Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1TIMOTHY 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,

    4:2 të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.

    4:3 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim,

    4:4 sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.

    4:5 Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.

    4:6 Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,

    4:7 sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.

    4:8 Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t`u pranuar në çdo mënyrë.

    4:9 Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.

    4:10 Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.

    4:11 Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.

    4:12 Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.

    4:13 Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.

    4:14 Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.

    4:15 Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.

    4:16 Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine