Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 28

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    28:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

    28:2 "Jepu kėtė urdhėr bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Do tė kujdeseni tė mė paraqisni nė kohėn e caktuar ofertėn time, me ushqimin e flijimeve tė mia tė pėrgatitura me zjarr, me erė tė kėndshme pėr mua.

    28:3 Dhe do t`u thuash atyre: Ky ėshtė flijimi i bėrė me zjarr, qė do t`i ofroni Zotit: dy qengja motakė pa tė meta, si olokaust i pėrjetshėm.

    28:4 Njė qengj do ta ofrosh nė mėngjes, ndėrsa qengjin tjetėr nė tė ngrysur;

    28:5 dhe, si blatim i ushqimit, njė tė dhjetė efe majė mielli tė pėrzier me njė ēerek hini vaji tė papėrzier.

    28:6 Éshtė njė olokaust i pėrjetshėm, i vendosur nė malin Sinai, njė flijim i bėrė me zjarr dhe me erė tė kėndshme pėr Zotin.

    28:7 Libacioni i tij do tė jetė njė ēerek hini pėr ēdo qengj; do t`ia derdhėsh libacionin e pijeve dehėse Zotit nė vendin e shenjtė.

    28:8 Qengjin tjetėr do ta ofrosh nė tė ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit tė mėngjesit dhe libacionin; ėshtė njė flijim i bėrė me zjarr, me erė tė kėndshme pėr Zotin.

    28:9 Ditėn e shtunė do tė ofroni dy qengja motakė, pa tė meta dhe, si blatim i ushqimit, dy tė dhjeta majė mielli tė pėrziera me vaj bashkė me libacionin.

    28:10 Éshtė olokausti i sė shtunės, pėr ēdo tė shtunė, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm dhe libacionit.

    28:11 Nė fillim tė muajve tuaj do t`i ofroni si olokaust Zotit dy dema tė vegjėl, njė dash, shtatė qengja motakė pa tė meta

    28:12 dhe tre tė dhjeta majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit pėr ēdo dem tė vogėl, dy tė dhjeta lule mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit pėr dashin,

    28:13 dhe njė tė dhjetė majė mielli tė pėrzier me vaj si blatim i ushqimit pėr ēdo qengj. Éshtė njė olokaust me erė tė kėndshme, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin.

    28:14 Libacionet do tė jenė gjysmė hin vere pėr ēdo dem tė vogėl, njė e treta e hinit pėr ēdo dash dhe njė e katėrta e hinit pėr ēdo qengj. Ky ėshtė olokausti i ēdo muaji, pėr tė gjithė muajt e vitit.

    28:15 Dhe do t`i ofrohet Zotit njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm dhe libacionit.

    28:16 Ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė parė do tė jetė Pashka pėr nder tė Zotit.

    28:17 Dhe ditėn e pesėmbėdhjetė tė atij muaji do tė jetė festė. Shtatė ditė me radhė do tė hahet bukė e ndorme.

    28:18 Ditėn e parė do tė mbahet njė mbledhje e shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė;

    28:19 por do t`i ofroni si flijim tė bėrė me zjarr njė olokaust Zotit: dy dema tė vegjėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, tė cilėt nuk duhet tė kenė tė meta,

    28:20 sė bashku me blatimin e ushqimit me majė mielli tė pėrzier me vaj; do tė ofroni tre tė dhjeta pėr ēdo dem tė vogėl dhe dy tė dhjeta pėr njė dash;

    28:21 Do tė ofroni njė tė dhjetė pėr secilin nga shtatė qengjat,

    28:22 dhe do tė ofroni njė cjap si flijim pėr mėkatin, pėr tė bėrė shlyerjen pėr ju.

    28:23 Do tė ofroni kėto flijime pėrveē olokaustit tė mėngjesit, qė ėshtė njė olokaust i pėrjetshėm.

    28:24 Kėshtu do tė ofroni ēdo ditė, pėr shtatė ditė me radhė, ushqimin e flijimit tė pėrgatitur me zjarr, me njė erė tė kėndshme pėr Zotin. Do tė ofrohet, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, bashkė me blatimin e tij.

    28:25 Ditėn e shtatė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė.

    28:26 Ditėn e marrjes sė prodhimit tė parė, kur do t`i paraqisni Zotit njė blatim tė ri ushqimor, nė festėn tuaj tė javėve, do bėni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė kryeni asnjė punė tė rėndė.

    28:27 Atėherė do tė ofroni si olokaust me erė tė kėndshme pėr Zotin dy dema tė vegjėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė,

    28:28 me blatimin e tyre ushqimor tė pėrbėrė nga majė mielli tė pėrzier me vaj; tre tė dhjeta pėr ēdo dem tė vogėl, dy tė dhjeta pėr dashin,

    28:29 dhe njė tė dhjetė pėr secilin nga shtatė qengjat;

    28:30 do tė ofroni edhe njė kec pėr tė kryer shlyerjen pėr ju.

    28:31 Do tė ofroni kėto flijime, veē olokaustit tė pėrjetshėm me blatimin e tyre tė ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet tė jenė kafshė pa tė meta.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine