8:1 Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikė dhe mos u tmerro. Merr tė gjithė luftėtarėt e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unė po tė jap nė dorė mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.
8:2 Dhe do t`u bėsh Ait dhe mbretit tė tij ato qė u ke bėrė Jerikos dhe mbretit tė tij; do tė merrni pėr vete vetėm plaēkėn dhe bagėtinė e tij. Zėri njė pritė qytetit nė pjesėn e prapme tė tij.
8:3 Kėshtu Jozueu dhe tė gjithė luftėtarėt e tij u ngritėn mė kėmbė pėr tė sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjetė mijė njerėz, luftėtarė trima, dhe i nisi natėn,
8:4 duke u dhėnė kėtė urdhėr: "Ja, ju do tė rrini nė pritė kundėr qytetit, duke qėndruar prapa tij; mos u largoni shumė nga qyteti, por rrini gjithnjė nė gatishmėri.
8:5 Pastaj unė dhe tėrė njerėzit qė janė me mua do t`i afrohemi qytetit; dhe kur ata do tė dalin kundėr nesh si herėn e parė, ne do tė ikim para tyre.
8:6 Ata do tė dalin pėr tė na ndjekur deri sa t`i kemi tėrhequr larg qytetit, sepse do tė thonė: "Ikin me vrap para nesh si herėn e parė". Dhe, ndėrsa ne do tė ikim me vrap para tyre,
8:7 ju do tė dilni nga prita dhe do tė pushtoni qytetin, sepse Zoti, Perėndia juaj, do ta japė nė duart tuaja.
8:8 Me ta pushtuar qytetin, do t`i vini flakėn; do tė bėni atė qė ka urdhėruar Zoti. Kini mendjen, ky ėshtė urdhri qė ju jap".
8:9 Kėshtu Jozueu i nisi; ata shkuan nė vendin e pritės dhe u ndalėn midis Bethelit dhe Ait, nė krahun perėndimor tė Ait; por Jozueu mbeti atė natė nė mes tė popullit.
8:10 Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes, kaloi nė paradė popullin dhe u ngjit bashkė me pleqtė e Izraelit nė krye tė popullit kundėr Ait.
8:11 Tėrė luftėtarėt qė ishin me tė u ngjitėn dhe u afruan; kėshtu arritėn pėrballė qytetit dhe fushuan nė veri tė Ait. Midis tyre dhe Ait kishte njė luginė.
8:12 Atėherė ai mori rreth pesėmijė njerėz dhe i vuri nė pritė midis Bethelit dhe Ait, nė perėndim tė qytetit.
8:13 Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte nė pritė nė perėndim tė qytetit, Jozueu atė natė pėrparoi nė mes tė luginės.
8:14 Kur mbreti i Ait pa kėtė gjė, njerėzit e qytetit u ngritėn herėt me ngut nė mėngjes dhe dolėn pėr tė luftuar kundėr Izraelit: mbreti dhe tėrė populli i tij, nė pozicionin e caktuar pėrballė Arabahut; por mbreti nuk e dinte qė i kishin zėnė pritė nė pjesėn prapa qytetit.
8:15 Atėherė Jozueu dhe i tėrė Izraeli, duke u shtirur sikur ishin mundur para tyre, ua mbathėn kėmbėve nė drejtim tė shkretėtirės.
8:16 I tėrė populli qė ndodhej nė qytet u thirr tė mblidhej pėr t`i ndjekur; kėshtu e ndoqėn Jozueun dhe shkuan larg qytetit.
8:17 S`mbeti burrė nė Ai dhe nė Bethel pa dalė pas Izraelit. E lanė kėshtu qytetin tė hapur dhe iu vunė pas Izraelit.
8:18 Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Shtrije shtizėn qė ke nė dorė nė drejtim tė Ait, sepse unė do tė ta dorėzoj nė dorė". Dhe Jozueu e shtriu shtizėn qė kishte nė dorė nė drejtim tė qytetit.
8:19 Me tė shtrirė dorėn, burrat qė ishin nė pritė u ngritėn me tė shpejtė nga vendi i tyre, hynė nė qytet, e zunė dhe nxituan t`i vėnė flakėn.
8:20 Kur njerėzit e Ait shikuan prapa, ja, ata panė tymin e qytetit qė ngjitej nė qiell; dhe nuk patėn asnjė mundėsi tė iknin as nga njė anė, as nga ana tjetėr, sepse populli qė ikte me vrap nė drejtim tė shkretėtirės u kthye kundėr atyre qė e ndiqnin.
8:21 Kėshtu, kur Jozueu dhe i tėrė Izraeli panė qė njerėzit e pritės e kishin pushtuar qytetin dhe qė tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mundėn njerėzit e Ait.
8:22 Edhe tė tjerėt dolėn nga qyteti kundėr tyre; kėshtu ata tė Ait u gjendėn tė zėnė nė kurth nė mes tė forcave tė Izraelit, duke pasur nga njė anė njėrėn palė, nga ana tjetėr palėn tjetėr; dhe i mundėn deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė apo ikanak.
8:23 Por mbretin e Ait e zunė tė gjallė dhe e ēuan tek Jozueu.
8:24 Kur Izraeli mbaroi sė vrari tėrė banorėt e Ait nė fushė dhe nė shkretėtirė ku ata e kishin ndjekur, dhe u therėn tė gjithė deri sa u shfarosėn tė tėrė, gjithė Izraeli u kthye nė drejtim tė Ait dhe i ra me shpatė.
8:25 Tėrė ata qė u vranė atė ditė, burra dhe gra, ishin dymbėdhjetė mijė veta, tė gjithė banorė tė Ait.
8:26 Jozueu nuk e uli dorėn qė mbante shtizėn, deri sa i shfarosi tė gjithė banorėt e Ait.
8:27 Izraeli mori pėr vete vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e atij qyteti, simbas urdhrit qė Zoti i kishte dhėnė Jozueut.
8:28 Kėshtu Jozueu i vuri flakėn Ait dhe e katandisi nė njė grumbull gėrmadhash pėr gjithnjė, njė vend tė shkretuar deri ditėn e sotme.
8:29 Pastaj e vari mbretin e Ait nė njė dru dhe e la atje deri nė mbrėmje; nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi qė kufoma e tij tė ulej nga druri, tė hidhej nė hyrje tė portės sė qytetit dhe mblodhėn mbi tė njė numėr tė madh gurėsh, qė shihen edhe sot.
8:30 Atėherė Jozueu ndėrtoi njė altar pėr Zotin, Perėndinė e Izraelit, nė malin Ebal,
8:31 ashtu si Moisiu, shėrbėtor i Zotit, u kishte urdhėruar bijve tė Izraelit, siē shkruhet nė librin e ligjit tė Moisiut, u ngrit njė altar gurėsh tė palatuar mbi tė cilėt askush nuk kish kaluar, ndonjė vegėl tė hekurt; pastaj mbi tė bėnė olokauste pėr Zotin dhe flijime falėnderimi.
8:32 Aty Jozueu shkroi mbi gurė njė kopje tė ligjit, qė Moisiu pati shkruar nė prani tė bijve tė Izraelit.
8:33 I tėrė Izraeli, si tė huajt ashtu edhe ata qė kishin lindur izraelitė, pleqtė, oficerėt dhe gjykatėsit e tij, rrinin mė kėmbė nė tė dyja anėt e arkės, pėrballė priftėrinjve levitė qė mbartnin arkėn e besėlidhjes sė Zotit, gjysma pėrballė malit Gerizim dhe gjysma tjetėr pėrballė malit Ebal, ashtu si Moisiu, shėrbėtor i Zotit, kishte urdhėruar mė parė, pėr tė bekuar popullin e Izraelit.
8:34 Pas kėsaj, Jozueu lexoi tėrė fjalėt e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet nė librin e ligjit.