12:1 Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:
12:2 "Pa dyshim ju jeni njerėz tė urtė, dhe dituria do tė marrė fund me ju.
12:3 Edhe unė kam mendje si ju, dhe nuk bie mė poshtė se ju; pėrveē kėsaj, kush nuk i di gjėrat si kėto?
12:4 Jam bėrė gazi i miqve tė mi; unė, tė cilit Perėndia i pėrgjigjej kur i drejtohesha; tė drejtin, tė ndershmin, e kanė vėnė nė lojė.
12:5 Njė llambė, e pėrēmuar nė mendimet e atyre qė jetojnė nė mes tė tė mirave, ėshtė pėrgatitur pėr ata tė cilėve u merren kėmbėt.
12:6 Ēadrat e cubave pėrkundrazi janė tė qeta dhe e ndjejnė veten tė sigurt ata qė provokojnė Perėndinė dhe qė e hyjnizojnė forcėn e tyre.
12:7 Por pyeti tani kafshėt dhe do tė tė mėsojnė, zogjtė e qiellit dhe do tė ta thonė,
12:8 ose foli tokės, dhe ajo do tė tė mėsojė, dhe peshqit e detit do tė ta tregojnė.
12:9 Midis tėrė kėtyre krijesave, cila nuk e di qė dora e Zotit i ka bėrė kėto?
12:10 Ai ka nė dorė tė tij jetėn e ēdo gjallese dhe frymėn e ēdo qenieje njerėzore.
12:11 Veshi a nuk i shqyrton vallė fjalėt, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?
12:12 Ndėr pleqtė gjejmė diturinė, dhe gjatėsia e ditėve u jep edhe gjykimin.
12:13 Por tek ai gjejmė diturinė dhe forcėn, atij i pėrkasin mendja dhe gjykimi.
12:14 Nė rast se ai shkatėrron, askush nuk mund tė rindėrtojė; nė rast se fut nė burg dikė, askush nuk mund t`ia hapė.
12:15 Nė rast se i ndal ujėrat, ēdo gjė thahet; po t`i lėrė tė lira, pėrmbytin tokėn.
12:16 Ai zotėron forcėn dhe diturinė; prej tij varen ai qė mashtrohet dhe ai qė mashtron.
12:17 Ai i bėn kėshilltarėt tė ecin zbathur, i bėn gjyqtarėt tė pamend.
12:18 Kėput verigat e imponuara nga mbretėrit dhe lidh me zinxhirė ijet e tyre.
12:19 I bėn qė tė ecin zbathur priftėrinjtė dhe pėrmbys tė fuqishmit.
12:20 I lė pa gojė ata tek tė cilėt ka besim dhe i lė pa mend pleqtė.
12:21 Zbraz pėrēmimin mbi fisnikėt dhe ua liron brezin tė fortėve.
12:22 Zbulon gjėrat e thella tė fshehura nė terr dhe sjell nė dritė hijen e vdekjes.
12:23 I bėn tė mėdha kombet dhe pastaj i shkatėrron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mėrgon.
12:24 U heq arsyen sundimtarėve tė tokės dhe i bėn tė enden nė vende tė shkreta pa rrugė.