4:1 Kėshtu u ktheva dhe mendova pėr gjithė shtypjen qė ndodhin nėn diell; dhe ja, lotėt e tė shtypurve, tė cilėt nuk kanė njeri qė t`i ngushėllojė; nga ana e shtypėsve tė tyre ishte forca, por as ata nuk kanė njeri qė t`i ngushėllojė.
4:2 Prandaj i konsiderova tė vdekurit, ata qė tashmė kanė vdekur, mė tė lumtur se tė gjallėt qė jetojnė akoma;
4:3 por edhe mė i lumtur se njera dhe tjetra palė ėshtė ai qė nuk ka ekzistuar kurrė dhe ende nuk ka parė veprimet e kėqija qė kryhen nėn diell.
4:4 Pashė gjithashtu qė ēdo mund dhe ēdo sukses nė punė ngjallin smirėn njerit kundėr tjetrit. Edhe kjo ėshtė kotėsi dhe njė pėrpjekje pėr tė kapur erėn.
4:5 Budallai rri me duar tė kryqezuara dhe ha mishin e vet.
4:6 Vlen mė tepėr njė grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u pėrpjekur tė kapėsh erėn.
4:7 Kam parė edhe njė kotėsi tjetėr nėn diell;
4:8 dikush ėshtė krejt vetėm dhe nuk ka as bir as vėlla, megjithatė mundi i tij nuk ka tė sosur dhe sytė e tij nuk janė ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Pėr kė po lodhem dhe e lė veten pa asnjė tė mirė?". Edhe kjo ėshtė kotėsi dhe njė mundim i rėndė.
4:9 Dy vlejnė mė mirė se njė i vetėm, sepse kanė njė shpėrblim tė mirė pėr mundin e tyre.
4:10 Nė fakt nė se rrėzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerė ai qė ėshtė vetėm dhe rrėzohet, sepse nuk ka njeri qė ta ngrerė!
4:11 Kėshtu gjithashtu nė se dy veta flenė bashkė, ata kanė mundėsi tė ngrohen; por ai qė ėshtė vetėm si do t`ia bėjė tė ngrohet?
4:12 Nė rast se dikush mund tė mposhtė atė qė ėshtė vetėm, dy veta mund t`i rezistojnė; njė litar tresh nuk kėputet aq shpejt.
4:13 Éshtė mė mirė njė i ri i varfėr dhe i urtė se sa njė mbret plak dhe budalla, qė nuk di mė tė pranojė qortime.
4:14 Sepse i riu ka dalė nga burgu pėr tė mbretėruar, megjithėse kishte lindur i varfėr nė mbretėrinė e tij.
4:15 I pashė tėrė tė gjallėt qė ecnin nėn diell pėr t`u bashkuar me tė riun, qė shkon tė zėrė vendin e tjetrit.