5:1 "Ti, bir njeriu, merr njė brisk tė mprehur dhe pėrdore si njė brisk berberi, duke bėrė tė kalojė mbi kokėn tėnde dhe mbi mjekrėn tėnde; pastaj do tė marrėsh njė peshore dhe do ti ndash qimet nė tri pjesė.
5:2 Do tė djegėsh njė tė tretėn e tyre nė zjarr nė mes tė qytetit nė mbarim tė ditėve tė rrethimit. Pastaj do tė marrėsh njė tė tretė tė tyre dhe do ta godasėsh rreth e qark me shpatė; edhe njė tė tretė tė tyre do ta shpėrndash sipas erės; prapa tyre unė do tė zhvesh shpatėn.
5:3 Do tė marrėsh gjithashtu njė numėr tė vogėl qimesh dhe do t`i lidhėsh nė cepat e rrobave tė tua.
5:4 Nga kėto do tė marrėsh akoma disa dhe do t`i hedhėsh nė mes tė zjarrit, dhe do t`i djegėsh nė zjarr; andej do tė dalė njė zjarr kundėr tėrė shtėpisė sė Izraelit.
5:5 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ky ėshtė Jeruzalemi. Unė e kisha vendosur nė mes tė kombeve dhe tė vendeve tė tjera qė kishte pėrreth.
5:6 Ai u rebelua kundėr ligjeve tė mia pėr tė kryer paudhėsi mė tepėr se kombet qė e rrethojnė dhe kundėr statuteve tė mia mė tepėr se vendet qė e rrethojnė. Po, ata i kanė pėrēmuar ligjet e mia dhe nuk kanė ecur sipas statuteve tė mia".
5:7 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Duke qenė se ju keni qenė mė tė pabindur se kombet qė ju rrethojnė, nuk keni ecur sipas statuteve tė mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve tė kombeve qė ju rrethojnė".
5:8 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė, unė vetė, jam kundėr teje, dhe do t`i zbatoj nė mes teje vendimet e mia para kombeve;
5:9 dhe do tė bėj nė mes teje atė qė nuk kam bėrė kurrė dhe qė nuk do ta bėj kurrė mė, pėr shkak tė tė gjitha neverive tė tua.
5:10 Prandaj nė mes teje etėrit do tė hanė bijtė e tyre dhe bijtė do tė hanė etėrit e tyre; do tė zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do tė shpėrndaj nė tė gjitha erėrat gjithēka qė do tė mbetet prej teje.
5:11 Prandaj ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "sepse ti ke ndotur shenjtėroren time me tė gjitha ndyrėsirat e tua dhe neveritė e tua, do tė tė heq favorin tim, syri im nuk do tė ketė asnjė mėshirė dhe nuk do tė kem asnjė dhembshuri.
5:12 Njė e treta prej teje do tė vdesė nga murtaja dhe do tė konsumohet nga uria qė mbretėron nė mes tėnd; njė e tretė do tė bjerė nga shpata rreth teje dhe unė do ta shpėrndaj nė tė gjitha erėrat pjesėn e tretė, dhe do tė zhvesh shpatėn kundėr tyre.
5:13 Kėshtu unė do tė shfryj zemėrimin tim dhe do tė kėnaq mbi ta tėrbimin tim dhe do tė jem i qetė. Atėherė ata do tė mėsojnė qė unė, Zoti fola nė xhelozinė time, kur do tė shfryj mbi ta tėrbimin tim.
5:14 Pėrveē kėsaj do tė bėj qė ti tė bėhesh nje shkreti dhe njė turp midis kombeve qė tė rrethojnė, para syve tė tė gjithė kalimtarėve.
5:15 Dhe kjo do tė jetė njė turp, njė objekt talljeje, njė mėsim dhe njė objekt habije pėr kombet qė tė rrethojnė, kur do tė zbatojė mbi ty gjykimet e mia me zemėrim, me tėrbim dhe me ndėshkime me indinjatė. Unė Zoti, kam folur.
5:16 Kur do tė hedh kundėr tyre shigjetat e tmerrshme tė urisė, qė sjellin shkatėrrim dhe qė unė do tė dėrgoj pėr t`ju shkatėrruar, do ta bėj edhe mė tė rėndė urinė tuaj dhe do t`ju heq bazėn e bukės.