Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 16

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    16:1 Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij tė Rubenit,

    16:2 u ngritėn para Moisiut, sė bashku me disa bij tė tjerė tė Izraelit, dyqind e pesėdhjetė prijės tė asamblesė, anėtarė tė emėruar tė kėshillit, njerėz qė u shkonte fjala.

    16:3 Ata u mblodhėn kundėr Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanė: "Mjaft mė me ju, sepse tėrė asambleja ėshtė e shenjtė, secili nga anėtarėt e tij, dhe Zoti ėshtė nė mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenė e Zotit?".

    16:4 Me tė dėgjuar kėto fjalė, Moisiu ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė;

    16:5 pastaj i foli Koreut dhe gjithė njerėzve tė tij, duke u thėnė: "Nesėr nė mėngjes Zoti do tė tregojė kush ėshtė i tij dhe kush ėshtė i shenjtė, dhe ai do ta afrojė pranė vetes; do tė afrojė pranė vetes atė qė ai ka zgjedhur.

    16:6 Bėni kėshtu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithė njerėzit e tu;

    16:7 nesėr i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipėr temjan para Zotit; dhe ai qė Zoti do tė ketė zgjedhur do tė jetė i shenjtė. E kaluat masėn, o bij tė Levit!".

    16:8 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Tani dėgjoni, o bij tė Levit!

    16:9 A ėshtė gjė e vogėl pėr ju qė Perėndia i Izraelit ju ka ndarė nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes qė tė kryeni shėrbimin e tabernakullit tė Zotit dhe qė tė rrini pėrpara asamblesė dhe t`u shėrbeni atyre?

    16:10 Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe tė gjithė vėllezėrit e tu, bij tė Levit bashkė me ty. Po tani kėrkon tė kesh edhe priftėrinė?

    16:11 Pėr kėtė arsye ti edhe tėrė njerėzit e tu jeni mbledhur kundėr Zotit. Dhe kush ėshtė Aaroni qė tė murmurisni kundėr tij?".

    16:12 Atėherė Moisiu dėrgoi tė thėrrasin Datanin dhe Abiramin, bij tė Eliabit; por ata thanė: "Ne nuk do tė ngjitemi.

    16:13 A ėshtė vallė gjė e vogėl qė na nxore nga njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė, pėr tė na lėnė tė vdesim nė shkretėtirė, me qėllim qė ti tė sundosh mbi ne?

    16:14 Pėrveē kėsaj nuk na ēove nė njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė dhe nuk na ke lėnė si trashėgim fusha dhe vreshta! Dėshiron ti t`u nxjerrėsh sytė kėtyre njerėzve? Nuk do tė ngjitemi".

    16:15 Atėherė Moisiu u zemėrua shumė dhe i tha Zotit: "Mos prano blatimin e tyre; unė nuk kam marrė prej tyre as edhe njė gomar dhe nuk u kam bėrė atyre asnjė padrejtėsi".

    16:16 Pastaj Moisiu i tha Koreut: "Ti dhe gjithė njerėzit e tu paraqituni nesėr para Zotit, ti dhe ata bashkė me Aaronin;

    16:17 dhe secili prej jush tė marrė temjanicėn e tij, t`i shtjerė temjan dhe secili tė sjellė temjanicėn e tij para Zotit; do tė jenė dyqind e pesėdhjetė temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do tė merrni secili temjanicėn e tij".

    16:18 Dhe kėshtu secili mori temjanicėn e tij, e mbushi me zjarr, vuri pėrsipėr temjan dhe qėndroi nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes bashkė me Moisiun dhe Aaronin.

    16:19 Koreu thirri tėrė asamblenė kundėr tyre nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tėrė asamblesė.

    16:20 Atėherė Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

    16:21 "Ndahuni nga kjo asamble dhe unė do t`i zhduk nė njė ēast".

    16:22 Por ata ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė dhe thanė: "O Perėndi, Perėndia i frymėve tė ēdo mishi! Sepse njė njeri i vetėm ka mėkatuar, a duhet tė zemėrohesh ti me tė gjithė asamblenė?".

    16:23 Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

    16:24 "Foli asamblesė dhe u thuaj: "Largohuni nga afėrsia e banesės sė Koreut, tė Dathanit dhe tė Abiramit"".

    16:25 Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atė e ndoqėn pleqtė e Izraelit.

    16:26 Pas kėsaj i foli asamblesė duke thėnė: "Largohuni nga ēadrat e kėtyre njerėzve tė kėqij, dhe mos prekni asgjė qė u pėrket atyre qė tė mos treteni nė tė gjitha mėkatet e tyre".

