Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 2KINGS 5

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    5:1 Naamani, komandant i ushtrisė sė mbretit tė Sirisė, ishte njė njeri i madh dhe shumė i ēmuar nė sytė e zotit tė tij, sepse nėpėrmjet tij Zoti i kishte dhėnė fitoren Sirisė; por ky njeri i madh dhe trim ishte lebroz.

    5:2 Disa banda tė Sirisė gjatė njė sulmi pėr plaēkitje kishin marrė me vete nga vendi i Izraelit, si robinjė, njė vajzė tė vogėl qė kishte pėrfunduar si shėrbėtore e gruas sė Naamanit.

    5:3 Ajo i tha zonjės sė saj: "Po tė mundte tė shkonte zoti im te profeti qė ėshtė nė Samari, me siguri ky do ta shėronte nga lebra".

    5:4 Kėshtu Naamani shkoi tek zoti e tij dhe ia tregoi ēėshtjen, duke thėnė: "Vajza nga vendi i Izraelit ka thėnė kėshtu e kėshtu".

    5:5 Atėherė mbreti i Sirisė tha: "Shko, pra, unė do t`i dėrgoj njė letėr mbretit tė Izraelit". Ai, pra, u nis duke marrė me vete dhjetė talente argjendi, gjashtė mijė sikla ari dhe dhjetė palė ndėrresash.

    5:6 I ēoi mbretit tė Izraelit gjithashtu letrėn, nė tė cilėn thuhej: "Kur tė tė arrijė kjo letėr, dije qė po tė dėrgoj shėrbėtorin tim Naaman, qė ta shėrosh nga lebra".

    5:7 Mbasi lexoi letrėn, mbreti i Izraelit grisi rrobat e tij dhe tha: "A jam unė Perėndia, i pajisur me fuqinė tė tė shkaktojė vdekjen dhe ngjalljen, qė ai mė dėrgon njė njeri pėr ta shėruar nga lebra? Prandaj shikoni, qė ai tani kėrkon pretekse kundėr meje".

    5:8 Kur Eliseu, njeriu i Perėndisė, mėsoi qė mbreti i Izraelit kishte grisur rrobat e tij, dėrgoi t`i thotė mbretit: "Pse i grise rrobat? Le tė vijė ai njeri tek unė dhe do tė mėsojė qė ka njė profet nė Izrael".

    5:9 Kėshtu Naamani erdhi me kuajt dhe me qerret e tij dhe u ndal te porta e shtėpisė sė Eliseut.

    5:10 Atėherė Eliseu i dėrgoi njė lajmėtar pėr t`i thėnė: "Shko tė lahesh shtatė herė nė Jordan dhe mishi yt do tė kthehet si mė parė dhe do tė jesh i pastėr".

    5:11 Por Naamani u zemėrua dhe iku, duke thėnė: "Ja, unė mendoja: "Ai ka pėr tė dalė me siguri pėrballė meje, do tė ndalet, do tė pėrmėndė emrin e Zotit, Perėndisė sė tij, do tė lėvizė dorėn mbi pjesėt e sėmura dhe do tė mė shėrojė nga lebra".

    5:12 Lumenjtė e Damaskut, Abanahu dhe Farpari, a nuk janė mė tė mirė se tėrė ujėrat e Izraelit? Nuk mund tė lahesha nė to dhe tė bėhem i pastėr?". Kėshtu u kthye dhe iku tėrė inat.

    5:13 Por shėrbėtorėt e tij iu afruan dhe i folėn, duke i thėnė: "Ati ynė, nė qoftė se profeti do tė kishte urdhėruar njė gjė tė madhe, ti a do ta kishe bėrė? Aq mė tepėr tani qė tė ka thėnė: "Lahu dhe do tė pastrohesh"?".

    5:14 Atėherė ai zbriti dhe u zhyt shtatė herė nė Jordan, sipas fjalės sė njeriut tė Perėndisė, mishi i tij u bė si mishi i njė fėmije tė vogėl dhe ai pastrua.

    5:15 Pastaj u kthye me gjithė suitėn e tij te njeriu i Perėndisė, shkoi e u paraqit para tij dhe tha: "Tani e pranoj qė nuk ka asnjė Perėndi nė gjithė dheun, pėrveē se nė Izrael. Prandaj tani prano njė dhuratė, tė lutem, nga shėrbėtori yt".

    5:16 Por ai u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti, nė prani tė tė cilit ndodhem, nuk kam pėr tė pranuar asgjė". Naamani ngulte kėmbė qė tė pranonte, por ai refuzonte.

    5:17 Atėherė Naamani tha: "Me qenė se ti nuk do, lejo qė t`i jepet shėrbėtorit tėnd aq tokė sa mund tė mbajnė dy mushka, sepse shėrbėtori yt nuk do t`u ofrojė mė olokauste as flijime perėndive tė tjera, por vetėm Zotit.

    5:18 Megjithatė Zoti ta falė shėrbėtorin e tij pėr kėtė gjė: kur zoti im shkon nė tempullin e Rimonit pėr tė adhuruar dhe mbėshtetet nė krahun tim, edhe do tė bie pėrmbys nė tempullin e Rimonit; Zoti ta falė shėrbėtorin e tij pėr kėtė gjė, kur unė do tė bie pėrmbys nė tempullin e Rimonit".

    5:19 Profeti i tha: "Shko i qetė!". Kėshtu u nda prej tij dhe bėri njė copė rrugė tė mirė.

    5:20 Por Gehazi, shėrbėtori i Eliseut, njeriut tė Perėndisė, tha me veten e tij: "Ja, zoti im ėshtė sjellė tepėr mirė me Naamanin, me kėtė Sirian, duke mos pranuar nga dora e tij atė qė ai kishte sjellė;

    5:21 Kėshtu Gehazi ndoqi Naamanin; kur Naamani pa qė ai vraponte prapa tij, u hodh nga qerrja pėr t`i dalė pėrballė dhe i tha: "A shkon ēdo gjė mirė?".

    5:22 Ai u pėrgjigj: "Ēdo gjė mirė. Zoti im mė dėrgon tė tė them: "Ja, pikėrisht tani kanė ardhur tek unė nga krahina malore e Efraimit dy tė rinj nga dishepujt e profetėve; tė lutem, jepu atyre njė talent argjendi dhe dy palė rroba"".

    5:23 Atėherė Naamani tha: "Tė lutem, prano dy talenta!", dhe insistoi me tė. Pastaj lidhi dy talenta prej argjendi, nė dy thasėt me dy palė rroba dhe ua dorėzoi dy prej shėrbėtorėve tė tij, qė i bartėn para tij.

    5:24 Kur arriti nė kodėr, mori thasėt nga duart e tyre, i rivendosi nė shtėpi; pastaj i ktheu prapa njerėzit, qė ikėn.

    5:25 Pastaj shkoi tė paraqitet pėrpara zotit tė tij, Eliseu i tha: "Ku ke vajtur, Gehazi?". Ai u pėrgjigj: "Shėrbėtori yt nuk ka vajtur asgjėkundi".

    5:26 Por Eliseu i tha: "Fryma ime, vallė a nuk tė ka ndjekur, kur ai njeri u kthye prapa nga qerrja e tij qė tė tė dalė pėrpara? Vallė, tani ėshtė ēasti pėr tė marrė para, pėr tė marrė rroba, ullishte dhe vreshta, dele dhe lopė, skllevėr dhe skllave?

    5:27 Prandaj lebra e Naamanit do tė tė ngjitet ty dhe pasardhėsve tė tu pėrjetė". Kėshtu Gehazi doli nga prania e Eliseut lebroz i tėri, i bardhė si bora.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine