30:1 "Kėshtu, kur tė tė kenė rėnė nė kurriz tėrė kėto gjėra, bekimi dhe mallkimi qė unė tė kam vėnė pėrpara, dhe ti do t`ua kujtosh tė gjitha kombeve nė mes tė tė cilėve Zoti, Perėndia yt, do tė tė ketė dėbuar,
30:2 dhe kur tė kthehesh tek Zoti, Perėndia yt, dhe t`i bindesh zėrit tė tij, ti dhe bijtė e tu, me gjithė zemėr e mė gjithė shpirt, duke respektuar tėrė ato qė po tė urdhėroj sot,
30:3 Zoti, Perėndia yt, do tė tė kthejė nga skllavėria, do tė ketė mėshirė pėr ty dhe do tė tė mbledhė pėrsėri nga radhėt e tė gjithė popujve, ndėr tė cilėt Zoti, Perėndia yt, tė kishte shpėrndarė.
30:4 Edhe sikur tė kesh qenė pėrzėnė nė skajin e qiellit, Zoti, Perėndia yt, do tė tė mbledhė dhe do tė marrė qė andej.
30:5 Zoti, Perėndia yt, do tė tė rikthejė nė vendin qė etėrit e tu kanė zotėruar dhe ti do ta zotėrosh atė; dhe ai do tė tė bėjė tė mira dhe do tė tė shumėzojė mė tepėr se etėrit e tu.
30:6 Zoti, Perėndia yt, do ta rrethpresė zemrėn tėnde dhe zemrėn e pasardhėsve tė tu, qė ti ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt, dhe kėshtu ti tė jetosh.
30:7 Dhe Zoti, Perėndia yt, do t`i lėshojė tėrė kėto mallkime mbi armiqtė e tu dhe mbi tėrė ata qė tė urrejnė dhe tė kanė persekutuar.
30:8 Ti pėrkundrazi do tė kthehesh dhe do t`i bindesh zėrit tė Zotit dhe do tė zbatosh nė praktikė tė gjitha urdhėrimet qė tė porosit sot.
30:9 Zoti, Perėndia yt, do tė sjellė shumė mbarėsi nė gjithė veprėn e duarve tė tua, nė frytin e barkut tėnd, nė frytin e bagėtisė sate dhe nė frytin e tokės sate; sepse Zoti do tė kėnaqet pėrsėri duke tė tė bėrė tė mirėn, ashtu si u kėnaq kur ua bėri etėrve tė tu,
30:10 sepse do t`i bindesh zėrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, duke respektuar urdhėrimet dhe statutet e tij qė janė shkruar nė kėtė libėr tė ligjit, sepse do tė jesh rikthyer tek Zoti, Perėndia yt, me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt.
30:11 Ky urdhėrim qė tė jap sot nuk ėshtė shumė i vėshtirė pėr ty, as shumė larg teje.
30:12 Nuk ėshtė nė qiell, qė ti tė thuash: "Kush do tė ngjitet nė qiell qė tė na e sjellė dhe ta dėgjojmė, me qėllim qė ta zbatojmė nė praktikė?".
30:13 Dhe nuk ėshtė matanė detit qė ti tė thuash: "Kush do tė kalojė pėr ne matanė detit qė tė na e sjellė dhe ta dėgjojmė, nė mėnyrė qė ta zbatojmė nė praktikė?".
30:14 Por fjala ėshtė shumė afėr teje; ėshtė nė gojėn tėnde dhe nė zemrėn tėnde, qė ti ta zbatosh nė praktikė.
30:15 Shiko, unė vė sot para teje jetėn dhe tė mirėn, vdekjen dhe tė keqen;
30:16 prandaj unė tė urdhėroj ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, tė ecėsh nė rrugėt e tij, tė respektosh urdhėrimet, statutet dhe dekretet e tij, qė ti tė jetosh dhe tė shumėzohesh; dhe Zoti, Perėndia yt, do tė tė bekojė nė vendin qė ti po shkon pėr ta pushtuar.
30:17 Por nė qoftė se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lė veten tė biesh pėrmbys para perėndive tė tjera dhe t`u shėrbesh atyre,
30:18 unė ju deklaroj sot qė me siguri keni pėr t`u zhdukur, qė nuk do t`i zgjatni ditėt tuaja nė vendin ku po gatiteni tė hyni pėr ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
30:19 Unė marr sot si dėshmitarė kundėr teje qiellin dhe tokėn, qė unė tė kam vėnė pėrpara jetės dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetėn qė tė mund tė jetoni ti dhe pasardhėsit e tu,