Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1SAMUEL 17

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    17:1 Filistejtė i mblodhėn trupat e tyre pėr luftė; u mblodhėn nė Sokoh, qė ėshtė pronė e Judės, dhe e ngritėn kampin e tyre nė Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.

    17:2 Edhe Sauli dhe njerėzit e Izraelit u mblodhėn dhe e ngritėn kampin e tyre nė luginėn e Terebintos, dhe u rreshtuan pėr betejė kundėr Filistejve.

    17:3 Filistejtė ndodheshin nė mal nga njė anė dhe Izraeli ishte nė mal nga ana tjetėr, dhe midis tyre ndodhej lugina.

    17:4 Nga kampi i Filistejve doli njė kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lartė gjashtė kubitė dhe njė pėllėmbė.

    17:5 Kishte nė kokė njė helmetė prej bronzi, ishte veshur me njė parzmore, pesha e tė cilit ishte pesė mijė sikla bronzi;

    17:6 nė kėmbė kishte kėmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante njė ushtė prej hekuri.

    17:7 Maja e ushtės sė tij ishte si shuli i njė endėsi dhe peshonte gjashtė qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.

    17:8 Ai u ndal dhe u thirri grupeve tė ushtarėve tė Izraelit: "Pse keni dalė pėr t`u radhitur nė formacion beteje? A nuk jam unė njė Filiste dhe ju shėrbėtorė tė Saulit? Zgjidhni njė burrė qė tė dalė kundėr meje.

    17:9 Nė rast se do tė jetė nė gjendje tė luftojė me mua dhe tė mė vrasė, ne do tė jemi shėrbėtorėt tuaj; por nė rast se dal unė fitues dhe e vras, atėherė ju do tė jeni shėrbėtorėt tanė dhe do tė na shėrbeni".

    17:10 Pastaj Filisteu shtoi: "Unė sot po sfidoj trupat e Izraelit: "Mė jepni njė burrė dhe do tė luftojmė!".

    17:11 Kur Sauli dhe tėrė Izraeli dėgjuan kėto fjalė tė Filisteut, mbetėn tė shtangur dhe u hyri njė frikė e madhe.

    17:12 Davidi ishte biri i atij Efrateut tė Betlemit tė Judės, qė mbante emrin Isai dhe kishte tetė bij. Nė kohėn e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyrė nė moshė.

    17:13 Tre bijtė mė tė mėdhenj tė Isait kishin shkuar nė luftė me Saulin: emrat e tre bijve tė tij qė kishin shkuar nė luftė ishin: Eliabi, i parėlinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.

    17:14 Davidi ishte mė i riu dhe tre mė tė mėdhenjtė kishin shkuar pas Saulit.

    17:15 Davidi pėrkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli pėr tė kullotur kopenė e atit tė tij nė Betlem.

    17:16 Filisteu u dilte pėrpara nė mėngjes dhe nė mbrėmje, dhe vazhdoi tė dalė dyzet ditė me radhė.

    17:17 Isai i tha Davidit, birit tė tij: "Merr pėr vėllezėrit e tu njė efė nga ky grurė i pjekur dhe dhjetė bukė dhe ēoji shpejt vėllezėrve tė tu nė kamp.

    17:18 Dėrgo edhe kėto dhjetė forma djathi komandantit tė mijėshes sė tyre; shiko si janė vėllezėrit e tu dhe mė sill njė peng nga ana e tyre.

    17:19 Sauli me gjithė vėllezėrit e tu dhe gjithė burrat e Izraelit janė nė luginėn e Terebintit pėr tė luftuar Filistejtė".

    17:20 Kėshtu Davidi u ngrit herėt nė mėngjes, ia la delet e tij njė rojtari, mori ngarkesėn e tij dhe u nis ashtu siē e kishte urdhėruar Isai. Arriti nė kampin e qerreve, kur ushtria po dilte pėr t`u radhitur nė formacion beteje dhe lėshonte britma lufte.

    17:21 Izraelitėt dhe Filistejtė ishin radhitur pėr betejė, njė ushtri kundėr tjetrės.

