Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - DEUTERONOMY 24

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    24:1 "Kur njė njeri merr njė grua dhe martohet me tė, dhe mė vonė ndodh qė ajo nuk e kėnaq mė, sepse ai ka gjetur nė tė diēka tė turpshme, le tė shkruajė njė shkresė ndarjeje, t`ia japė nė dorė dhe ta dėbojė nga shtėpia e saj;

    24:2 nė qoftė se ajo del nga shtėpia e saj dhe bėhet bashkėshorte e njė burri tjetėr,

    24:3 nė rast se bashkėshorti i fundit fillon ta urrejė, ai shkruan pėr tė njė shkresė ndarjeje, ia jep nė dorė dhe e dėbon nga shtėpia e tij, ose nė se bashkėshorti i fundit qė e kishte marrė pėr grua vdes,

    24:4 burri i parė qė e kishte dėbuar nuk do tė mund ta marrė pėrsėri pėr grua, pasi ajo ėshtė ndotur, sepse kemi tė bėjmė me njė akt tė neveritshėm nė sytė e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosėsh me mėkat vendin qė Zoti, Perėndia yt, tė jep si trashėgimi.

    24:5 Nė qoftė se njė njeri ėshtė i porsamartuar, ai nuk do tė shkojė nė luftė dhe nuk do t`i ngarkohen detyra; ai do tė jetė i lirė nė shtėpinė e tij pėr njė vit dhe do tė bėjė tė lumtur gruan me tė cilėn ėshtė martuar.

    24:6 Asnjeri nuk do tė marrė peng gurin e mokrės sė poshtme apo atė tė sipėrme, sepse do tė ishte njėlloj siur tė merrte peng jetėn e dikujt.

    24:7 Nė rast se kapet njė njeri duke rrėmbyer njė nga vėllezėrit e tij ndėr bijtė e Izraelit, dhe e trajton keq dhe e shet, ai rrėmbyes do tė vritet; kėshtu do ta shkulėsh tė keqen nga gjiri yt.

    24:8 Nė raste lebre trego kujdes tė madh dhe bėj gjithēka t`ju mėsojnė priftėrinjtė levitė; do tė keni kujdes tė veproni ashtu siē i kam urdhėruar.

    24:9 Mbaj mend atė qė Zoti, Perėndia yt, i bėri Miriamit gjatė udhėtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.

    24:10 Kur i jep hua diēka tė afėrmit tėnd nuk do tė hysh nė shtėpinė e tij pėr tė marrė pengun e tij;

    24:11 do tė rrish jashtė saj, dhe njeriu tė cilit i ke dhėnė hua do tė ta sjellė jashtė pengun.

    24:12 Dhe nė rast se ai njeri ėshtė i varfėr, nuk do tė shkosh tė flesh duke pasur akoma pengun e tij.

    24:13 Duhet t`ia kthesh pengun nė perėndim tė diellit, nė mėnyrė qė ai tė flerė nė mantelin e tij dhe tė tė bekojė; dhe kjo do tė vihet nė llogarinė e drejtėsisė para syve tė Zotit, Perėndisė tėnd.

    24:14 Nuk do t`i hash hakun argatit tė varfėr dhe nevojtar, qoftė ai njė nga vėllezėrit e tu apo njė nga tė huajt qė banojnė nė vendin tėnd, brenda portave tė tua;

    24:15 do t`i japėsh pagėn e tij po atė ditė, para se tė perėndojė dielli, sepse ai ėshtė i varfėr dhe kjo ėshtė dėshira e tij; kėshtu ai nuk do tė bėrtasė kundėr teje para Zotit dhe ti nuk do tė kesh mėkat.

    24:16 Nuk do tė dėnohen me vdekje etėrit pėr bijtė e tyre, as do tė vriten bijtė pėr etėrit e tyre; secili do tė dėnohet me vdekje pėr mėkatin e vet.

    24:17 Nuk do tė cėnosh tė drejtėn e tė huajit o tė jetimit dhe nuk do tė marrėsh peng rrobat e gruas sė ve;

    24:18 por do tė kujtosh se ke qenė skllav nė Egjipt dhe se tė ka liruar Zoti, Perėndia yt; prandaj tė veprosh nė kėtė mėnyrė.

    24:19 Kur korr nė arėn tėnde dhe harron aty njė demet, nuk do tė kthehesh prapa pėr ta marrė; do tė jetė pėr tė huajin, pėr jetimin dhe gruan e ve, me qėllim qė Zoti, Perėndia yt, tė tė bekojė nė tėrė veprėn e duarve tė tua.

    24:20 Kur do tė shkundėsh kokrrat e ullinjve tė tua, nuk do tė kthehesh nė degėt e tyre; ullinjtė qė kanė mbetur do tė jenė pėr tė huajin, pėr jetimin dhe pėr gruan e ve.

    24:21 Kur tė vjelėsh vreshtin tėnd, nuk do tė kalosh njė herė tė dytė; vilet e mbetura do tė jenė pėr tė huajin, pėr jetimin dhe pėr gruan e ve.

    24:22 Dhe do tė kujtosh se ke qenė skllav nė vendin e Egjiptit; prandaj tė urdhėroj tė veprosh nė kėtė mėnyrė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine