14:1 Pastaj Abijahun pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Asa. Nė kohėn e tij vendi qe i qetė dhjetė vjet.
14:2 Asa bėri atė qė ishtė e mirė dhe e drejtė nė sytė e Zotit, Perėndisė tė tij.
14:3 Ai hoqi nga vendi altarėt e perėndive tė huaj dhe vendet e larta, shkatėrroi shtyllat e shenjta dhe i bėri copė-copė Asherimėt.
14:4 Pėrveē kėsaj urdhėroi Judėn tė kėrkojė Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, dhe tė zbatojė nė praktikė ligjin dhe urdhėrimet.
14:5 Hoqi gjithashtu nga tė gjitha qytetet e Judės vendet e larta dhe idhujt; dhe me tė mbretėria njohu njė periudhė qetėsie.
14:6 Ai ndėrtoi qytete tė fortifikuara nė Judė, sepse vendi ishte i qetė. Nė ato vite nuk pati asnjė luftė kundėr tij, sepse Zoti i kishte dhėnė qetėsi.
14:7 Ai u thoshte atyre tė Judės: "Le t`i ndėrtojmė kėto qytete dhe t`i rrethojmė me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi ėshtė akoma nė dispozicionin tonė, sepse kemi kėrkuar Zotin, Perėndinė tonė; ne e kemi kėrkuar dhe ai na ka dhėnė paqe rreth e qark". Kėshtu ata iu vunė ndėrtimit dhe u begatuan.
14:8 Asa kishte njė ushtri prej treqindmijė njerėzish nga Juda qė mbanin ushta dhe mburoja, si dhe dyqind e tetėdhjetė mijė nga Beniamini qė mbanin mburoja dhe gjuanin me hark; tėrė kėta ishin burra tė fortė dhe trima.
14:9 Kundėr tyre doli Zerahu, Etiopasi, me njė ushtri prej njė milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri nė Mareshah.
14:10 Asa doli atėherė kundėr tij dhe u vendosėn nė rend beteje nė luginėn e Tsefathahut pranė Mareshahut.
14:11 Atėherė Asa i klithi Zotit, Perėndisė tė tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veē teje qė mund tė ndihmojė nė luftimet midis njė tė fuqishmi dhe atij qė i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perėndia ynė, sepse ne mbėshtetemi te ti dhe dalim kundėr kėsaj shumice nė emrin tėnd. O Zot, ti je Perėndia ynė; mos lejo qė njeriu tė ta kalojė ty!".
14:12 Kėshtu Zoti goditi Etiopasit pėrpara Asas dhe pėrpara Judės, dhe Etiopasit ua mbathėn kėmbėve.
14:13 Atėherė Asa dhe njerėzit qė ishin me tė i ndoqėn deri nė Gherar. Prandaj Etiopasit u mundėn, prej tyre nuk mbeti asnjė i gjallė, sepse ata u shkatėrruan pėrpara Zotit dhe ushtrisė sė tij. Dhe ata morėn njė plaēkė shumė tė madhe.
14:14 Pastaj sulmuan tėrė qytetet rreth e qark Gherarit, sepse tmeri i Zotit i kishte zėnė, dhe ata plaēkitėn tėrė qytetet nė tė cilat kishte plaēkė tė madhe.