Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JEREMIAH 10

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    10:1 Dėgjoni fjalėn qė Zoti po ju drejton, o shtėpia e Izraelit.

    10:2 Kėshtu thotė Zoti: "Mos mėsoni tė ndiqni rrugėn e kombeve dhe mos kini frikė nga shenjat e qiellit, sepse janė kombet qė kanė frikė prej tyre.

    10:3 Sepse zakonet e popujve janė kotėsi: sepse ėshtė si dikush qė pret njė dru nė pyll, puna e duarve tė njė punėtori me sėpatė.

    10:4 E zbukurojnė me argjend dhe me ar, e fiksojnė me gozhda dhe ēekiēė qė tė mos lėvizė nga vendi.

    10:5 Idhujt qėndrojnė drejt si njė palmė dhe nuk mund tė flasin; duhet t`i mbartėsh, sepse nuk mund tė ecin. Mos kini frikė prej tyre, sepse nuk mund tė bėjnė asnjė tė keqe dhe as qė kanė mundėsinė tė bėjnė tė mirė".

    10:6 Askush nuk ėshtė i ngjashėm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt ėshtė i madh nė fuqi.

    10:7 Kush nuk do tė kishte frikė prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo tė detyrohet, sepse midis gjithė njerėzve tė ditur tė kombeve, nė tė gjitha mbretėritė e tyre nuk ka njeri tė ngjashėm me ty.

    10:8 Janė tė gjithė budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri ėshtė njė doktrinė pa asnjė vlerė.

    10:9 Argjend i petėzuar i sjellė nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punė zejtari dhe dorė argjendari; rrobja e tyre ėshtė e purpurt dhe e kuqe flakė, punime tė dala nga duart e njerėzve ekspertė.

    10:10 Por Zoti ėshtė Perėndia i vėrtetė, ai ėshtė Perėndia i gjallė dhe mbreti i pėrjetshėm. Para zemėrimit tė tij toka dridhet dhe kombet nuk mund tė qėndrojnė pėrpara indinjatės sė tij.

    10:11 Kėshtu do t`u thoni atyre: "Perėnditė qė nuk kanė bėrė qiejt dhe tokėn do tė zhduken nga toka dhe nėn qiellin".

    10:12 Ai bėri tokėn me fuqinė e tij, ka vendosur botėn me diturinė e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinė e tij.

    10:13 Kur nxjerr zėrin e tij ka njė zhurmė ujėrash nė qiell; ai i bėn avujt tė ngjiten nga skajet e tokės, prodhon vetėtimat pėr shiun dhe nxjerr erėn nga rezervuaret e tij.

    10:14 Atėherė ēdo njeri bėhet pa mend, pa dituri; ēdo argjendari i vjen turp pėr shėmbėlltyrėn e gdhendur tė tij sepse shėmbėlltyra e tij e derdhur ėshtė e rreme dhe nė tė nuk ka frymė.

    10:15 Janė kotėsi, punė mashtrimi; nė kohėn e ndėshkimit tė tyre kanė pėr tė vdekur.

    10:16 Pjesa e Jakobit nuk ėshtė si ata, sepse Ai ka formuar tėrė gjėrat, dhe Izraeli ėshtė fisi i trashėgimisė sė tij. Emri i tij ėshtė Zot i ushtrive."

    10:17 "Mblidh sendet e tua nga vendi, ti qė je i rrethuar".

    10:18 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ja, kėtė herė do t`i hedh larg banorėt e vendit dhe do t`u sjell njė fatkeqėsi tė madhe, me qėllim qė tė mė gjejnė pėrsėri".

    10:19 Mjerė unė pėr plagėn time, plaga ime ėshtė e dhembshme. Por unė kam thėnė: "Kjo ėshtė njė sėmundje qė unė duhet ta duroj".

    10:20 Ēadra ime ėshtė shkatėrruar dhe tė gjithė litarėt e mi janė kėputur; bijtė e mi kanė shkuar larg meje dhe nuk janė mė; nuk ka mė asnjė qė tė vendosė ēadrėn time apo tė ngrerė shatorret e mia.

    10:21 Sepse barinjtė kanė qenė pa mend dhe nuk kanė kėrkuar Zotin; prandaj nuk kanė pasur mbarėsi dhe tėrė kopeja e tyre ėshtė shpėrndarė.

    10:22 Ja, po vjen njė zhurmė lajmesh dhe njė rrėmujė e madhe nga vendi i veriut, pėr t`i katandisur qytetet e Judės si shkretėtira, si strehim pėr ēakejtė.

    10:23 O Zot, unė e di qė rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu qė ecėn nuk ka fuqi tė drejtojė hapat e tij.

    10:24 Mė korrigjo, o Zot, por me drejtėsi, jo nė zemėrimin tėnd pėr tė mos mė reduktuar nė asgjė.

    10:25 Lėshoje zemėrimin tėnd mbi kombet qė nuk tė njohin dhe mbi popujt qė nuk pėrmendin emrin tėnd, sepse kanė gllabėruar Jakobin; po, e kanė gllabėruar dhe konsumuar dhe kanė shkatėrruar banesėn e tij.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine