2:1 "Pastaj u kthyem prapa dhe u nisėm nėpėr shkretėtirė nė drejtim tė Detit tė Kuq, ashtu si mė pati thėnė Zoti, dhe u sollėm rreth malit Seir pėr njė kohė tė gjatė.
2:2 Pastaj Zoti mė foli duke thėnė:
2:3 "Jeni sjellė mjaft rreth kėtij mali; kthehuni nga veriu.
2:4 Dhe urdhėron popullin duke i thėnė: Jeni duke kaluar kufirin e bijve tė Ezaut, vėllezėrve tuaj, qė banojnė nė Seir; ata do tė kenė frikė nga ju; prandaj hapni sytė;
2:5 mos i provokoni, sepse nuk do t`ju jap asgjė nga vendi i tyre, as aq sa mund tė shkelė njė kėmbė, sepse malin e Seirit ia kam dhėnė Ezaut, si pronė tė tij.
2:6 Do tė blini me para prej tyre ushqimet qė do tė hani dhe do tė blini gjithashtu me para ujin qė do tė pini.
2:7 Sepse Zoti, Perėndia yt, tė ka bekuar nė gjithė punėn e duarve tė tua; ėshtė kujdesur pėr udhėtimin tėnd nėpėr shkretėtirėn e madhe. Zoti, Perėndia yt, ka qenė me ty gjatė kėtyre dyzet viteve dhe asgjė nuk tė ka munguar".
2:8 Kėshtu kaluam pėrtej bijve tė Ezaut, vėllezėrve tanė, qė banonin nė Seir dhe, duke evituar rrugėn e Arabahut, si dhe Eliathin dhe Etsion-Geberin, u tėrhoqėm dhe vazhduam duke kaluar nėpėr shkretėtirėn e Moabit.
2:9 Pastaj Zoti mė tha: "Mos sulmo Moabin dhe mos lufto kundėr tij, sepse nuk do tė tė jap asnjė pjesė tė vendit tė tyre si trashėgimi, duke qenė se u kam dhėnė Arin si pronė pasardhėsve tė Lotit.
2:10 (Nė kohėt e kaluara kėtu banonin Emimėt, njė popull i madh, i shumtė dhe trupmadh si Anakimėt.
2:11 Edhe kėta konsideroheshin gjigantė, ashtu si Anakimėt; por Moabitėt i quanin Emimė.
2:12 Seiri banohej nė fillim nga Horejtė; por pasardhėsit e Ezaut i dėbuan, i shkatėrruan dhe u vendosėn nė vendin e tyre, ashtu si ka bėrė Izraeli nė vendin qė zotėron dhe qė i ka dhėnė Zoti).
2:13 Tani ēohuni dhe kaloni pėrroin e Zeredit". Kėshtu ne kapėrcyem pėrroin e Zeredit.
2:14 Koha e nevojshme pėr tė arritur nga Kadesh-Barnea deri nė kalimin e pėrroit tė Zeredit, ishte tridhjetė e tetė vjet, deri sa tėrė brezi i luftėtarėve tė zhdukej plotėsisht nga kampi, ashtu si u qe betuar atyre Zoti.
2:15 Nė fakt dora e Zotit qe kundėr tyre pėr t`i asgjėsuar nga kampi, deri sa tė zhdukeshin.
2:16 Kėshtu, kur luftėtari i fundit vdiq nė mes tė popullit,
2:17 Zoti mė foli duke thėnė:
2:18 "Sot ti po bėhesh gati tė kalosh kufirin e Moabit nė Ar;
2:19 <aaa up to 37> por duke iu afruar bijve tė Amonit, mos i sulmo dhe mos u shpall luftė, sepse unė nuk do tė jap asnjė pjesė tė vendit tė bijve tė Amonit si trashėgimi, sepse ua kam dhėnė bijve tė Lotit si pronė tė tyre".
2:20 (Edhe konsiderohej si njė vend gjigantėsh; nė kohėrat e kaluara kėtu banonin gjigantė; por Amonitėt i quanin Zamzumimė,
2:21 njė popull i madh, i shumtė dhe shtatlartė si Anakimėt; por Zoti i shkatėrroi para Amonitėve, qė i dėbuan dhe u vendosėn nė vendin e tyre,
2:22 ashtu si kishte vepruar Zoti me pasardhėsit e Ezaut qė banonin nė Seir, kur shkatėrroi Horejtė pėrpara tyre. Ata i dėbuan dhe u vendosėn nė vendin e tyre deri nė ditėt tona.
2:23 Edhe Avejtė, qė banonin nė fshatrat deri nė Gaza, u shkatėrruan nga Kaftorejtė, qė kidhin ardhur nga Kaftori, tė cilėt u vendosėn nė vendin e tyre).
2:24 "Ēohuni, vihuni nė marshim dhe kaloni pėrroin Arnon; ja, unė po e kaloj nėn pushtetin tėnd Sihonin, Amoreun, mbretin e Heshbonit, dhe vendin e tij; fillo ta shtiesh atė nė dorė dhe shpalli luftė.
2:25 Sot do tė filloj t`u kall frikėn dhe terrorin tėnd popujve nėn tėrė qiejt, tė cilėt do tė dėgjojnė tė flitet pėr ty, do tė dridhen dhe do t`i zėrė ankthi nga shkaku yt.
2:26 Atėherė nga shkretėtira e Kedemothit i dėrgova lajmėtarė Sihonit, mbretit tė Heshbonit, me propozime paqėsore, pėr t`i thėnė:
2:27 Lėrmė tė kaloj nėpėr vendin tėnd; unė do tė shkoj nėpėr rrugėn Mbretėrore, pa u kthyer as djathtas as majtas.
2:28 Ti do tė mė shesėsh me para ushqimet qė do tė ha dhe do tė mė japėsh me para ujin qė do tė pi; mė lejo vetėm tė kaloj me kėmbė
2:29 (ashtu si kanė bėrė pėr mua pasardhėsit e Ezaut qė banojnė nė Seir dhe Moabitėt qė banojnė nė Ar), deri sa unė tė kem kaluar Jordanin pėr tė hyrė nė vendin qė Zoti, Perėndia ynė, na dha".
2:30 Por Sihoni, mbret i Heshbonit, nuk deshi tė na linte tė kalonim nėpėr territorin e tij, sepse Zoti, Perėndia yt, i kishte ngurtėsuar frymėn dhe e kishte bėrė kryeneē, pėr tė ta dhėnė nė duart e tua, siē ėshtė pikėrisht sot.
2:31 Dhe Zoti mė tha: "Shiko, kam filluar tė kaloj nėn pushtetin tėnd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, qė ti tė bėhesh zotėruesi i vendit tė tij".
2:32 Atėherė Sihoni doli kundėr nesh me gjithė njerėzit e tij, pėr t`u ndeshur nė Jahats.
2:33 Por Zoti, Perėndia ynė, na e dha nė dorė, dhe ne e mundėm atė, bijtė e tij dhe tėrė njerėzit e tij.
2:34 Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij dhe shfarosėm burrat, gratė dhe fėmijėt e ēdo qyteti; nuk lamė gjallė asnjė.
2:35 Morėm si plaēkė vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e qyteteve qė kishim pushtuar.
2:36 Nga Aroeri, qė ndodhet nė brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė ėshtė nė luginė, deri nė Galaad, nuk pati asnjė qytet qė tė ishte shumė i fortė pėr ne; Zoti Perėndia ynė, na i dha tė gjitha nė dorėn tonė.