    16:27 Kėshtu ata u larguan nga afėrsia e banesės sė Koreut, tė Datanit dhe tė Abiramit. Datani dhe Abirami dolėn dhe u ndalėn nė hyrje tė ēadrave tė tyre bashkė me gratė e tyre, me bijtė e tyre dhe me tė vegjėlit e tyre.

    16:28 Atėherė Moisiu tha: "Nga kjo do tė mėsoni qė Zoti mė ka dėrguar pėr tė bėrė tėrė kėto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokėn time.

    16:29 Nė qoftė se kėta njerėz vdesin si vdesin gjithė njerėzit, nė qoftė se fati i tyre ėshtė fati i pėrbashkėt i tė gjithė njerėzve, Zoti nuk mė ka dėrguar;

    16:30 por nė qoftė se Zoti bėn diēka tė re, nė qoftė se toka hap gojėn e saj dhe gėlltit ata dhe ēdo gjė qė ata kanė, dhe ata zbresin tė gjallė nė Sheol, atėherė do tė pranoni qė kėta njerėz kanė pėrēmuar Zotin.

    16:31 Por ndodhi qė, posa mbaroi shqiptimi i kėtyre fjalėve, dheu u ēa poshtė tyre,

    16:32 toka hapi gojėn e saj dhe i gėlltiti me gjithė familjet e tyre, me tė gjithė njerėzit qė mbanin anėn e Koreut, me tė gjitha pasuritė e tyre.

    16:33 Kėshtu zbritėn tė gjallė nė Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukėn nga asambleja.

    16:34 Tėrė Izraeli qė ndodhej rreth tyre, duke dėgjuar britmat e tyre ua mbathi kėmbėve, sepse thoshte: "Tė mos na gėlltisė toka edhe ne!".

    16:35 Dhe njė zjarr doli nga prania e Zotit dhe gėlltiti dyqind e pesėdhjetė veta qė ofronin temjanin.

    16:36 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

    16:37 "I thuaj Eleazarit, birit tė priftit Aaron, tė nxjerrė jashtė temjanicat nga zjarri, sepse ato janė tė shenjta dhe ta hedhė zjarrin larg;

    16:38 dhe nga temjanicat e atyre qė kanė kryer mėkate duke vėnė nė rrezik jetėn e tyre, tė bėhen aq petėza tė rrahura pėr tė veshur altarin, sepse i kanė paraqitur para Zotit dhe pėr kėtė arėsye janė tė shenjta; dhe do tė shėrbejnė si njė qortim pėr bijtė e Izraelit".

    16:39 Kėshtu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi tė paraqitura prej atyre qė ishin djegur, dhe bėri petėza pėr tė veshur altarin,

    16:40 me qėllim qė t`u shėrbenin si kujtim bijve tė Izraelit, dhe asnjė i huaj qė nuk ishte nga fisi i Aaronit tė afrohej pėr tė ofruar temjan para Zotit dhe tė mos pėsonte fatin e Koreut dhe tė njerėzve tė tij, ashtu si Zoti i kishte thėnė me anė tė Moisiut.

    16:41 Tė nesėrmen gjithė asambleja e bijve tė Izraelit murmuriti kundėr Moisiut dhe Aaronit, duke thėnė: "Ju keni bėrė tė vdesė populli i Zotit".

    16:42 Por ndodhi qė, ndėrsa asambleja po mblidhej kundėr Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga ēadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atė dhe u shfaq lavdia e Zotit.

    16:43 Atėherė Moisiu dhe Aaroni shkuan pėrpara ēadrės sė mbledhjes.

    16:44 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

    16:45 "Largohuni nga kjo asamble dhe unė do t`i zhduk nė njė ēast". Dhe ata ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė.

    16:46 Kėshtu Moisiu i tha Aaronit: "Merr temjanicėn, vėr brenda saj zjarr tė marrė nga altari, vendos mbi tė temjan dhe ēoje shpejt nė mes tė asamblesė, dhe bėj shlyerjen e fajit pėr ta, sepse ka shpėrthyer zemėrimi i Zotit, dhe plaga ka filluar".

    16:47 Atėherė Aaroni mori temjanicėn, ashtu siē kishte thėnė Moisiu, dhe vrapoi nė mes tė asamblesė; dhe ja, fatkeqėsia kishte filluar nė mes tė popullit; kėshtu ai vuri temjanin nė temjanicėn dhe bėri shlyerjen pėr popullin.

    16:48 Dhe u ndal midis tė gjallėve dhe tė vdekurve, dhe fatkeqėsia u ndal.

    16:49 Ata qė vdiqėn nga fatkeqėsia ishin katėrmbėdhjetė mijė e shtatėqind veta, pėrveē atyre qė kishin vdekur pėr ngjarjet e Koreut.

    16:50 Kėshtu Aaroni u kthye te Moisiu nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, sepse fatkeqėsia ishte ndalur.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine