Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 50

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    50:1 Perėndia i plotfuqishėm, Zoti ka folur dhe ka thirrur nė mbledhje gjithė dheun, nga lindja nė perėndim.

    50:2 Nga Sioni, pėrsosmėri e bukurisė, Perėndia shkėlqen.

    50:3 Perėndia ynė do tė vijė dhe nuk do tė rijė nė heshtje; do tė paraprihet nga njė zjarr shkatėrrimtar dhe rreth tij do tė ketė njė furtunė tė madhe.

    50:4 Ai do tė thėrresė qiejtė nga lart dhe tokėn pėr tė gjykuar popullin e tij,

    50:5 dhe do tė thotė: "Mblidhni shenjtorėt e mi, qė kanė lidhur njė besėlidhje me mua me anė tė flijimit".

    50:6 Dhe qiejtė do tė shpallin drejtėsinė e tij, sepse vetė Perėndia ėshtė gjykatėsi. (Sela)

    50:7 "Dėgjo, o populli im, dhe unė do tė flas; dėgjo, o Izrael, dhe unė do tė dėshmoj kundėr teje. Unė jam Perėndia, Perėndia yt.

    50:8 Nuk do tė tė qortoj pėr flijimet e tua as pėr olokaustet e tua qė mė rrijnė gjithnjė pėrpara.

    50:9 Nuk do tė marr asnjė dem nga shtėpia jote dhe asnjė cjap nga vathėt e tua.

    50:10 Tė mia janė nė fakt tėrė kafshėt e pyllit; imja ėshtė bagėtia qė ndodhet me mijėra ndėr male.

    50:11 I njohim tėrė zogjtė e maleve; dhe tė gjitha ato qė lėvizin nė fushat janė tė miat.

    50:12 Po tė kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo pėrmban janė tė miat.

    50:13 A ha unė vallė mish demi ose a pi gjak cjapi?

    50:14 Dhuroji Perėndisė flijime lėvdimi dhe plotėso zotimet e tua qė i ke bėrė Shumė tė Lartit.

    50:15 Kėrkomė ditėn e fatkeqėsisė, unė do tė tė ēliroj dhe ti do tė mė lėvdosh".

    50:16 Por tė pabesit Perėndia i thotė: "Ēfarė tė drejte ke ti tė pėrmėndėsh statutet e mia dhe tė kesh mbi buzėt e tua besėlidhjen time,

    50:17 ti qė e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalėt e mia?

    50:18 Nė rast se sheh njė vjedhės, bashkohesh me tė me gjithė qejf, dhe bėhesh shok i atyre qė shkelin kurorėn.

    50:19 Ti gojėn ia lė sė keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.

    50:20 Ti ulesh, flet kundėr vėllait tėnd dhe shpif kundėr birit tė nėnės sate.

    50:21 Ti i ke bėrė kėto gjėra dhe unė kam heshtur; ti ke menduar qė unė jam krejt i ngjashėm me ty. Por unė do tė tė pėrgjigjem dhe do tė vė ēdo gjė para syve tė tu.

    50:22 Tani kuptoni kėtė gjė ju qė harroni Perėndinė, qė unė tė mos ju bėjė copė-copė dhe askush tė mos ju ēlirojė dot.

    50:23 Ai qė ofron flijime lėvdimi mė pėrlėvdon dhe atij qė sillet drejt do t`i tregoj shpėtimin e Perėndisė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine