Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2CHRONICLES 3

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    3:1 Salomoni filloi pastaj ndėrtimin e shtėpisė tė Zotit, nė Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit tė tij, nė vendin qė Davidi kishte pėrgatitur nė lėmin e Ornanit, Jebuseut.

    3:2 Ai filloi tė ndėrtojė ditėn e dytė tė muajit tė dytė tė vitit tė katėrt tė mbretėrimit tė tij.

    3:3 Kėto janė pėrmasat e themeleve qė hodhi Salomoni pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Perėndisė. Gjatėsia ishte gjashtėdhjetė kubitė (nė kubitė tė masės sė vjetėr) dhe gjerėsia njėzet kubitė.

    3:4 Portiku pėrpara tempullit ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjatėsinė e tempullit, dhe ishte i lartė njėqind e njėzet kubitė. Ai e veshi nga brenda me ar tė kulluar.

    3:5 E veshi sallėn e madhe me dru qiparisi, pastaj e veshi me ar tė kulluar dhe mbi tė gdhendi degė palme dhe zinxhirė tė vegjėl.

    3:6 Pėrveē kėsaj e zbukuroi sallėn me gurė tė ēmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.

    3:7 Veshi gjithashtu me ar tempullin, trarėt, pragjet, muret dhe portat; dhe mbi muret gdhėndi kerubinė.

    3:8 Pastaj ndėrtoi vendin shumė tė shenjtė. Ky ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjerėsinė e tempullit, dhe njėzet kubitė i gjerė. E veshi me ar tė kulluar me njė vlerė prej gjashtėqind talentash.

    3:9 Pesha e arit pėr gozhdat ishte pesėdhjetė sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipėrme.

    3:10 Nė vendin shumė tė shenjtė bėri dy kerubinė tė gdhėndur dhe i veshi me ar.

    3:11 hapėsira e krahėve tė kerubinėve ishte njėzet kubitė; njė krah i njė kerubini, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa krahu tjetėr, gjithashtu i gjatė pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tė dytė.

    3:12 Njeri krah i kerubinit tė dytė, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa tjetri i gjatė gjithashtu pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tjetėr.

    3:13 Krahėt e hapur tė kėtyre kerubinėve ishin njėzet kubitė tė gjatė. Ata qėndronin drejt nė kėmbė me fytyrė tė kthyer nga pjesa e brendshme e tempullit.

    3:14 Ai bėri gjithashtu velin me fill ngjyrė vjollcė tė purpurt, tė kuqe flakė dhe me pėlhurė tė hollė, dhe mbi to qėndisėn kerubinė.

    3:15 Pėrpara tempullit bėri dy shtylla tė larta tridhjetė e pesė kubitė; kapiteli nė majė tė ēdo shtylle ishte pesė kubitė.

    3:16 Bėri gjithashtu zinxhira tė vegjėl, si ato qė ishin nė shenjtėrore dhe i vendosi nė majė tė shtyllave; pastaj bėri njė mijė shegė dhe i vuri mbi zinxhirėt e vegjėl.

    3:17 Pastaj ngriti shtyllat pėrpara tempullit, njerėn nė tė djathtė dhe tjetrėn nė tė majtė; tė djathtėn e quajti Jakin dhe tė majtėn Boaz.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine