Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ECCLESIASTES 10

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    10:1 Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

    10:2 Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

    10:3 Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

    10:4 Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

    10:5 Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

    10:6 marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.

    10:7 Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

    10:8 Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

    10:9 Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik.

    10:10 Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.

    10:11 Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

    10:12 Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

    10:13 Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

    10:14 Edhe sikur budallai t`i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t`i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

    10:15 Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

    10:16 Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

    10:17 Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!

    10:18 Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

    10:19 Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

    10:20 Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine