26:1 Pėr klasat e derėtarėve: tė Korahitėve, Meshelemiahu, bir i Koreut, nga bijtė e Asafit.
26:2 Bijtė e Meshelemiahut ishin Zakaria, djali i parė, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jathnieli i katėrti,
26:3 Eliami, i pesti, Jehohanani, i gjashti, Eljehoenai i shtati.
26:4 Bijtė e Obed-Edomit ishin Shemajahu, djali i parė, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sakari i katėrti, Nethaneli i pesti,
26:5 Amieli i gjashti, Isakari i shtati, Peulthai i teti, sepse Perėndia e kishte bekuar.
26:6 Shemajahut, birit tė tij, i lindėn bij qė sundonin nė shtėpitė e tyre atėrore, sepse ishin njerėz tė fortė dhe trima.
26:7 Bijtė e Shemajahut ishin Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi, vėllezėrit e tė cilėve Elihu dhe Semakiahu ishin njerėz trima.
26:8 Tėrė kėta ishin bij tė Obed-Edomit; ata, bijtė e tyre dhe vėllezėrit e tyre, ishin njerėz tė zotė, tė fuqishėm dhe tė aftė tė kryenin shėrbimin: gjashtėdhjetė pasardhės tė Obed-Edomit.
26:9 Meshelemiahu pati bij dhe vėllezėr, tetėmbėdhjetė trima.
26:10 Hosahu, nga bijtė e Merarit, pati si bij: Shimrin, i pari (megjithėse nuk ishte i parėlinduri, i ati e caktoi tė parė),
26:11 Hilkiahun i dyti, Tebaliahun i treti, Zakarian i katėrti: tė marrė sė bashku bijtė dhe vėllezėrit e Hosahut ishin trembėdhjetė.
26:12 Kėtyre klasave tė derėtarėve, nėpėrmjet tė parėve tė tyre, por edhe nėpėrmjet vėllezėrve tė tyre, iu besuan shėrbimi nė shtėpinė e Zotit.
26:13 U hodh nė short pėr ēdo portė, qoftė tė vegjėlit apo tė mėdhenjtė, sipas shtėpive atėrore.
26:14 Pėr portėn lindore shorti i ra Shelemiahut. Pastaj u hodh shorti pėr portėn veriore, e cila i ra birit tė tij Zakaria, njė kėshilltar me mend.
26:15 Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve tė tij,
26:16 Shupimit dhe Osahut i ra nė perėndim, me portėn e Shalekethit, nė rrugėn pėrpjetė, njė postė roje pėrballė tjetrės.
26:17 Nė krahun lindor qėndronin gjithnjė gjashtė Levitė ēdo ditė, nė krahun jugor katėr ēdo ditė, dhe nė magazinat nga dy pėr secilėn prej tyre.
26:18 Nė Parbar, nė krahun perėndimor, ishin caktuar katėr veta pėr rrugėn dhe dy pėr Parbarin.
26:19 Kėto ishin klasat e derėtarėve tė zgjedhur midis bijve tė Koreut dhe bijve tė Merarit.
26:20 Nga Levitėt, Ahijahu ishte caktuar pėr ruajtjen e thesareve tė shtėpisė sė Perėndisė dhe tė thesareve tė gjėrave tė shenjtėruara.
26:21 Bijtė e Ladanit, bijtė e Gershonitėve qė rridhnin nga Ladani, tė parėt e shtėpive atėrore tė Ladanit, Gershonitit, domethėnė Jehieli.
26:22 Bijtė e Jehielit, Zethami dhe i vėllai Joeli, ishin caktuar pėr ruajtjen e thesareve tė shtėpisė tė Zotit.
26:23 Midis Amramitėve, Jitsharitėt, Hebronitėt dhe Uzielitėt,
26:24 Shebueli, bir i Gershomit, qė ishte bir i Moisiut, ishte kryeintendenti i thesareve.
26:25 Vėllezėrit e tij, me anė tė Eliezerit, ishin i biri i Rehabiahu, bir i tė cilit ishte Jeshajahu, bir i tė cilit ishte Jorami, bir i tė cilit ishte Zikri, bir i tė cilit ishte Shelomithi.
26:26 Ky Shelomith dhe vėllezėrit e tij ishin caktuar pėr ruajtjen e tė gjitha thesareve tė gjėrave tė shenjta qė mbreti David, tė parėt e shtėpive atėrore dhe komandantėt e ushtrisė kishin shenjtėruar.
26:27 Ata kishin shenjtėruar njė pjesė tė plaēkės qė kishin shtėnė nė dorė gjatė luftės pėr tė mbajtur shtėpinė e Zotit.
26:28 Pėrveē kėsaj tė gjitha ato qė ishin shenjtėruar nga Samueli, shikuesi, nga Sauli, bir i Kishit, nga Abneri, bir i Nerit dhe nga Joabi, bir i Tserujahut, dhe ēdo gjė tjetėr e shenjtėruar nga cilido qoftė ishte nėn pėrgjegjėsinė e Shelomithit dhe tė vėllezėrve tė tij.
26:29 Ndėr Jitsharitėt, Kenajahu dhe bijtė e tij ishin tė ngarkuar me punėt e jashtme tė Izraelit, nė cilėsinė e tyre si magjistrarė dhe si gjyqtarė.
26:30 Ndėr Hebronitėt, Hashabiahu dhe vėllezėrit e tij, njė mijė e shtatėqind trima, u caktuan tė mbikqyrnin Izraelin, kėndej Jordanit, nė perėndim, nė tė tėra ēėshtjet e Zotit dhe tė shėrbimit tė mbretit.
26:31 Jerijahu ishte i pari i Hebronitėve, sipas brezave tė shtėpive tė tyre atėrore. Nė vitin e dyzetė tė mbretėrimit tė Davidit u bėnė kėrkime dhe u gjetėn midis tyre njerėz tė fortė dhe trima nė Jazer tė Galaadit.