė kundėr teje?``.

    27:14 Por ai nuk iu pėrgjigj nė asnjė fjalė, kėshtu qė guvernatori u ēudit shumė.

    27:15 Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t`i lironte popullit njė tė burgosur, atė qė populli kėrkonte.

    27:16 Kishin nė ato kohė njė tė burgosur me nam, me emėr Baraba.

    27:17 Kur u mblodhėn njerėzit, Pilati i pyeti ata: ``Kė doni t`ju liroj, Barabėn apo Jezusin, qė quhet Krisht?``.

    27:18 Sepse ai e dinte mirė se atė ia kishin dorėzuar nga smira.

    27:19 Dhe ndėrsa ai po rrinte nė gjykatė, gruaja e tij i ēoi fjalė: ``Mos u pėrziej aspak me ēėshtjen e atij tė drejti, sepse sot kam vuajtur shumė nė ėndėrr pėr shkak tė tij``.

    27:20 Por krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė ia mbushėn mendjan turmės qė tė kėrkonte Barabėn, dhe Jezusi tė vritej.

    27:21 Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ``Cilin nga tė dy doni qė t`ju liroj?``. Ata thanė: ``Barabėn!``.

    27:22 Pilati u tha atyre: ``Ē`tė bėj, pra, me Jezusin, qė quhet Krisht?``. Tė gjithė i thanė: ``Tė kryqėzohet!``.

    27:23 Por guvernatori tha: ``Po ē`tė keqe ka bėrė?``. Mirėpo ata po bėrtisnin edhe mė fort: ``Tė kryqėzohet!``.

    27:24 Atėherė Pilati, duke parė se nuk po arrinte gjė, madje se trazimi po shtohej gjithnjė e mė shumė, mori ujė dhe i lau duart para turmės, duke thėnė: ``Unė jam i pafaj pėr gjakun e kėtij tė drejti; mendojeni ju``.

    27:25 Dhe gjithė populli duke u pėrgjigjur tha: ``Le tė jetė gjaku i tij mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė!``.

    27:26 Atėherė ai ua liroi atyre Barabėn; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorėzoi, qė tė kryqėzohet.

    27:27 Atėherė ushtarėt e guvernatorit, mbasi e ēuan Jezusin nė pretoriumin e guvernatorit, mblodhėn rreth tij gjithė kohortėn.

    27:28 Dhe, pasi e zhveshėn, i hodhėn mbi trup njė mantel tė kuq.

    27:29 Dhe i thurėn njė kurorė me ferra, ia vunė mbi krye dhe i dhanė njė kallam nė dorėn e djathtė; dhe, duke u gjunjėzuar pėrpara tij, e pėrqeshnin duke thėnė: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!``.

    27:30 Pastaj e pėshtynė, ia morėn kallamin dhe me tė i binin nė kokė.

    27:31 Dhe, mbasi e pėrqeshėn, ia hoqėn mantelin dhe e veshėn me rrobat e tij; dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar.

    27:32 Dhe duke dalė, takuan njė njeri nga Kirena, qė quhej Simon, tė cilin e detyruan ta mbartė kryqin e Jezusit.

    27:33 Dhe, kur arritėn nė vendin qė quhej Golgota, domethėnė "Vendi i kafkės",

    27:34 i dhanė tė pijė uthull tė pėrzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.

    27:35 Mbasi e kryqėzuan, i ndanė me short rrobat e tij, qė tė pėrmbushej ē`ishte thėnė nga profeti: ``I ndanė ndėrmjet tyre rrobat e mia dhe hodhėn short mbi tunikėn time``.

    27:36 Pastaj u ulėn dhe e ruanin.

    27:37 Pėrmbi krye tė tij, i vunė gjithashtu motivacionin e shkruar tė dėnimit tė tij: ``KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE``.

    27:38 Atėhere u kryqėzuan bashkė me tė dy cuba, njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn.

    27:39 Dhe ata qė kalonin andej e fyenin duke tundur kokėn,

    27:40 dhe duke thėnė: ``Ti qė e shkatėrron tempullin dhe e rindėrton pėr tri ditė, shpėto vetveten; nė qoftė se je Biri i Perėndisė, zbrit nga kryqi!``.

    27:41 Po ashtu, edhe krerėt e priftėrinjve, bashkė me skribėt dhe me pleqtė, duke e tallur, i thonin:

    27:42 ``Ai i shpėtoi tė tjerėt dhe nuk mund tė shpėtojė vetveten; nė qoftė se ėshtė mbreti i Izraelit, le tė zbresė tani nga kryqi dhe ne do tė besojmė nė tė;

    27:43 ai ka besuar nė Perėndinė; le ta lirojė tani nė qoftė se e do me tė vėrtetė, sepse ka thėnė: "Unė jam Biri i Perėndisė"``.

    27:44 Po ashtu e fyenin edhe cubat qė ishin kryqėzuar me tė.

    27:45 Qė nga ora gjashtė deri nė orėn nėntė errėsira e mbuloi gjithė vendin.

    27:46 Rreth orės nėntė, Jezusi briti me zė tė lartė duke thėnė: ``Eli, Eli, lama sabaktani?``. Domethėnė: ``Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?``.

    27:47 Dhe disa nga tė pranishmit, kur e dėgjuan, thanė: ``Ky po thėrret Elian``.

    27:48 Dhe nė atė ēast njė nga ata vrapoi, mori njė sfungjer, e zhyti nė uthull dhe, mbasi e vuri nė majė tė njė kallami, ia dha pėr ta pirė.

    27:49 Por tė tjerėt thonin: ``Lėre, tė shohim nė se do tė vijė Elia pėr ta shpėtuar``.

    27:50 Dhe Jezusi bėrtiti edhe njė herė me zė tė lartė dhe dha frymė.

    27:51 Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund; toka u drodh dhe shkėmbinjtė u ēanė;

    27:52 varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn;

    27:53 dhe, tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt.

    27:54 Tani centurioni dhe ata qė bashkė me tė ruanin Jezusin, kur panė tėrmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembėn shumė dhe thanė: ``Me tė vėrtetė ky ishte Biri i Perėndisė!``.

    27:55 Ishin aty edhe shumė gra qė vėrenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin qė nga Galilea pėr t`i shėrbyer;

    27:56 midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nėna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nėna e bijve tė Zebedeut.

    27:57 Edhe si u ngrys, erdhi njė njeri i pasur nga Arimatea, me emėr Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.

    27:58 Ai shkoi te Pilati dhe i kėrkoi trupin e Jezusit. Atėherė Pilati dha urdhėr qė t`ia dorėzonin trupin.

    27:59 Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbėshtolli me njė pėlhurė tė pastėr,

    27:60 dhe e vendosi nė varrin e vet tė ri, qė ai kishte hapur nė shkėmb; pastaj rrokullisi njė gur tė madh nė hyrje tė varrit dhe u largua.

    27:61 Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetėr rrinin aty, ulur pėrballė varrit.

    27:62 Dhe tė nesėrmen, qė ishte mbas ditės sė Pėrgatitjes, krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė u mblodhėn te Pilati,

    27:63 duke thėnė: ``Zot, na ra nė mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallė, tha: "Pas tri ditėsh unė do tė ringjallem".

    27:64 Prandaj urdhėro qė varri tė ruhet mirė deri nė ditėn e tretė, se mos vijnė dishepujt e tij natėn e ta vjedhin trupin dhe pastaj t`i thonė popullit: "U ringjall sė vdekuri"; kėshtu mashtrimi i fundit do tė ishte mė i keq se i pari``.

    27:65 Por Pilati u tha atyre: ``Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t`ju duket mė mirė``.

    27:66 Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, pėrveē rojės, vulosėn gurin.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine