14:1 "Ju jeni bijtė e Zotit, Perėndisė tuaj; nuk do tė bėni asnjė prerje dhe nuk do tė rruheni midis syve pėr njė tė vdekur;
14:2 sepse ti je njė popull i shenjtė pėr Zotin, Perėndinė tėnd, dhe Zoti tė ka zgjedhur pėr tė qenė njė popull i tij, njė thesar i veēantė ndėr tė gjithė popujt qė janė mbi faqen e dheut.
14:3 Nuk do tė hash asgjė tė neveritshme.
14:4 Kėto janė kafshėt qė mund tė hani: lopa, delja, dhia,
14:5 dreri, gazela, dhia e egėr, stambeku, antilopa dhe kaprolli.
14:6 Mund tė hani ēdo kafshė qė e ka thundrėn tė ndarė, dhe qė pėrtypet midis kafshėve.
14:7 Por nga ato qė vetėm pėrtypen dhe qė kanė vetėm thundrėn tė ndarė nuk do tė hani devenė, lepurin dhe baldosėn, qė pėrtypen por nuk e kanė thundrėn tė ndarė; pėr ju janė tė papastra;
14:8 edhe derri, qė e ka thundrėn tė ndarė por nuk pėrtypet, ėshtė i papastėr pėr ju. Nuk do tė hani mishin e tyre dhe nuk do tė prekni trupat e tyre tė vdekur.
14:9 Ndėr tė gjitha kafshėt qė rrojnė nė ujė, mund tė hani tė gjitha ato qė kanė pendė dhe luspa;
14:10 por nuk do tė hani asnjė nga ato qė nuk kanė pendė dhe luspa; janė tė papastra pėr ju.
14:11 Mund tė hani ēdo zog tė pastėr;
14:12 por nuk do tė hani kėto: shqiponjėn, shqiponjėn e detit dhe fajkuan e detit,
14:13 qiftin, fajkuan dhe ēdo lloj zhgabe,
14:14 ēdo lloj korbi,
14:15 strucin, kukuvajkėn mjekroshe, pulėbardhėn dhe ēdo lloj krahathatė,
14:16 bufin, ibisin, mjellmėn,
14:17 pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,
14:18 lejlekun, ēdo lloj gate, pupėzėn dhe lakuriqin e natės.
14:19 Ēdo insekt qė fluturon ėshtė i papastėr pėr ju; nuk do ta hani.
14:20 Por mund tė hani ēdo zog qė ėshtė i pastėr.
14:21 Nuk do tė hani asnjė kafshė qė ka ngordhur nė mėnyrė tė natyrshme; mund t`ua jepni tė huajve qė janė brenda portave tuaja qė t`i hanė ose mund t`ua shisni njė tė huaji, sepse ti je njė popull qė i je shenjtėruar Zotit, Perėndisė tėnd. Nuk do ta gatuash kecin bashkė nė qumėshtin e nėnes sė tij.
14:22 Do tė zotohesh tė japėsh tė dhjetėn e asaj qė mbjell dhe qė tė prodhon ara ēdo vit.
14:23 Do tė hash pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, nė vendin qė ai ka zgjedhur si vendbanim pėr emrin e tij, tė dhjetėn e grurit tėnd, tė mushtit tėnd, tė vajit tėnd, dhe pjelljen e parė tė tufave tė bagėtive tė trasha dhe tė imta, nė mėnyrė qė ti tė mėsosh tė kesh gjithnjė frikė nga Zoti, Perėndia yt.
14:24 Por nė rast se rruga ėshtė shumė e gjatė pėr ty dhe nuk mund t`i ēosh deri atje tė dhjetat, sepse vendi qė Zoti, Perėndia yt, ka caktuar pėr tė vendosur emrin e tij ėshtė shumė larg nga ty, kur Zoti, Perėndia yt, do tė tė ketė bekuar,
14:25 atėherė do t`i kėmbesh ato me para dhe me paratė nė dorė do tė shkosh nė vendin qė ka zgjedhur Zoti, Perėndia yt;
14:26 dhe do t`i pėrdorėsh kėto para pėr tė blerė tė gjitha ato qė dėshiron zemra jote: lopė, dele, verė, pije dehėse, ose ēfarėdo gjė qė dėshiron zemra jote; dhe aty do tė hash pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd, dhe do tė gėzohesh ti bashkė me familjen tėnde.
14:27 Pėrveē kėsaj nuk do tė lesh pas dore Levitin, qė banon brenda portave tė tua, sepse ai nuk ka pjesė as trashėgimi me ty.
14:28 Nė fund tė ēdo tre viteve, do tė vėsh mėnjanė tė gjitha tė dhjetat e prodhimeve tė tua tė vitit tė tretė, dhe do t`i vendosėsh brenda portave tė tua;