Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1SAMUEL 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Fjala e Samuelit i drejtohej tėrė Izraelit. Izraeli doli tė luftojė kundėr Filistejve dhe ngriti kampin e tij pranė Eben-Ezerit, ndėrsa Filistejtė u vendosėn pranė Afekut.

    4:2 Pastaj Filistejtė u renditėn pėr betejė kundėr Izraelit; filloi njė betejė e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejtė, tė cilėt vranė nė fushėn e betejės rreth katėr mijė veta.

    4:3 Kur populli u kthye nė kamp, pleqtė e Izraelit thanė: "Pse Zoti na mundi sot pėrpara Filistejve? Tė shkojmė tė marrim nė Shiloh arkėn e besėlidhjes sė Zotit, nė mėnyrė qė tė ndodhet nė mes nesh dhe tė na shpėtojė nga duart e armiqve tanė!".

    4:4 Kėshtu populli dėrgoi nė Shiloh njerėz qė tė merrnin qė andej arkėn e besėlidhjes sė Zotit tė ushtėrive, qė ulėt midis kerubinėve; dhe dy bijtėr e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me arkėn e besėlidhjes sė Perėndisė.

    4:5 Kur arka e besėlidhjes sė Zotit hyri nė kamp, i gjithė Izraeli shpėrtheu nė njė britmė gėzimi aq tė fuqishme sa vetė toka e drodh.

    4:6 Filistejtė, duke dėgjuar buēimėn e asaj britme, thanė: "Ēfarė kuptimi ka buēima e kėsaj britme tė madhe nė kampin e Hebrenjve?". Pastaj mėsuan qė arka e Zotit kishte arritur nė kamp.

    4:7 Kėshtu Filistejtė u trembėn, sepse thonin: "Perėndia erdhi nė kamp". Dhe thirrėn: "Mjerė ne! Njė gjė e tillė nuk ka ndodhur kurrė mė parė.

    4:8 Mjerė ne! Kush do tė na shpėtojė nga duart e kėtyre perėndive tė fuqishme? Kėto janė perėnditė qė i goditėn Egjiptasit me lloj lloj plagėsh nė shkretėtirė.

    4:9 Qėndroni tė fortė dhe silluni si burra, o Filistej, qė tė mos bėheni skllevėr tė Hebrenjve, ashtu si ata qenė skllevėrit tuaj. Silluni si burra dhe luftoni!".

    4:10 Kėshtu Filistejtė luftuan dhe Izraeli u mund; dhe gjithkush vrapoi te ēadra e vet. Masakra qe me tė vėrtetė e madhe; Izraeli humbi tridhjetė mijė kėmbėsorė.

    4:11 Edhe arka e Perėndisė u morr dhe dy djemtė e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiqėn.

    4:12 Njė njeri i Beniaminit vrapoi nga fusha e betejės dhe arriti po atė ditė nė Shiloh, me rroba tė grisura dhe kokėn tė mbuluar me dhe.

    4:13 Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenjėsen e tij nė anė tė rrugės, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej pėr arkėn e Perėndisė. Sapo ai njeri hyri nė qytet dhe njoftoi pėr atė qė kishte ndodhur, njė britmė u ngrit nga tėrė qyteti.

    4:14 Kur dėgjoi zhurmėn e britmave, Eli tha: "Ē`kuptim ka zhurma e kėsaj rrėmuje?". Pastaj ai njeri erdhi me tė shpejtė pėr t`i treguar Elit atė qė kishte ndodhur.

    4:15 Eli ishte nėntėdhjetė e tetė vjeē; shikimi i tij qe errėsuar aq sa qė ai nuk shikonte mė.

    4:16 Njeriu i tha Elit: "Jam ai qė ka ardhur nga fusha e betejės. Sot kam ikur me vrap nga fusha e betejės". Eli tha: "Si vajtėn punėt, biri im?".

    4:17 Atėherė lajmėtari u pėrgjegj dhe tha: "Iezraeli ia mbathi pėrpara Filistejve dhe u bė njė masakėr e madhe nė popull; edhe dy djemtė e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiqėn, dhe arka e Perėndisė u morr".

    4:18 Sa u zu nė gojė arka e Perėndisė, Eli ra nga ndenjėsja prapa, pėrbri derės, theu qafėn dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i rėnduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radhė.

    4:19 E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barrė dhe nė prag tė lindjes; kur dėgjoi lajmin qė arka e Perėndisė ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u kėrrus dhe lindi, sepse e zunė dhimbjet.

    4:20 Nė ēastin kur ishte duke vdekur, gratė qė kujdeseshin pėr tė i thanė: "Mos u tremb, sepse ke lindur njė djalė". Por ajo nuk u pėrgjegj dhe nuk u kushtoi vėmėndje fjalėve tė tyre,

    4:21 por ia vuri emrin Ikabod fėmijės, duke thėnė: "Lavdia u largua nga Izraeli", sepse arka e Perėndisė ishte marr pėr shkak tė vjehrrit tė saj dhe tė burrit tė saj.

    4:22 Ajo tha: "Lavdia ėshtė larguar nga Izraeli, sepse arka e Perėndisė ėshtė marr".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine