Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 69

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    69:1 Shpėtomė, o Perėndi, se ujėrat mė kanė arritur deri nė grykė.

    69:2 Jam zhytur nė njė batak tė thellė dhe nuk gjej asnjė pikė mbėshtetjeje; kam arritur nė ujėra tė thella dhe rryma mė rrėmben me vete.

    69:3 Jam lodhur duke bėrtitur, gryka mė ėshtė tharė; sytė e mi konsumohen nė pritje tė Perėndisė tim.

    69:4 Ata qė mė urrejnė pa shkak janė mė tė shumtė se flokėt e mi; janė tė fuqishėm ata qė duan tė mė shkatėrrojnė dhe qė janė pa tė drejtė armiq tė mi; jam i detyruar tė kthej atė qė nuk kam vjedhur.

    69:5 O Perėndi, ti e di marrėzinė time dhe fajet e mia nuk tė janė fshehur.

    69:6 Mos u ngatėrrofshin pėr shkakun tim ata qė kanė shpresė te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpėrofshin pėr shkakun tim ata qė tė kėrkojnė, o Perėndi i Izraelit.

    69:7 Pėr hir tė dashurisė sate unė po heq njė poshtėrim dhe turpi mė mbulon fytyrėn.

    69:8 Unė jam i bėrė njė i huaj pėr vėllezėrit e mi dhe pėr bijtė e nėnes sime.

    69:9 Sepse zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė dhe fyerjet e rėnda tė atij qė tė fyen kanė rėnė mbi mua.

    69:10 Kam qarė duke pikėlluar shpirtin tim me agjėrim, por kjo mė ka sjellė ēnderim.

    69:11 Kam veshur madje si rroba njė thes, por u bėra pėr ta objekt talljeje.

    69:12 Ata qė ulen te porta flasin pėr mua, dhe u bėra kėnga e pijanecėve.

    69:13 Por sa pėr mua, o Zot, lutja ime tė drejtohet ty, o Zot, nė kohė tė pranueshme; nė dhembshurinė tėnde tė madhe pėrgjigjmu, o Perėndi, nė shpėtimin tėnd tė siguruar.

    69:14 Mė nxirr nga bataku qė tė mos fundosem nė tė, dhe bėj qė tė ēlirohem nga ata qė mė urrejnė dhe nga ujėrat e thella.

    69:15 Mos mė mbuloftė rryma e ujėrave, mos mė pėrpiftė humnera dhe mos u mbylltė gryka e pusit mbi mua.

    69:16 Pėrgjigjmu, o Zot, sepse mirėsia jote ėshtė e ēmuar; nė dhembshuritė e tua tė mėdha sillu nga unė.

    69:17 Mos e fshih fytyrėn tėnde nga shėrbėtori yt, sepse jam nė ankth; nxito tė mė pėrgjigjesh.

    69:18 Afrohu te unė dhe mė shpjego; ēliromė nga armiqtė e mi.

    69:19 Ti e njeh poshtėrsinė time, turpin tim dhe ēnderimin tim; armiqtė e mi janė tė gjithė para teje.

    69:20 Fyerja e rėndė mė ka copėtuar zemrėn dhe jam plot hidhėrime; prita dikė qė tė mė pėrdėllentė por mė kot; prita dikė qė tė mė ngushėllonte, por nuk u paraqit asnjė.

    69:21 Mė dhanė pėrkundrazi vrer nė vend tė ushqimit dhe pėr tė ma shuar etjen mė dhanė pėr tė pirė uthull.

    69:22 U bėftė tryeza e tyre njė lak para tyre, dhe begatia e tyre njė kurth.

    69:23 Ju errshin sytė atyre kėshtu qė tė mos shohin mė, dhe bėj qė ijėt e tyre tė lėkunden vazhdimisht.

    69:24 Zbraz mbi ta zemėrimin tėnd dhe i zėntė zjarri i indinjatės sate.

    69:25 Banesa e tyre u shkretoftė dhe askush mos banoftė nė ēadrat e tyre,

    69:26 sepse pėrndjekin atė qė ti ke goditur dhe flasin me kėnaqėsi pėr dhembjen e atyre qė ti ke plagosur.

    69:27 Shto kėtė faj fajit tė tyre dhe mos arrifshin kurrė tė kenė pjesė nė drejtėsinė tėnde.

    69:28 U shofshin nga libri i jetės dhe mos u shkrofshin midis tė drejtėve.

    69:29 Tani jam i hidhėruar dhe i dėshpėruar; shpėtimi yt, o Perėndi, mė lartoftė.

    69:30 Unė do ta kremtoj emrin e Perėndisė me njė kėngė, dhe do ta madhėshtoj me lavde.

    69:31 Dhe kjo do t`i pėlqejė Zotit mė tepėr se njė ka o njė dem me brirė dhe thonj.

    69:32 Njerėzit e pėrulur do tė shohin dhe do tė gėzohen; dhe pėr ju qė kėrkoni Perėndinė, u pėrtėriftė zemra juaj.

    69:33 Sepse Zoti kėnaq nevojtarėt dhe nuk pėrēmon robėrit e tij.

    69:34 E mburrshin qiejtė dhe toka, detet dhe gjithēka lėviz nė to.

    69:35 Sepse Perėndia do tė shpėtojė Sionin dhe do tė rindėrtojė qytetet e Judės; atėherė ata do tė banojnė nė to dhe do t`i zotėrojnė.

    69:36 Dhe pasardhėsit e shėrbėtorėve tė tij do tė kenė trashėgiminė dhe ata qė e duan emrin e tij do tė banojnė aty.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine