9:1 Mbasi pėrfunduan kėto gjėra, krerėt erdhėn tek unė, duke thėnė: "Populli i Izraelit, priftėrinjtė dhe Levitėt nuk janė ndarė nga popujt e kėtyre vendeve, pėr gjėrat e neveritshme tė Kananejve, tė
9:2 Nė fakt ata kanė marrė si bashkėshorte disa nga bijat e tyre pėr vete dhe pėr bijtė e tyre, duke pėrzier kėshtu fisin e shenjtė me popujt e kėtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarėt kanė qenė tė parėt qė e kryen kėtė mėkat".
9:3 Kur dėgjova kėtė gjė, grisa rrobat dhe mantelin, shkula flokėt e kokės dhe mjekrėn, dhe u ula i shtangur.
9:4 Atėherė tėrė ata qė dridheshin nga fjalėt e Perėndisė tė Izraelit u mblodhėn rreth meje pėr shkak tė mėkatit tė atyre qė ishin kthyer nga robėria; dhe unė mbeta i ulur dhe i shtangur deri nė blatimin e mbrėmjes.
9:5 Nė blatimin e mbrėmjes u ngrita nga agjerimi, me rrobat dhe mantelin tė grisur; pastaj rashė nė gjunjė dhe shtriva duart nga Zoti, Perėndia im,
9:6 dhe thashė: "O Perėndia im, unė jam i pėshtjelluar dhe mė vjen turp tė ngre fytyrėn time ndaj teje, o Perėndia im, sepse paudhėsitė tona janė shumėzuar deri mbi kokėn tonė, dhe faji ynė ka arritur deri nė qiell.
9:7 Nga ditėt e etėrve tanė deri nė ditėn e sotme kemi qenė shumė fajtorė, dhe pėr shkak tė paudhėsive tona ne, mbretėrit tanė dhe priftėrinjtė tanė u lamė nė duart e mbretėrve tė kombeve tė huaja, nėn kanosjen e shpatės, tė internimit, tė plaēkitjes dhe tė turpit, ashtu si po ndodh tani.
9:8 Por tani Zoti, Perėndia ynė, na ka dhėnė hir pėr njė ēast tė shkurtėr, duke na lėnė njė mbetje dhe duke na dhėnė njė strehė nė vendin e tij tė shenjtė, dhe kėshtu Perėndia ynė i ka ndriēuar sytė tanė dhe na ka dhėnė njė rizgjim tė vogėl nė skllavėrinė tonė.
9:9 Nė tė vėrtetė ne ishim skllevėr, megjithatė Perėndia ynė nuk na braktisi nė skllavėrinė tonė, por na siguroi mirėdashjen e mbretėrve tė Persisė, duke na rizgjuar pėr tė ngritur pėrsėri shtėpinė e Perėndisė tonė, duke restauruar rrėnojat e saj dhe pėr tė na dhėnė njė mur mbrojtjeje nė Judė dhe Jeruzalem.
9:10 Por tani, o Perėndia ynė, ēfarė do tė themi pas kėsaj? Sepse i kemi braktisur urdhėrimet e tua,
9:11 qė na kishe urdhėruar me anė tė shėrbėtorėve tė tu, profetėve, duke thėnė: "Vendi nė tė cilin po hyni pėr ta shtėnė nė dorė ėshtė njė vend i papastėr pėr shkak tė papastėrtisė sė popujve tė kėtyre vendeve, pėr shkak tė gjėrave tė neveritshme me tė cilat e kanė mbushur fund e krye me ndotjet e tyre.
9:12 Prandaj tani mos u jepni bijat tuaja bijve tė tyre dhe mos merrni bijat e tyre pėr bijtė tuaj; mos kėrkoni kurrė begatinė e tyre, as mirėqėnien e tyre, sepse kėshtu do tė bėheni tė fortė, do tė hani prodhimet mė tė mira tė vendit dhe do t`ua lini atė nė trashėgimi bijve tuaj pėrjetė".
9:13 Por mbas gjithė asaj qė na ra mbi krye pėr shkak tė veprimeve tona tė kėqija dhe tė fajeve tona tė mėdha, duke qenė se ti, o Perėndia ynė, na dėnove mė pak nga sa e meritonin fajet tona dhe na le njė pikė si kjo,
9:14 a do tė kthehemi pėrsėri tė shkelim urdhėrimet e tua dhe tė bashkohemi me martesė me popujt qė kryejnė kėto gjėra tė neveritshme? A nuk do tė zemėroheshe kundėr nesh deri sa tė shkatėrroje pa lėnė asnjė tė mbetur ose tė shpėtuar?