Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 8

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    8:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

    8:2 "Foli Aaronit dhe i thuaj: Kur do tė vendosėsh llambat, shtatė llambat duhet tė ndriēojnė pjesėn e pėrparme tė shandanit".

    8:3 Dhe Aaroni veproi kėshtu: i vendosi llambat nė mėnyrė qė tė ndriēonin pjesėn e pėrparme tė shandanit, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

    8:4 Shandani ishte ndėrtuar kėshtu: ishte prej ari tė rrahur; ishte punuar me ēekiē nga kėmba e tij deri tek lulet e tij. Moisiu e kishte bėrė shandanin simbas modelit qė i kishte treguar Zoti.

    8:5 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

    8:6 "Merr Levitėt ndėr bijtė e Izraelit dhe pastroji.

    8:7 Do tė veprosh kėshtu pėr t`i pastruar: do tė spėrkatėsh ujė mbi ta pėr t`i pastruar; pastaj do tė heqin njė brisk mbi tėrė trupin e tyre, do tė lajnė rrobat e tyre dhe do tė pastrohen.

    8:8 Pastaj do tė marrin njė dem tė vogėl me blatimin e ushqimit prej majė mielli tė pėrzier me vaj ndėrsa ti do tė marrėsh njė dem tjetėr si flijim pėr mėkatin.

    8:9 Do t`i afrosh Levitėt pėrpara ēadrės sė mbledhjes dhe do tė thėrrasėsh tėrė asamblenė e bijve tė Izraelit.

    8:10 Kėshtu do t`i afrosh Levitėt pėrpara Zotit dhe bijtė e Izraelit do tė vėnė duart e tyre mbi Levitėt;

    8:11 pastaj Aaroni do t`i paraqesė Levitėt si ofertė tė tundur para Zotit nga ana e bijve tė Izraelit, me qėllim qė tė kryejnė shėrbimin e Zotit.

    8:12 Pastaj Levitėt do tė vėnė duart e tyre mbi kokėn e demave tė vegjėl, dhe ti do tė ofrosh njėrin prej tyre si flijim pėr mėkatin dhe tjetrin si olokaust pėr Zotin, pėr tė bėrė shlyerjen pėr Levitėt.

    8:13 Do t`i mbash mė kėmbė Levitėt pėrpara Aaronit dhe para bijve tė tij dhe do t`i paraqitėsh si njė ofertė tė tundur pėr Zotin.

    8:14 Kėshtu do t`i ndash Levitėt nga gjiri i bijve tė Izraelit dhe Levitėt do tė jenė tė mitė.

    8:15 Pas kėsaj Levitėt do tė hyjnė nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė kryer shėrbimin; kėshtu ti do t`i pastrosh dhe do t`i paraqitėsh si njė ofertė tė tundur,

    8:16 sepse mė janė dhėnė plotėsisht nga gjiri i bijve tė Izraelit; unė i mora pėr vete, nė vend tė tė gjithė atyre qė ēelin barkun e nėnės, nė vend tė tė parėlindurve tė tė gjithė bijve tė Izraelit.

    8:17 Sepse tė gjithė tė parėlindurit e bijve tė Izraelit, si tė njerėzve ashtu dhe tė kafshėve, mė takojnė mua; i shenjtėrova pėr vete ditėn qė godita tėrė tė parėlindurit nė vendin e Egjiptit.

    8:18 Mora Levitėt nė vend tė tė gjithė tė parėlindurve tė bijve tė Izraelit.

    8:19 Dhe i dhurova Aaronit dhe bijve tė tij Levitėt nga gjiri i bijve tė Izraelit me qėllim qė tė kryejnė shėrbimin e bijve tė Izraelit nė ēadrėn e mbledhjes dhe qė tė bėjnė shlyerjen pėr bijtė e Izraelit, qė tė mos ndodhė asnjė fatkeqėsi midis bijve tė Izraelit kur i afrohen shenjtėrores".

    8:20 Kėshtu vepruan Moisiu, Aaroni dhe tėrė asambleja e bijve tė Izraelit me Levitėt; bijtė e Izraelit u bėnė Levitėve tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut lidhur me ta.

    8:21 Dhe Levitėt u pastruan dhe i lanė rrobat e tyre; pastaj Aaroni i paraqiti si njė ofertė tė tundur pėrpara Zotit dhe bėri shlyerjen pėr ta, pėr t`i pastruar.

    8:22 Pas kėsaj Levitėt hynė nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė bėrė shėrbimin e tyre nė prani tė Aaronit dhe tė bijve tė tij. Ata u bėnė Levitėve atė qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut lidhur me ta.

    8:23 Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thėnė:

    8:24 "Kjo ėshtė ajo qė u takon Levitėve; nga mosha njėzet e pesė vjeē e lart Leviti do tė hyjė nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė kryer shėrbimet e rastit;

    8:25 nė moshėn pesėdhjetė vjeē do ta ndėrpresė kėtė shėrbim dhe nuk do tė shėrbejė mė.

    8:26 Do tė mund tė ndihmojė vėllezėrit e tij nė ēadrėn e mbledhjes, ndėrsa kėta kryejnė detyrat e tyre; por ai vetė nuk do tė kryejė asnjė shėrbim. Kėshtu do tė veprosh me Levitėt lidhur me detyrat e tyre".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine