30:1 Pastaj Ezekia i dėrgoi lajmėtarė tėrė Izraelit dhe Judės dhe i shkroi gjithashtu letra Efraimit dhe Manasit qė tė vinin nė shtėpinė e Zotit nė Jeruzalem pėr tė festuar Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit.
30:2 Mbreti, paria dhe tėrė asambleja nė Jeruzalem vendosėn ta kremtojnė Pashkėn nė muajin e dytė;
30:3 nė tė vėrtetė nuk kishin mundur ta kremtonin nė kohėn e caktuar, sepse priftėrinjtė nuk ishin shenjtėruar nė numėr tė mjaftueshėm dhe populli nuk ishte mbledhur nė Jeruzalem.
30:4 Kjo gjė i pėlqeu mbretit dhe tėrė asamblesė.
30:5 Vendosėn kėshtu tė shpallin nė tėrė Izraelin, njė njoftim nga Beer-Sheba deri nė Dan, qė tė vijnė nė Jeruzalem pėr tė kremtuar Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit, sepse prej shumė vitesh nuk e kishin kremtuar nė mėnyrėn e paracaktuar.
30:6 Korrierėt, pra, shkuan nė gjithė Izraelin dhe nė Judėn me letrat e mbretit dhe tė parisė sė tij, duke shpallur sipas urdhrit tė mbretit: "Bij tė Izraelit, kthehuni tek Zoti, Perėndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, me qėllim qė ai tė rikthehet pranė asaj qė iu ka mbetur dhe qė ka shpėtuar nga duart e mbretėrve tė Asirisė.
30:7 Mos jini si etėrit tuaj dhe vėllezėrit tuaj, qė kanė mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre, i cili pėr kėtė shkak i ka braktisur dhe i ka lėnė nė pikėllim, siē e shihni.
30:8 Tani mos e fortėsoni zverkun si etėrit tuaj, por jepini dorėn Zotit, ejani nė shenjtėroren e tij qė ai ka shenjtėruar pėrjetė dhe i shėrbeni Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė zjarri i zemėrimit tė tij tė largohet nga ju.
30:9 Sepse, nė rast se ktheheni tek Zoti, vėllezėrit tuaj dhe bijtė tuaj do tė trajtohen me dhembshuri nga ata qė i kanė internuar dhe do tė kthehen nė kėtė vend, sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė i mėshirshėm dhe zemėrmadh dhe nuk do ta heqė fytyrėn prej jush, nė rast se ktheheni tek ai".
30:10 Dhe korrierėt kaluan nga njė qytet nė tjetrin nė vendin e Efraimit dhe tė Manasit deri nė Zabulon; por njerėzit i pėrqeshnin dhe talleshin me ta.
30:11 Megjithatė disa burra nga Asheri, nga Zabuloni dhe nga Manasi u pėrulėn dhe erdhėn nė Jeruzalem.
30:12 Por nė Judė dora e Perėndisė veproi duke u dhėnė atyre njė zemėr tė njėllojtė pėr tė kryer urdhrin e mbretit dhe tė parisė, sipas fjalės tė Zotit.
30:13 Njė turmė e madhe u mblodh nė Jeuzalem pėr tė kremtuar festėn e tė Ndormėve gjatė muajit tė dytė; ishte njė kuvend shumė i madh.
30:14 U ngritėn dhe zhdukėn altarėt qė ishin nė Jeruzalem; zhdukėn gjithashtu tėrė altarėt e temjanit dhe i hodhėn nė pėrroin e Kidronit.
30:15 Pastaj flijuan Pashkėn, ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė dytė. Priftėrinjtė dhe Levitėt, plot turp, u shenjtėruan dhe ofruan olokauste nė shtėpinė e Zotit.
30:16 Ata zunė vendet qė u pėrkisnin sipas normave tė pėrshkruara nga ligji i Moisiut, njeriut tė Perėndisė. Priftėrinjtė spėrkatnin gjakun, qė merrnin nga duart e Levitėve.
30:17 Duke qenė se shumė njerėz tė asamblesė nuk ishin shenjtėruar, Levitėt kishin pėr detyrė t`i flijonin qengjat e Pashkės pėr tėrė ata qė nuk ishin tė pastėr, pėr t`ia shenjtėruar Zotit.
30:18 Nė tė vėrtetė njė pjesė e madhe e popullit, shumė nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni nuk ishin pastruar, dhe e hėngrėn njėlloj Pashkėn, duke vepruar ndryshe nga sa ishte shkruar. Por Ezekia u lut pėr ata, duke thėnė: "Zoti, qė ėshtė i mirė, tė falė cilindo
30:19 qė ia ka kushtuar zemrėn e tij tė kėrkojė Perėndinė, Zotin, Perėndinė e etėrve tė tij, edhe pa pastrimin qė kėrkon shenjtėrorja".
30:20 Dhe Zoti dėgjoi Ezekian dhe shėroi popullin.
30:21 Kėshtu bijtė e Izraelit, qė ishin nė Jeruzalem, kremtuan festėn e tė Ndormėve shtatė ditė me radhė nė njė atmosferė gėzimi tė madh, kurse Levitėt dhe priftėrinjtė lėvdonin ēdo ditė Zotin, duke i kėnduar me vegla tingėllonjėse Zotit.
30:22 Ezekia i foli zemrės tė tė gjithė Levitėve qė tregonin njohje tė mirė tė gjėrave tė Zotit. Kėshtu ata hėngrėn pėr shtatė ditėt e caktuara tė festės, duke ofruar flijime falenderimi dhe duke lėvduar Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre.
30:23 Pastaj tėrė kuvendi vendosi ta kremtojė festėn shtatė ditė tė tjera; kėshtu e kremtuan shtatė ditė tė tjera me gėzim.
30:24 Nė fakt Ezekia, mbret i Judės, i kishte falur kuvendit njė mijė dema tė vegjėl dhe shtatė mijė dele; edhe paria i kishte dhuruar kuvendit njė mijė dema tė vegjėl dhe dhjetė mijė dele; dhe njė numėr i madh priftėrinjsh ishte shenjtėruar.
30:25 Tėrė asambleja e Judės kremtoi festėn bashkė me priftėrinjtė, me Levitėt, me tėrė asamblenė e atyre qė erdhėn nga Izraeli dhe me tė huajt qė kishin mbėrritur nga vendin e Izraelit ose qė banonin nė Judė.
30:26 Kėshtu pati njė gėzim tė madh nė Jeruzalem. Nga koha e Salomonit, birit tė Davidit, mbret i Izraelit, nuk kishte ndodhur asgjė e tillė nė Jeruzalem.