20:1 Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thėnė:
20:2 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni nė qytetet e strehimit, pėr tė cilat ju fola me anė tė Moisiut,
20:3 me qėllim qė tė mund tė strehohet vrasėsi qė ka vrarė dikė pa dashje dhe pa paramendim; ato do tė shėrbejnė si vend strehimi pėr t`i shpėtuar hakmarrėsit tė gjakut.
20:4 Kur vrasėsi do tė ikė nė njė nga kėto qytete, do tė ndalet nė hyrje tė portės sė qytetit dhe do t`ua parashtrojė rastin e tij pleqve tė atij qyteti; kėta do ta presin nė qytetin e tyre, do t`i gjejnė vend dhe ai do tė banojė me ta.
20:5 Nė rast se hakmarrėsi i gjakut do ta ndjekė, ata nuk do t`ia dorėzojnė vrasėsin, sepse ai ka vrarė tė afėrmin e tij pa paramendim, pa e urryer mė parė.
20:6 Vrasėsi do tė qėndrojė nė atė qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit qė do tė jetė nė funksion ato ditė, do tė dalė nė gjyq para asamblesė. Atėherė vrasėsi mund tė kthehet dhe tė hyjė nė qytetin e tij dhe nė shtėpinė e tij, nė qytetin nga i cili kishte ikur"".
20:7 Ata, pra, caktuan Kedeshin nė Galile, nė zonėn malore tė Neftalit, Sikemin nė krahinėn malore tė Efraimit dhe Kiriath-Arbėn (qė ėshtė Hebroni), nė krahinėn malore tė Judės.
20:8 Dhe matanė Jordanit, nė lindje tė Jerikos, caktuan Betserin nė shkretėtirėn e rrafshnaltės tė fisit tė Rubenit, Ramothin nė Galaad tė fisit tė Gadit dhe Golanin nė Bashan tė fisit tė Manasit.