    17:22 Davidi, pasi la ngarkesėn e tij nė duart e rojtarit tė bagazheve, vrapoi nė drejtim tė grupimeve tė betejės; me tė arritur nė vend, pyeti vėllezėrit e tij si ishin.

    17:23 Ndėrsa po fliste me ata, ja ku doli nga radhėt e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, qė mbante emrin Goliath dhe pėrsėriti po ato fjalė; dhe Davidi i dėgjoi.

    17:24 Tėrė njerėzit e Izraelit, me ta parė atė njeri, ikėn para tij dhe u hyri njė frikė e madhe.

    17:25 Njerėzit e Izraelit thonin: "E keni parė kėtė njeri qė shkon pėrpara? Ai shkon pėrpara pėr tė vėnė nė provė sedrėn e Izraelit. Ai qė do ta vrasė, kushdo qoftė, do tė shpėrblehet me pasuri tė mėdha nga mbreti, ky do t`i japė pėr grua tė bijėn dhe do tė pėrjashtojė nga ēdo haraē shtėpinė e atit tė tij nė Izrael".

    17:26 Atėherė Davidi, duke iu drejtuar njerėzve qė ishin pranė tij, tha: "Ēfarė do t`i bėjnė atij burri qė do tė vrasė kėtė Filiste dhe do ta largojė turpin nga Izraeli? Po kush ėshtė ky Filiste, i parrethprerė, qė guxon tė poshtėrojė ushtrinė e Perėndisė tė gjallė?".

    17:27 Njerėzit iu pėrgjegjėn me po ato fjalė, duke thėnė: "Kėshtu do tė bėhet me atė qė do ta vrasė".

    17:28 Eliabi, vėllai i tij mė i madh, e dėgjoi ndėrsa fliste me ata njerėz; kėshtu Eliabi u zemėrua me Davidin dhe tha: "Pse erdhe kėtu? Kujt ia le ato pak dele nė shkretėtirė? Unė e njoh krenarinė tėnde dhe ligėsinė e zemrės sate, ke zbritur kėtu pėr tė parė betejėn?".

    17:29 Davidi u pėrgjegj: "Ē`kam bėrė unė tani?. Nuk ishte veēse njė pyetje e thjeshtė!".

    17:30 Duke u larguar prej tij, iu drejtua njė tjetri dhe i bėri po atė pyetje; dhe njerėzit i dhanė po atė pėrgjigje tė mėparshme.

    17:31 Sa dėgjuan fjalėt qė Davidi kishte thėnė, ia treguan Saulit dhe ky dėrgoi njerėz qė ta thėrresin.

    17:32 Davidi i tha Saulit: "Asnjeri tė mos ligėshtohet pėr shkak tė tij! Shėrbėtori yt do tė shkojė tė luftojė me kėtė Filiste".

    17:33 Sauli i tha Davidit: "Ti nuk mund tė shkosh tė luftosh kundėr kėtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, ndėrsa ai ėshtė njė luftėtar qysh nė tė ritė e tij".

    17:34 Por Davidi iu pėrgjegj Saulit: "Shėrbėtori yt kulloste kopenė e atit tė tij; kur njė luan ose njė ari vinte pėr tė rrėmbyer njė dele nga kopeja,

    17:35 unė e ndiqja, e godisja dhe ia rrėmbeja nga goja; nė qoftė se ai kthehej kundėr meje, unė e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.

    17:36 Po, shėrbėtori yt ka vrarė luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprerė do tė pėsojė tė njėjtin fat, sepse ka fyer ushtrinė e Perėndisė tė gjallė".

    17:37 Davidi shtoi: "Zoti qė mė shpėtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do tė mė shpėtojė edhe nga dora e kėtij Filisteu". Atėherė Sauli i tha Davidit: "Shko dhe Zoti qoftė me ty".

    17:38 Pastaj Sauli e veshi Davidin me armaturėn e tij, i vuri nė kokė njė pėrkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.

    17:39 Pastaj Davidi ngjeshi shpatėn e Saulit mbi armaturėn dhe u pėrpoq tė ecė, sepse nuk ishte mėsuar. Por Davidi i tha Saulit: "Unė nuk mund tė eci me kėtė armaturė, sepse nuk jam mėsuar me tė". Dhe kėshtu Davidi e hoqi nga trupi i tij.

    17:40 Pastaj mori nė dorė shkopin e tij, zgjodhi pesė gurė tė lėmuar nė pėrrua, i vuri nė torbėn e bariut, nė njė thes tė vogėl qė kishte me vete; pastaj me hobenė nė dorė u nis kundėr Filisteut.

    17:41 Edhe Filisteu pėrparoi duke iu afruar gjithnjė e mė tepėr Davidit, ndėrsa shqyrtari i tij e paraprinte.

    17:42 Filisteu shikonte me kujdes dhe, me tė parė Davidin, e pėrēmoi sepse ishte vetėm njė i ri, kuqalash dhe i hijshėm.

    17:43 Filisteu i tha Davidit: "Mos jam vallė njė qen qė po del kundėr meje me shkop nė dorė?". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin nė emėr tė perėndive tė tij.

    17:44 Pastaj Filisteu i tha Davidit: "Eja kėtu, dhe unė do t`ia jap mishin tėnd shpendėve tė qiellit dhe kafshėve tė fushave".

    17:45 Atėherė Davidi iu pėrgjegj Filisteut: "Ti po mė vjen me shpatė, me shtizė dhe me ushtė; kurse unė po tė dal nė emėr tė Zotit tė ushtėrive, Perėndisė tė ushtrisė sė Izraelit qė ti ke fyer.

    17:46 Pikėrisht sot Zoti do tė tė dorėzojė nė duart e mia; dhe unė do tė tė rrėzoj, do tė pres kokėn tėnde dhe do t`u jap pikėrisht sot kufomat e ushtrisė sė Filistejve shpendėve tė qiellit dhe bishave tė tokės, me qėllim qė gjithė dheu tė mėsojė se ka njė Perėndi nė Izrael.

    17:47 Atėherė gjithė kjo turmė do tė mėsojė qė Zoti nuk tė shpėton me anė tė shpatės as me anė tė shtizės; sepse pėrfundimi i betejės varet nga Zoti, dhe ai do t`ju dorėzojė nė duart tona".

    17:48 Kur Filisteu lėvizi dhe shkoi pėrpara pėr t`u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menjėherė drejt mejdanit, ballė Filisteut;

    17:49 vuri dorėn nė thes, nxori prej tij njė gur, e hodhi me hobenė dhe e goditi nė ballė Filisteun; guri iu fut nė ballė dhe ai ra me fytyrė pėr tokė.

    17:50 Kėshtu Davidi me njė hobe dhe njė gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjithėse Davidi nuk kishte asnjė shpatė nė dorė.

    17:51 Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpatėn dhe e vrau duke i prerė me tė kokėn. Kur Filistejtė e panė qė heroi i tyre vdiq, ikėn me vrap.

    17:52 Atėherė njerėzit e Izraelit dhe tė Judės u ngritėn, duke lėshuar britma lufte, dhe i ndoqėn Filistejtė deri nė hyrjen e luginės dhe nė portat e Ekronit. Filistejtė e plagosur pėr vdekje ranė nė rrugėn e Shaarimit, deri nė Gath dhe nė Ekron.

    17:53 Kur bijtė e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, plaēkitėn kampin e tyre.

    17:54 Pas kėsaj Davidi mori kokėn e Filisteut dhe e ēoi nė Jeruzalem, por armėt e tij i vendosi nė ēadrėn e tij.

    17:55 Kur Sauli kishte parė Davidin qė po dilte kundėr Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtrisė sė tij, Abnerin: "Abner, bir i kujt ėshtė ky i ri?". Abneri iu pėrgjegj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė ti rron, o mbret, nuk e di".

    17:56 Atėherė mbreti tha: "Merr informata mbi prindėrit e kėtij djaloshi".

    17:57 Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e ēoi pėrparea Saulit, ndėrsa ai mbante akoma nė dorė kokėn e Filisteut.

    17:58 Sauli i tha: "O i ri, bir i kujt je?". Davidi u pėrgjegj: Jam bir i shėrbėtorit tėnd, Betlemitit Isai".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine