Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOB 22

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    22:1 Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:

    22:2 "A mundet vallė njeriu t`i sigurojė ndonjė pėrfitim Perėndisė? Me siguri i urti i sjell tė mirė vetvetes.

    22:3 Ēfarė kėnaqėsie ka prej saj i Plotfuqishmi, nė rast se ti je i drejtė, ose ēfarė pėrfitimi ka nė qoftė se ti ke njė sjellje tė ndershme?

    22:4 Mos vallė nga frika qė ka prej teje ai ndėshkon dhe hyn nė gjyq me ty?

    22:5 Apo ka gjasė mė shumė se kjo ka si shkak ligėsinė tėnde tė madhe dhe fajet e tua tė shumta?

    22:6 Pa arsye nė fakt ti merrje pengje nga vėllezėrit e tu dhe i zhvishje tė zhveshurit nga rrobat e tyre.

    22:7 Nuk i jepje ujė tė lodhurit dhe i refuzoje bukėn tė uriturit.

    22:8 Toka i pėrkiste njeriut tė fuqishėm dhe banonte nė tė njeriu i nderuar.

    22:9 E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahėt e jetimėve ishin tė kėputur.

    22:10 Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma tė papritura tė turbullojnė,

    22:11 ose njė errėsirė nuk tė lejon tė shikosh dhe njė vėrshim uji tė pėrmbyt.

    22:12 A nuk ėshtė Perėndia lart nė qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

    22:13 Dhe ti thua: "Ēfarė di Perėndia? A mund tė gjykojė nėpėrmjet territ tė dendur?

    22:14 Re tė dendura e mbulojnė dhe kėshtu nuk mund tė shikojė, dhe shėtit mbi kupėn e qiejve".

    22:15 A dėshiron ti tė ndjekėsh rrugėn e lashtė tė pėrshkruar prej kohe nga njerėzit e kėqij,

    22:16 qė e ēuan larg para kohe, dhe themelin e tė cilėve e mori njė lum qė vėrshonte?

    22:17 Ata i thonin Perėndisė: "Largohu nga ne! Ēfarė mund tė na bėjė i Plotfuqishmi?".

    22:18 Megjithatė Perėndia ua kishte mbushur shtėpitė me tė mira. Por unė u rri larg kėshillave tė tė pabesėve.

    22:19 Tė drejtėt e shohin kėtė dhe gėzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

    22:20 po, me siguri, armiqtė tanė po shkatėrrohen, dhe zjarri po pėrpin atė qė mbetet.

    22:21 Pajtohu, pra, me Perėndinė dhe do tė kesh siguri; kėshtu do tė kesh mirėqėnie.

    22:22 Prano udhėzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalėt e tij nė zemrėn tėnde.

    22:23 Nė rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do tė rimėkėmbesh; nė qoftė se largon paudhėsinė nga ēadrat e tua

    22:24 dhe u hedh arin nė pluhur dhe arin e Ofirit ndėr gurėt e pėrroit,

    22:25 atėherė i Plotfuqishmi do tė jetė ari yt, thesari yt prej argjendi.

    22:26 Sepse atėherė do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek i Plotfuqishmi dhe do tė ngresh fytyrėn nė drejtim tė Perėndisė.

    22:27 Do t`i lutesh dhe ai do tė tė plotėsojė dėshirėn dhe ti do tė realizosh kushtet qė ke lidhur.

    22:28 Do tė vendosėsh njė gjė dhe ajo do tė dalė mbarė, dhe mbi udhėn tėnde do tė shkėlqejė drita.

    22:29 Kur do tė poshtėrojnė, ti do tė thuash: "Ngritja do tė vijė". Ai do tė pėrkrahė tė pėrulurin

    22:30 dhe do tė ēlirojė edhe atė qė nuk ėshtė i pafajmė; po, ai do tė ēlirohet nga shkaku i pastėtisė sė duarve tė tua".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine