Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOHN 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    7:1 Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.

    7:2 Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

    7:3 Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ``Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t`i shohin veprat që ti bën.

    7:4 Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!``.

    7:5 Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

    7:6 Atëherë Jezusi u tha aytre: ``Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

    7:7 Bota nuk mund t`ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.

    7:8 Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar``.

    7:9 Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.

    7:10 Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

    7:11 Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ``Ku është ai?``.

    7:12 Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ``Ai është i mirë!``. Të tjerë thoshnin: ``Jo, madje ai e mashtron popullin``.

    7:13 Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.

    7:14 Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.

    7:15 Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ``Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?``.

    7:16 Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.

    7:17 Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

    7:18 Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

    7:19 A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?``.

    7:20 Turma u përgjigj dhe tha: ``Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?``.

    7:21 Jezusi u përgjigj dhe u tha: ``Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.

    7:22 Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.

    7:23 Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?

    7:24 Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!``

    7:25 Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ``A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?

    7:26 E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?

    7:27 Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është``.

    7:28 Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ``Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s`kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.

    7:29 Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi``.

    7:30 Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s`kishte ardhur akoma.

    7:31 Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ``Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?``.

    7:32 Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.

    7:33 Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.

    7:34 Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini``.

    7:35 Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ``Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?

    7:36 Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?``.

    7:37 Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ``Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.

    7:38 Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë``.

    7:39 Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.

    7:40 Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ``Ky është me të vërtetë Profeti!``.

    7:41 Të tjerë thoshnin: ``Ky është Krishti``. Kurse të tjerë thoshnin: ``Vallë nga Galilea vjen Krishti?

    7:42 A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.

    7:43 Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

    7:44 Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

    7:45 Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ``Pse nuk e sollët?``.

    7:46 Rojet u përgjigjen: ``Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri``.

    7:47 Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ``Mos u gënjyet edhe ju?

    7:48 Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

    7:49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar``.

    7:50 Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

    7:51 ``Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç`ka bërë ai?``.

    7:52 Ata u përgjigjën dhe i thanë: ``Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s`ka dalë kurrë profet``.

    7:53 Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine